POLITIKA NDËRKOMBËTARE

Deputeti turk akuzon Erdoganin se orkestroi puçin për interesa politike

A ishte grushti i shtetit një regji e luajtur nga Erdogan? Akuza vjen nga njëri prej parlamentarëve më të vjetër të Ankarasë, ish-Sekretari i Partisë Republikane dhe personazh shumë i njohur në politikën turke.

Deniz Baykal, ka deklaruar duke ngritur një sërë pyetjesh se si është e mundur që një puc i mirëorganizuar të mund të dështonte në aq pak orë si asgjë të mos ishte? Ose më mirë, sikur të ishte fiks një blof? Përmes një postimi në Twitter ai ka lëshuar një akuzë shumë të rëndë ndaj presidentit Erdogan, përcjell Panorama.

Ai e akuzon të parin e shtetit turk se ishte ai regjisori i asaj që ndodhi mbrëmë, me qëllim që të realizonte reformën kushtetuese për të rritur kompetencën e tij dhe për të pasur fuqi ekzekutive.

One thought on “Deputeti turk akuzon Erdoganin se orkestroi puçin për interesa politike”

  1. Kur Diktatori kerkon sebep, “per te pastruar rrugen nga ferrat”, e gjen nje marifet. Ashtu veproi edhe Enveri, qe ngarkoi nje oficer te Sigirimit, qe hodhi bomben te Ambasada Sovjetike, me pas e ” spastroi Tiranen”, si e pat spastruar Partine,sic e porositi Miladini. Por ashtu luajti me marten e Xhevdetit, kur donte te likujdonte Kadri Hazbiun, nje nga me besniket, por sic duket, Ai pat “kaluar Vijen e kuqe”. Kete beri edhe Erdogani.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *