POLITIKA KOMBËTARE

KUSH I TREMBET RADIKALIZMIT NË BALLKAN?!

Shkruan: Dr. Ilir Hysa

Po, është e vërtetë që Ballkani kërcënohet nga rreziku i radikalizimit por përdorimi i këtij argumenti për qëllime përfitimi është i pështirë. Ti qahesh Europës vetëm e vetëm për të marrë ndonjë euro ndihmë, pa adresuar problemet reale, është e dënueshme. Po cilat janë problemet reale? Ka shumë të tilla, por mes tyre dy janë akute.

Së pari, është radikalizmi fetar. Fakti është se shumë prej individëve që kanë përfunduar si rekrutë në Siri e gjetkë janë viktima të radikalizmit si pasojë e varfërisë. Por politikanët e korruptuar të Ballkanit nuk kanë fytyrë ta përmendin një argument të tillë sepse janë pikërisht ata që vodhën gjithçka, shtetërore e private, dhe lanë njerëzit që ata sundojnë me gisht në gojë. Dhe domosdo, ndërsa politikanë të korruptuar shkojnë në pushime ekzotike me paratë e vjedhura, të vobekëtit në dëshpërim detyrohen të pranojnë përfshijen në aktitivete të errëta për të cilat shpesh ata as nuk e kanë idenë.

Së dyti, janë tensionet etnike. Edhe ato çojnë në radikalizëm. Shumëkush nxiton të thotë se pikërisht kjo është arsyeja për të cilën në shqiptarët duhet të shmangim terma si Shqipëri Etnike apo Shqipëri para-Londineze. Jo, problemi ynë është ndryshe. Ne nuk kemi sulmuar askënd në historinë tonë. Përkundrazi. Ndaj, Ballkani nuk mund të vazhdojë të shtiret sikur integrimet europiane do ti zgjidhin të gjitha problemet aty pa u shëruar plagët tona. Në parantezë, duhet thënë se vetë kauza e një Europe të bashkuar është vënë në pikëpyetje dhe mungesa e një plani B për Ballkanin është dritëshkurtër. Ky plan do të ishte krijimi i një Ballkani më të qëndrueshëm, me ose pa Europën. Kjo do të mundësohej kryesisht duke filluar korrigjimin e padrejtësive historike, sikurse është nevoja për t’iu mundësuar shqiptarëve krijimin e një shteti gjithëpërfshirës kombëtar. Shqiptarët nuk mund të vazhdojnë të trajtohen si qytetarë të dorës së dytë ndërkohë që ata janë në shtëpitë e tyre. A nuk ishim të gjithë dëshmitarë të ngjarjes së dhimbshme të para disa ditëve në Maqedoni, e cila pati si viktimë një engjëll 4 vjeçar dhe jo rastësisht shqiptar? Ne nuk e shpëtuam dot Almirin e vogël sepse kemi dështuar ti bindim të tjerët se meritojmë respekt e të jetojmë me dinjitet. Që të ndodhë kjo, ne shqiptarëve na duhet shteti ynë gjithëpërfshirës kombëtar. Një shtet kombëtar shqiptar nuk do të shëronte të gjitha plagët e shqiptarëve, por do të përfaqësonte një hap në drejtimin e duhur.

Për ta mbyllur, lotët e krokodilit për rrezikun e radikalizimit në Ballkan nuk kanë vlerë pa adresuar arsyet e atij radikalizimi. Më i rëndësishëm ende është fakti se atyre që çirren iu mungon morali të flasin rreth një problemi që ata vetë kanë ndihmuar të krijojnë. Kursin e historisë nuk do ta përcaktojnë politikanët e korruptuar, ata që ia kanë shitur lirinë e tyre krimit, por do të farkëtohet nga njerëzit e lirë e të pakompleksuar. Do të jenë njerëz si ata që shpalosën gjatë Euro 2016, në fushë dhe jashtë saj, ngjyrat tona të bukura. Ata bënë atë që duhet të bëjmë të gjithë ne, ti tregojmë botës se nuk jemi as inferiorë dhe as të vegjël.

One thought on “KUSH I TREMBET RADIKALIZMIT NË BALLKAN?!”

  1. Ne Kosove nuk kamIslam radikal por ka zbatim te perpikt te Islamit.
    Keta jane Musliman : Visar Duriq, Naim Trrnafc, Xhabir Hamit, Irfan Salih, Ferid Agan,Fuad Ramiq,Gezim Kelmend, Amir Ahmet, Sabri Bajgor, Mazllam Mazllam, Bilall Sherif, Enes Gog, Lavdrim Muhaxher, Lutfi Hazir,…edhe nja 20-25 mije te tille………asnjani nuk janenradikal por thjesht e zbatojne Islamin qe eshte ideologji terroriiste dhe e dhunes maksimale. Deri sot Islami kamqene dhune qe ngandita e pare e themelimit…..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *