POLITIKA KOMBËTARE

Thaçi e Mustafa – Forcat e Armatosura të Kosovës, pararojë e vëllazërim-bashkimit

Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa planifikojnë që Forcat e Armatosura të Kosovës të formohen vetëm pas pëlqimit paraprak të Serbisë dhe pas institucionalizimit të Asociaionit për Serbinë e Madhe.

Puçi ushtarak kundër Kushtetutës së Kaçanikut dhe institucioneve të dalura prej saj ndodhi gjatë kohës kur shqiptarët e paarmatosur i ishin nënshtruar dhunës, masakrave dhe dhunimeve serbe në Kosovë. Vrasja e Ministrit të Mbrojtjes të Republikës së Kosovës Ahmet Kraniqi, vrasja e Ilir Konushevcit dhe të tjerëve, rezultoi më pas edhe me çarmatosjen e UÇK-së! Në Kosovë u vranë mbi 14 000 shqiptarë, u dhunuan mbi 20 000 gra e vajza, u shkatërrua e u plaçkit e tërë pasuria dhe ekonomia private e shqiptarëve. Veriu i vendi mbeti i pushtuar dhe prej aty shqiptarët u shpërngulën me dhunë. Hyrja e trupave të NATO-s në Kosovë ngjalli shpresën se vuajtjet e shqiptarëve do të marrin fund.

Megjithatë, shpresat mbetën vetëm shpresa! Procesin demokratik të shtetformimit e zëvendësoi deinstitucionalizimi i dhunshëm kushtetues i vullnetit politik të shqiptarëve autokton dhe shpallja e protektoratit ndërkombëtar në bashkpunim me komunistët shqipfolës dhe Serbinë.

Së fundi, pasi kanë kryer punët kryesore që u kanë premtuar shërbimeve dhe i kanë vënë nënshkrimet e tyre tradhtare në Marrëveshjet e Brukselit, kreu i dhunshëm i shtetit Hashim Thaçi dhe kreu i qeverisë së koalicionit për Demarkacionin dhe Asociacionin Serbia e Madhe, Isa Mustafa, kanë paralajmëruar formimin e shpejtë të Forcave të Armatosura për ruajtjen e vëllazërim bashkimit dhe interesave të përbashkëta për ndarje të pushtetit me Listën e Serbisë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *