OPINIONE

E FITOI PAMVARESINE?

Shkruan: Ksenofon M. Dilo

“Mblidhuni bijtë e Shqipërisë përpara këtij Altari të madh
t’Atdheut! Faluni! Përunjuni përpara këtij Senotafi të shenjtë!
Adhuroni shpirtrat e Dëshmorëve!
Dhe lavdëroni këtë ditë madhështore!”

Më 1920, përpara popullit të Gjirokastrës Ilia Dilo Sheperi shpaloset
si nji flamur dashurie dhe në përvjetorin e tetë të pavarësisë thotë
midis të tjerash edhe fjalët e mësipërme. 94 vjet më pas duke i lexuar
e rilexuar më kumbojnë më aktuale se kurrë sepse ndoshta ky ishte dhe
qëllimi i atij Njeriu të madh! Dëshira për ta parë Altarin e madh,
Atdheun të mbushur nga Shqiptarë të vërtetë, që ta respektonin e të
faleshin ashtu si falet besimtari përpara Zotit dhe përunjësisht e me
respekt asnjëherë të mos mungojë adhurimi për Dëshmorët, sepse Ai e
dinte , pa të kaluar nuk mund të egzistojë as e tashmja e as e
ardhëshmja.

I sigurt për të kaluarën e lavdishme të këtij trualli të lashtë, duke folur me dokumenta në atë fjalim historik, a mund të dyshojë ndokush se nuk ishte një patriot i flakët që i pari natë e ditë gjunjëzohej përpara shenjtësisë dhe lavdisë të këtij trualli fisnik , trim e besnik, dhe çdo ditë ashtu me respekt pononte e shkrihej që ky truall të kishte të shkruar të kaluarën e lavdishme të tashmen dhe të pregatitej duke patur gjithmonë në zemër dashurinë dhe respektin të shkruante me durim e djersë të ardhmen.

Ç’ka më të thjeshtë , që duke dëgjuar këto fjalë të mos ndriçosh nga krenaria e të mos marrësh zemër dhe kurajo e të hidhesh në punë vetëm për të lulëzuar këtë vend që të ka dhënë emrin e nderuar !

Pse të mos e mbash lart atë të kaluar e të nxjerrësh prej saj atë ç’ka ishte e dobët për ta zëvendësuar me të renë e fuqishme por gjithmonë të dobishme…

Vallë nuk ndjejmë të gjithë nevojën që të gjunjëzohemi para këtij
Altari gjigand e edhe të kërkojmë të falur , jo për hesapin tonë ,por
për hesap të atyre që për fat të keq Shqipërinë e shndërruan në një
shesh panagjiri ku shqiptari ndiqte e përndiqte shqiptarin , që ta
spiunonte , që ta fuste në burg, apo që edhe ta shkatronte..Sepse që
kur se fuqi e pushtet kaluan në duar të komunizmit, nuk egzistonte
ashnjë Altar tjetër pëtveç atij të part…isë. Ku shkoi e kaluara e
lavdishme e këtij populli fisnik?

Ku shkuan ato tradita të fuqishme për të cilat krenohet në fjalimin e tij Ilia Dilo Sheperi –Traditat e mbetura nga Pellazgët e Mitologjisë-thekson Ai-trimëri e trashëguar nga stërgjyshët tanë,përmenden sot në kronologjinë e qytetërimit !

Këto janë fjalë sa të mëdha aq edhe të vërteta,.Ja mendojmë së bashku atë histori të lavdishme, luftat dhe fitoret e këtij populli dhe sigurisht që mbushemi me krenari të ligjshme e instiktivisht gjunjëzohemi përpara Altarit të madhërishëm të Shqipërisë. Pikërisht këtu kur duhej gjithkush të ndjente përgjegjësinë e shenjtë ta ngrinte më lart në tradita dhe madhësti këtë truall, dalin në arenë hijenat komuniste dhe…Më fal gjysh i dashur por në vend që të çante përpara njerëz të pashpirt e zhytën Shqipërinë në batakun e vëllavrasjes te perndarjes dhe sot e kesaj dite duke u munduar të shuanin dhe te shuajnè çdo gjë të bukur dhe fisnike që kishte mendja e këtij vatani.

Nuk ishim robër më !Ishim skllevër pa asnjë lloj të drejte, nuk mund të faleshim bile as zotit sepse të gjitha u ndaluan e skllavi kishte vetëm të drejtë të zvaritej e të duronte kërbaçin e komunizmit , që të shumtën e herës nga kërbaç, shndërohehej në një armë të ftohtë që të qëllonte gjithmonë prapa shpine e ç’ishte më e keqja dëgjohej pastaj edhe :Në emër të popullit!O popull i lavdishëm !

Me keqardhje shoh se je shpërndarë dhe si i ndjekur nga ligështia je shpërndarë në gjith botën!
Kudo që je , shqiptar, mos harro se ke në shpirt lavdi e trimëri. Askush nuk mund të mohojë atë që vetë zemra jote e ndjen!Mbaje në zemër , gjithmonë të zjarrtë dashurinë për fisniken Shqipëri dhe folu dhe fëmijëve, thuaju se Shqipëria është vendi më i bukur në botë e se aty , në atë truall të dlirë , bijtë e vërtetë do të vazhdojnë të shkruajnë lavdinë. ]

—Gëzohi o shqiptarë t’arratisur në çdo anë të botës!
Këndoni ju zogjtë e bukur që fluturoni në qiellin e Shqipërisë!
Lulëzoni ju fusha!Gjëmoni ju male!
Buçitni ju lumenj dhe ju dete të Shqipërisë!
Bekonani ju o dëshmort e shenjtë t’Atdheut!
Kurajo, durim dhe shpresë! Ti , o Shqipëria iredente!–

këto fjalë që mbyllin
fjalimin e Ilia Dilo Sheperit, a nuk janë vetë ligjërimi i zemrës të çdo shqiptari edhe sot. Pa ktheni kokën vëllezër dhe shikoni sa e madhe , sa e bukur dhe sa krenare është kjo tokë!

Dëshira për ta ngritur Shqipërinë në piedestalin e merituar të lavdisë duhet të zjejë e fuqishme në çdo zemër dhe ajo dëshirë le të shpërtheje e të lulëzojë në atdheun e dashur. Le të ketë ky vend më në fund atë që merikon.

Mundemi! Të gjithë bashkë do tja harrijmë qëllimit, sepse bëhet fjalë për të shenjtën Mëmën tonë!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *