POLITIKA KOMBËTARE

Stojanoviqi bën thirrje për funksionalizimin e kishës së Sllobodan Millosheviqit në kampusin e Universitetit të Prishtinës

Branimir StojanovicZëvendëskryeministri në Qeverinë e Kosovës, Branimir Stojanoviq, e ka mbështetur procesin e verifikimit të varrezës masive në kampusin e Universitetit të Prishtinës, por është shprehur kundër politizimit të kishës ortodokse të ndërtuar me dhunë nga Millosheviqi, që gjendet në këtë kampus.

Ministri nga Lista për Serbinë e Madhe, mediave u ka thënë se serbët kanë nevojë për këtë kishë dhe se asaj nuk duhet t’i referohen si Kisha e Millosheviqitt.

“Kisha Shën Nikolla është e vogël për numrin e qytetarëve serb që kanë jetuar këtu dhe unë thërras të gjithë që pas verifikimit për varrezë masive, të na ndihmojnë të gjithë për ta funksionalizuar këtë kishë”, ka thënë Stojanoviq, i cili ishte i pranishëm në fillimin e gërmimeve për varrezën e dyshuar masive në kampusin e UP-së.

One thought on “Stojanoviqi bën thirrje për funksionalizimin e kishës së Sllobodan Millosheviqit në kampusin e Universitetit të Prishtinës”

  1. Nese te gjitha xhamijat ne Kosove kane emrat e sulltanve turqeli qe kane vra SHQIPTAR 100 here me shum se Millosheviqi………nuk pe shoh kurgjo te keqe qe kjo kish te emrohet Kisha Shkavelle Antishqiptare Sllobodan Millosheviq. Krejt xhamijat e vjetra edhe disa te reja kane emra te milloshviqve te Perandorise Otomane qe kane vra , pre, gri, SHQIPTAR……. mos te harrojm se ne vitiet 1906-19012 ne Kosove dhe Vilajetin e Kosoves….jane marrë nga Ushtria Turke 112 000 Arme nga popullat qe ehste qarmatimi me i madh i Shqiptareve…i cili ia mundesoi lehtesisht okupimin e Kosoves nga Shkavellistani….qe zgjati deri me 1999…. Ccckur AMERIKA E QLIROI .

    Prandaj kisha e xhamija shkavelloturke jane njesoj100.. %

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *