POLITIKA KOMBËTARE

Sadriazem n’Turqi dhe Kryetar shteti n’Jugosllavi

Shkruan: Arbër Gashi

Nën pushtimin e ish-Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë, dekada e tetë e shekullit XX Kosovën e shoqëronte sëbashku me ankthin kolektiv për fatin e shqiptarëve të pambrojtur nga agresioni serbomadh. Njësitë tjera përbërëse të federatës së sllavëve të jugut, veçanërisht Sllovenia dhe Kroacia, e kishin nuhatur me kohë qëllimin e elitës politike dhe akademike të Beogradit. Përmes Memorandumit (1986) të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Serbisë, Serbia rikonfirmoi hapur synimet tradicionale serbe. Ajo kërkonte të rikthejë primatin e sundimit serb në nivel të federatës së sllavëve të jugut. Në shënjestër ishte vënë pozita kushtetuese e Krahinës Socialiste Autonome të Kosovës dhe Krahinës Socialiste Autonome të Vojvodinës.

Kosova nuk humbë asgjë nga ndryshimet e propozuara në Kushtetutën e saj!

1989 - ÇËSHTJET E HARMONIZIMIT TË KUSHTETUTËS NUK E CENOJNË AUTONOMINË
ISA MUSTAFA, KRYEMINISTRI AKTUAL I KOSOVËS, NË VITIN 1989 DEKLARONTE SE, ÇËSHTJET E HARMONIZIMIT TË KUSHTETUTËS NUK E CENOJNË AUTONOMINË E KOSOVËS

– Kjo ishte fjalia, përmes së cilës qytetarët shqiptar në ish-Jugosllavi i identifikonin kuadrot serbofile në Lidhjen Komuniste të Kosovës. Në debatin e komunistëve u kristalizua qëndrimi i një pjesë të konsiderueshme të kuadrove shqipfolëse të ish-Lidhjes së Komunistëve, të cilët, me zell e përkushtim, morën në dorë flamurin e tradhtarëve të kombit shqiptar dhe i vunë të gjitha forcat në shërbim të synimit serbomadh. Para interesit kombëtar të shqiptarëve, komunistët shqipfolës e vendosën pushtetin politik dhe perspektivën personale.

Mbështetja dhe votimi i ndryshimeve kushtetuese në favor të Serbisë, për kuadrot shqipfolëse të Lidhjes Komuniste ishte një rast i mirë të realizojnë ambiciet për pushtet dhe ofiçe. Ashtu sikurse dikur të parët e tyre gjatë sundimit të Perandorisë Osmane, edhe kuadrot shqipfolëse të Lidhjes Komuniste të Jugosllavisë dëshmuan se nuk posedojnë fare identitet nacional.

Gjatë pushtimit 500 vjeçar të Turqisë, soji i tillë i shqipfolësve ishte asimiluar tërësisht dhe me shumë ëndje, përkushtim e devotshmëri, e kryente detyrën e Sadriazemit n’Stamboll. Edhe gjatë sundimit serbosllav, trashëgimtarët e këtij soji, duke e shtypur popullin e vet për interesa të Serbisë, arritën të bëhen edhe Kryetar shteti n’Jugosllavi! 

Si kuadro që i shërbenin interesave serbe të Beogradit dhe jo interesit kombëtar të shqiptarëve në trojet e pushtuara, pushtetmbajtësit shqipfolës të Lidhjes Komuniste i trajtuan me prioritet apsolut ambiciet e kuadrove servile, për t’u bërë “sadriazem” i pushtetit jugosllav!

Më 23 mars të vitit 1989, Kuvendi i Komunistëve të Kosovës votoi në favor të ndryshimeve kushtetuese. Me këtë akt të rëndë të tradhtisë kombëtare, komunistët shqiptarë ripërsëritën aktin e tradhtisë që e kishin bërë në korrik të vitit 1945 nën drejtimin e Fadil Hoxhës, Enver Hoxhës dhe Ali Shukriut. 44 vjet pas Kuvendit komunist të Prizrenit, komunistët shqipfolës i hapën sërish rrugën Serbisë për të shpallur botërisht aneksimin e Kosovës dhe krijimin e Serbisë së Madhe.

Tradhtari i kombit shqiptar, sllavokomunisti Ali Shukriu
Tradhtari i kombit shqiptar, sllavokomunisti Ali Shukriu, pjesmarrës në mbledhjen e Kuvendit të Serbisë, më 28 Mars të vitit 1989

Një javë më vonë, më 28 mars të vitit 1989, në praninë e shumë përfaqësuesve diplomatik të akredituar në Beograd, Kuvendi i Serbisë shpalli zyrtarisht, në një ceremoni solemne të organizuar për këtë rast, bashkimin e Kosovës me Serbinë. Serbia e Madhe u bë realitet. Shqiptarëve të Kosovës, në kujtesë i kanë mbetur të ngulitura përjetësisht pamjet filmike dhe fotografitë e kësaj mbledhje. Në rreshtin e parë, përkrah Millosheviqit ishte ulur tradhtari i kombit shqiptar Sinan Hasani sëbashku me Gjeneralin Nikolla Lubiqiq. Pak më tutje, afër shkrimtares serbe Desanka Maksimoviq ishte ulur dhe mrizonte tradhtari tjetër i kombit shqiptar, Ali Shukriu.

Protestat e shqiptarëve anekënd Kosovës dhe gjaku i derdhur për liri e dinjitet kombëtar nuk ju bënte fare përshtypje komunistëve shqipfolës. Shërbimi i tyre për Serbinë dhe Jugosllavinë ishte identik me shërbimin e dikurshëm të shqipfolësve për Portën e Lartë dhe kërkesat për vazhdimin e sundimit të Perandorisë Osmane në trojet shqiptare. Të drejtat kombëtare të shqiptarëve nuk përfilleshin fare, përkundrazi, interesi për ruajtjen e rendit socialist, sundimit serb dhe profitit personal, kishte kapur çdo pore të jetës së sllavokomunistëve shqipfolës. Komunistët shqipfolës nuk mund t’a paramendonin jetën dhe pushtetin e tyre pa Serbinë, pa Jugosllavinë, pa Bashkimin Sovjetik, pa Kinën dhe pa vendet tjera në të cilat ishte instaluar diktatura komuniste.

Shqiptarët e Kosovës, të ndodhur para aktit të kryer, u hodhën në protesta masovike dhe kundërshtuan ndryshimet e imponuara nga komunistët. Me gjakun e tyre të derdhur për liri, shqiptarët e Kosovës shkruan një faqe të ndritshme të rezistencës kombëtare. Megjithatë, protestat nuk mbetën pa jehonë. Në botën perëndimore, protestat e shqiptarëve të Kosovës shiheshin si shenjë e dështimit të sistemit komunist për të zgjidhur çështjet nacionale dhe si shenjë e fillimit të shpërbërjes së federatës së sllavëve të jugut.

Shqiptarët antikomunist të Amerikës dhe veprimtaria e tyre në dobi të rënjes së sistemit komunist

demonstrataMërgata e vjetër shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ajo pjesë e cila nuk kishte rënë nën dirigjimin e agjentëve komunist të Partisë së Punës, të bashkuar rreth Lidhjes Kosovare, Lidhjes së Prizrenit, Ballit Kombëtar dhe Bllokut Kombëtar Independent kishin hapur kaherë çështjen e shqiptarëve edhe në Kongresin Amerikan. Me ndihmën e senatorit Bob Dole, në fillim të viteve të 80-ta të shekullit XX, ata ia arritën qëllimit të përfitojnë për çështjen e shqiptarëve në ish-Jugosllavi edhe kongresmenin me prejardhje arbëreshe, z. Joseph DioGuardi, të cilit, mëpastaj iu bashkua edhe kongresmeni Tom Lantosh e kongresmenë të tjerë.

Demonstratat dhe protestat e parreshtura të shqiptarëve antikomunist në New York dhe Washington DC, pjesmarrja e kongresmenëve amerikan në këto demonstrata dhe përkrahja e tyre për të drejtat demokratike të shqiptarëve, nuk i la asnjëherë të bëjnë gjumë të qetë drejtuesit e shteteve komuniste jugosllave e shqiptare. UDB-ja e Jugosllavisë dhe Sigurimi i shtetit stalinist Shqiptar, të alarmuar nga mbështetja e hapur e kongresmenëve amerikan për çështjen e pazgjidhur të shqiptarëve të Kosovës, drejt SHBA-ve nisën kontigjentin e agjentëve profesionist, të cilët u ngarkuan me detyrë, që në radhët e emigracionit shqiptar në Shtetet e Bashkuara, ashtu siç kishin bërë burgjeve të Jugosllavisë, por edhe te një pjesë e madhe e emigracionit në Europën perëndimore, të shpërndanin literaturën komuniste të PPSH-së dhe pamfletet sllavokomuniste të Enver Hoxhës. Për interesa të mbajtjes së pushtetit me çdo kusht, Partia e Punës së Shqipërisë nuk e ndërpreu asnjëherë bashkpunimin e Sigurimit të shtetit komunist shqiptar me Sigurimin e shtetit komunist jugosllav (UDB-në).

Serbia në Gazimestan feston përvjetorin e Betejës së Kosovës dhe poshtërimin kolektiv të shqiptarëve

Sllobodan Millosheviqi i shpallë luftë shqiptarëve në Gazimestan
Sllobodan Millosheviqi i shpallë luftë shqiptarëve në Gazimestan

Tre muaj pas suprimimit të autonomisë së Kosovës, të cilën e mundësuan me votën e tyre trashëgimtarët shqipfolës të satrapëve komunist Fadil Hoxha, Enver Hoxha, Ali Shukriu, Sinan Hasani, Azem Vllasi etj., më 28 qershor të vitit 1989, në Gazimestan afër Prishtinës, udhëheqja politike, ushtarake, akademike dhe fetare e Serbisë, së bashku me shumë serb të ardhur nga Serbia, festuan fitoren e tyre ndaj shqiptarëve.

Në fjalimin e tij, kreu komunist i Serbisë së atëhershme, Sllobodan Millosheviq, paralajmëroi fillimin e luftërave të reja në siujdhesën ilirike.

28 qershori i vitit 1989, për kolonistët serb të Kosovës dhe për kishën uzurpatore ortodokse të Serbisë, është dita më e shenjtë në kalendarin e tyre antishqiptar.

Kisha uzurpatore ortodokse e Serbisë dhe kolonistët e dhunshëm serb, që nga koha e pushtimit të Kosovës nga Serbia, nuk rreshtën asnjëherë të dhunojnë të drejtat e popullit autokton shqiptar. Kudo që u është dhënë rasti dhe mundësia, priftërinjtë e kishës uzurpatore të Serbisë e kanë nxitur shtetin okupator dhe kolonistët serb të masakrojnë shqiptarët, të dhunojnë gratë dhe vajzat, të uzurpojnë objektet e kultit ortodoks dhe t’i shpërngulin me dhunë shqiptarët nga Kosova për në Turqi.

Në falsifikimin e historisë, Akademisë së Shkencave të Serbisë dhe Patriarkanës uzurpatore ortdokse të Serbisë, i janë bashkuar me zell e përkushtim antishqiptar edhe hoxhallarët shqipfolës të paguar nga Serbia, të cilët, përkundër fakteve të pakontestueshme shkencore, e mohojnë kategorikisht prejardhjen pellazgo-ilire dhe autoktoninë europiane të shqiptarëve. Për Patriarkanën e Serbisë dhe për hoxhallarët e paguar nga Serbia, 28 qershori dhe Beteja e Kosovës është ditë përkujtimi, në të cilën festohet fitorja e përbashkët e ortodoksisë politike dhe islamit politik kundër aspiratave historike dhe demokratike të kombit shqiptar.

Reagimet e vitit 1989 për festën e serbëve në Gazimestan

Si reagimin e vetëm përmbajtësor dhe kundërshtues ndaj tubimit të serbëve në Gazimestan, populli shqiptar i Kosovës e kujton paralajmërimin e Dr. Ibrahim Rugovës, asokohe Kryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës.

Dr. Ibrahim Rugova dhe Osman Kazazi
Dr. Ibrahim Rugova dhe Osman Kazazi

Paralajmërimi i Dr. Ibrahim Rugovës dy ditë para tubimit të serbëve në Gazimestan

“Në qoftë se Serbia do të përpiqet përsëri të shtypë identitetin tonë kombëtar, atëherë do të ketë një kryengritje. Unë vetëm mund t’i paralajmëroj serbët: edhe ata janë një popull i vogël. Në të kaluarën, sa herë që një popull i vogël është përpjekur të luajë rolin e një fuqie në Ballkan, kjo ka përfunduar me tragjedinë e tij.”

Më 28 qershor 1989, në prononcimin e tij për Zërin e Amerikës, Dr. Ibrahim Rugova e denoncon kremtimin e serbëve në Gazimestan si shprehje të ndjenjës shoveniste dhe dhunës antishqiptare.

“Duhet t’a kuptojmë, se shqiptarët nuk i bashkon vetëm feja apo ideologjia – shqiptarët i bashkon gjuha, kultura dhe tradita. Qysh në shekullin e nëntëmbëdhjetë, në kohën e Rilindjes Kombëtare Shqiptare, gjuha, kultura dhe tradita ishin elemente lidhëse kombëtare, kurse feja nuk ishte forca apsolute e bashkimit kombëtar të shqiptarëve.”

Lidhja e Komunistëve të Kosovës, deklaratat e Dr. Ibrahim Rugovës për mediat e huaja i cilësonte dhe i dënonte si shprehje të nacionalizmit dhe irredentizmit shqiptar.

Përpjekjet antikomuniste të Administratës së Sheteteve të Bashkuara të Amerikës

Ronald Reagen
Ronald Reagen dhe Nënë Tereza

Gjatë kohës sa qëndroi në pushtet Presidenti Ronald Wilson Reagan, 1981 – 1989, Administrata e Shteteve të Bashkuara të Amerikës intensifikoi në maksimum përpjekjet antikomuniste, duke i dhënë prioritet garës në armatim dhe duke e sjellur kështu në kolaps të plotë, ekonominë komuniste të Bashkimit Sovjetik.

Përpjekjet e komunistëve sovjetik, që përmes Perestrojkës (Rirreshtimit) së Mihail Gorbaçovit të rikthejnë shkëlqimin e diktaturës komuniste, dështuan tërësisht. I vetëdijshëm për nevojën e ndryshimit të domosdoshëm të sistemit politik në Lindje të Europës dhe me qëllim që gara për pushtet në rrethana të reja të përfundojë në dobi të komunistëve, me kërkesë të Gorbaçovit dhe udhëqjes sovjetike, në Katovicë të Polonisë, më 1986, u mblodhën krerët e shërbimeve dhe partive komuniste për të hartuar strategjinë e mbajtjes së pushtetit edhe pas rënjes së sistemit komunist. Dokumentin e strategjisë së partive komuniste për mbajtjen e pushtetit edhe pas rënjes së sistemit, Mihail Gorbaçov ia dërgoi edhe shokut të tij Ramiz Alia, kreut të shtetit stalinist shqiptar, të cilin e njihte personalisht dhe kishte ruajtur miqësinë me te.

Takimi i partive komuniste që u mbajt në Katovicë të Polonisë në vitin 1986, vazhdon të mbetet një nga ngjarjet më të mistershme komuniste të shekullit XX. Kjo, jo vetëm për faktin se nuk ka asnjë të dhënë të hollësishme në lidhje me atë se ç’farë është diskutuar aty, por se, ky takim konsiderohet si vendimmarrës për shpërbërjen e bllokut komunist në tërësi. Në këtë takim, ish-udhëheqësi sovjetik, Mihail Gorbaçov, u ka deklaruar vendeve të lindjes se ekonomia komuniste po shkon drejt katastrofës dhe se ne nuk jemi në gjendje të furnizojmë me material industritë civile dhe ushtarake. Andaj, ne komunistët, kudo në Europë, duhet të gjejmë metoda të reja të mbijetesës sipas sistemit perëndimor, por duke trashëguar pushtetin me metoda dhe mënyra të tjera.

Partia e Punës së Shqipërisë planifikon strategjinë, sipas rekomandimeve të Mihail Gorbaçovit!

Diskutimi top-sekret i Ramiz Alisë në mbledhjen e Byrosë politike në vitin 1989 dhe  platforma që ai mori nga Gorbaçovi.

Ja kush do të jetë demokracia jonë
Marrë nga vendimet e Byrosë Politike të PPSH-së në tetor, viti 1989

Ramiz Alia, pjesmarrës dhe mbështetës i masakrave sllavokomuniste në Kosovë gjatë kohës së ripushtimit serb
Ramiz Alia, pjesmarrës aktiv dhe mbështetës i ripushtimit serb të Kosovës, në përfundim të Luftës së Dytë Botërore

Sistemi ynë ka kapitulluar përballë atij Kapitalist, ndaj jemi të detyruar të ndryshojmë strategji, u tha Ramiz Alia të pranishmëve. Kjo strategji do të synojë në dy drejtime:

1. Në respektimin e të drejtave të njeriut, dhe 2.  Në krijimin e pluralizmit politik.

1. Të drejtat e njeriut janë diçka brenda nesh dhe mund të abuzohet me to deri diku, por pluralizmi do të bëhet se s’bën.

2. Do t’i nxisim të krijohen parti sa të duan; të majta, të djathta e të qendrës, por gjithsesi këto parti duhet të kontrollohen e të drejtohen nga ne, programet e themelimit të këtyre partive do i formulojmë ne.

3. Në krye të tyre duhen të nxirren njerëz që të përkrahin strategjinë. Partia që do të marrë pushtetin do të shajë komunizmin në themel e në çati, në këtë mënyrë do të fitojmë simpatinë e Perëndimit dhe të Disidencës antikomuniste.

4. Ata që janë në burgje, të dënuarit dhe të persekutuarit politikë, do të thonë për ne: Dhe këta e urrejnë Komunizmin. Do të afrohen e do na përkrahin. Ne na intereson karta morale e tyre, do t’i afrojmë dhe do t’u japim punë të parëndësishme; por kurrë nuk do ti lemë të marrin pushtetin, sepse ata sapo të marrin fuqinë, fillojnë dhe hakmerren, neve bëhemi izmeqarët e tyre.

5. Në zbatimin e të drejtave të njeriut, duhet që tu japim dhe kompensim në para të burgosurve e tu kompletojmë komoditete banimi. Të sekuestruarve dhe të ç’pronësuarve do t’u japim nga një letër në dorë, që ju njihet prona, por asnjëherë nuk do t’ua japim pronën. Në forma të ndryshme do ti ngatërroni, nga Gjykata e Shkallës Parë në të Dytën dhe për difekte teknike kthehen për rigjykim në Shkallën e Parë. Këta janë të moshuar dhe fuqi nuk kanë, duhet të kemi kujdes nga fëmijët e tyre; Por këta duke ju dhënë nga një pasaportë dhe me pak presion i largojmë jashtë. Ata që do pretendojnë dhe do të këmbëngulin, do të lëndohen. Pasuria, e tëra na përket ne. Se ne e bëmë.

6. Materialin që më dërgoi Gorbaçovi, kam dy vjet që studioj dhe ata kanë ecur shumë përpara, për këtë jeni në dijeni.

7. Neve kemi kuadër sa për shtatë Komitete Qendrore dhe të mos kemi frikë. Ne kemi studimin dhe platformën gati për zbatim, do të ketë shumë intelektualë që do të kundërshtojnë, këtyre nuk do ju japim punë.

8. Një shqetësim mund të kenë intelektualët pensionistë, këtyre do tu ofrojmë krijimin e Shoqatës së Veteranëve të Luftës dhe të Punës, do u japim një mini pension dhe do ju mbajmë ison.

9. Kosova është në pragun e shpalljes së Kushtetutës. Le të bëjnë si të duan. Neve kemi Platformën tonë.

10. Çdo gjë e kemi programuar, strategjinë e kini të gjithë të qartë dhe kemi caktuar rrugët për qëllimin e misionit tonë.

11. Nën një propagandë ekstreme kundër Komunizmit dhe me disa ndëshkime të vogla të nomenklaturës së Lartë Komuniste, Ne Komunistët Reformatorë do të zbatojmë strategjinë tonë në ekonomi, që kapitalistët dhe pronarët e ardhshëm në një vend socialist të jemi ne Njerëzit tanë.

12. Me këtë strategji brenda dy a tre legjislaturave do të kemi ish-klasën komuniste në klasë kapitaliste.

vazhdon…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *