OPINIONE

Besimtarët dhe tradhtarët

Shkruan: Arbër Gashi

Diskursi përmbajtësor për fenë, për kombin, për shtetin dhe për të ardhmen është vlerë që duhet t’a kultivojmë dhe nuk mund të reduktohet në përgjigje shkel e shko, kinse, “Ne jemi” Besimtarët dhe “Ata janë” Tradhëtarët. Përkundrazi, një shoqëri e cila pretendon qytetërimin dhe përparimin, është e obliguar t’a respektoj mendimin e lirë, t’a kultivoj dialogun e mirëfilltë, të hapur, përmbajtësor dhe kritik, duke i shmangur etiketat dhe paragjykimet e panevojshme, të cilat, jo vetëm se nuk i shërbejnë përafrimit të qëndrimeve diametralisht të kundërta, por edhe rrezikojnë t’i thellojnë divergjencat ekzistuese shoqërore.

Shoqëria shqiptare, për t’a kuptuar më mirë gjendjen në të cilën ndodhet, duhet të ballafaqohet me të kaluarën e vet, sepse, mësimet nga e kaluara e afërt dhe e largët, e ndihmojnë qytetërimin tonë të mos i ripërsëris të njëjtat gabime, siç ju ka ndodhur kjo shpeshherë të parëve tanë. Andaj, studimi i së kaluarës është rrjedhojë e logjikshme që imponohet vetvetiu, jo për të mbetur peng i diskursit politik dhe fetar të kohërave të perënduara, e as për t’u bërë “pasues” i verbër i këtij apo atij protagonisti të së kaluarës, por për të nxjerrë mësimet e nevojshme dhe për të mos i ripërsëritur gabimet e shumta, pasojat e të cilave i kanë kushtuar shtetbërjes, shtrirjes territoriale dhe bashkimit kombëtar të shqiptarëve. Diskursi për besimin fetar dhe rolin e tij në shoqërinë shqiptare është mëse i nevojshëm, sepse heshtja e shoqërisë civile, institucioneve shtetërore dhe shkollës shqipe mund të interpretohet si dorëzim dhe kapitulim i kombit dhe shtetit shqiptar para predikuesve të paguar nga qarqe të dyshimta. Ne si pjesëtar të kombit shqiptar, nuk guxojmë të heshtim dhe të pajtohemi me fatin e zi, sepse përmes heshtjes sonë dëmtohet rëndë ardhmëria e shoqërisë së lirë shqiptare dhe rrezikohet ekzistenca e kulturës dhe qytetërimit tonë të lashtë.

Jo rrallë, ne si shoqëri shqiptare jemi krenuar me bashkëjetesën shembullore dhe diversitetin tonë fetar, duke e potencuar shpeshherë vlerën e madhe të tolerancës, si sjellje tipike shqiptare brenda këtij diversiteti. Megjithatë, në diskursin aktual, gjenerata e sotme e shqiptarëve sikur po e harron se, për të mundësuar ngjizjen, mbijetesën dhe ekzistencën e kombit shqiptar, të parët tanë e kanë kultivuar me përparësi e devotshmëri të paluhatshme shpirtërore, kulturën e vëllazërisë së gjakut! – A mund të thuhet prandaj, se gjenerata e re e shqiptarëve të sotëm po e kultivon të njëjtën kulturë të vëllazërisë së gjakut? A mund të krenohen gjeneratat e sotme me kulturën e tolerancës, sepse, për kultivimin e vëllazërisë së gjakut dhe pranimin e diversitetit fetar si pasuri shoqërore e kombëtare, ose si vlerë kulturore e traditës që duhet ruajtur e mbrojtur, as që po ju shkon mendja fare!? Gjeneratat e sotme po ballafaqohen me vlera të dyshimta! Prej armiqve tanë, ato po helmohen për çdo ditë me dogmë të importuar fetare, duke ia dëmtuar sidomos rinisë, besimin e mirëfilltë, devotshmërinë shpirtërore dhe perspektivën ekonomike. E rënë në grackën e emocionit, të spiritualitetit të dirigjuar dhe duke mos i dhënë asnjëherë hapësirë të mjaftueshme mendimit logjik dhe argumentit shkencor, mësimin e besimit fetar kjo gjeneratë e ka reduktuar në bindje të verbër, që i nënshtrohet pa shfaqur as më të voglin kundërshtim, fjalës lajkatare të predikuesve të dyshimtë, të cilët, po e keqpërdorin tej mase tolerancën shqiptare dhe po e instrumentalizojnë besimin fetar, për t’ju shërbyer sa më mirë interesave antishqiptare.

Dihet tashmë botërisht dhe nuk mund të kundërshtohet me fakte prej askujt, se shqiptarët, vetëm falë përpjekjes titanike të rilindësve tanë, vepra patriotike e të cilëve deri sa ishin gjallë dhe punonin për të mirën e kombit shqiptar kundërshtohej në çdo hap, me një vonesë të pafalshme historike e cila ju kushtoi me qindra-mijëra viktima dhe me humbje të mëdha territoresh, në fillim të dekadës së dytë të shekullit të XX-të, arritën më në fund të zgjohen nga gjumi i thellë shekullor, të krijojnë koncenzusin e brendshëm politik dhe, duke ju falënderuar edhe ndihmës së pakontestueshme diplomatike e ushtarake të Austro-Hungarisë dhe Italisë, të shpallin pavarësinë dhe t’i hapin rrugën procesit të shtetndërtimit kombëtar.

E pra, historia jonë e dëshmon, pavarësisht se a e pranojnë apo jo hoxhallarët e interesave antishqiptare dhe priftërinjtë shërbëtorë të grekëve të Fanarit, se në procesin e ngjizjes kombëtare dhe shtetformimit shqiptar, rolin më të madh pengues, kundërshtues dhe antishqiptar e kanë lozur shumica e predikuesve fetar islam dhe vllaho-greko-ortodoks. Megjithatë, edhepse e pushtuar fund e krye nga ushtritë serbe, greke, malazeze dhe bullgare, falë mbështetjes diplomatike dhe kërcënimit ushtarak të Austro-Hungarisë, pozicionin e së cilës në tavolinën e Gjashtë Fuqive të Mëdha në Konferencën e Londrës e mbështetën Italia, Gjermania dhe Anglia, Shqipëria u bë. Studiuar pa emocion dhe ngjyrim ideologjik, ajo periudhë e vështirë e shtetformimit nxjerr në dritë fakte që dëshmojnë shumë për të kaluarën e dhimbshme të shqiptarëve. Turqia i ngulte në hunj për së gjalli, jo pse shqiptarët nuk ishin bërë tashmë musliman, por për shkakun se ata e ndjenin ende vehten shqiptar dhe kërkonin të drejtat e tyre politike. Greqia i masakroi po ashtu, jo pse shqiptarët nuk ishin ortodoks, por për shkakun se ata e ndjenin vehten shqiptar. Serbia, Mali i Zi dhe Bullgaria, duke parë se shqiptarët nuk po arrijnë dot të bashkohen dhe të mbrojnë identitetin e tyre kombëtar dhe trojet shqiptare, të krijojnë shtetin e përbashkët e të dalin nga skëterra e prapambetjes dhe analfabetizmit, përfituan shumë nga rasti i volitshëm që ju ofroi momenti historik dhe pushtuan pjesën më të madhe të hapësirës jetësore të shqiptarëve. Pushtuesit e rinj, ashtu siç e kishte bërë Turqia dikur, me përjashtim të grave e vajzave të reja që i morën peng si plaçkë dhe i shpërndanë mes ushtarëve pushtues si trofe lufte, djem e burra i masakruan, i dhunuan dhe i zhdukën tërësisht nga faqja e dheut. Mjafton të vizitosh ÇAMËRINË dhe Sanxhakun e Toplicës, për t’i prekur me dorë faktet dhe për të reflektuar seriozisht!

Por, jo, kjo nuk po ndodhë te shqiptarët! Në përgjithësi, si popullsi shqipfolëse, ne po vazhdojmë të kultivojmë anomalitë e trashëguara dhe të ndjekim hap pas hapi individët e dyshimtë, duke hequr dorë nga vlera e madhe e veprës së rilindësve tanë! Për fat të keq, shqiptarët po e dëshmojnë me vepra, se atyre ju kujtohet kombi dhe e drejta kombëtare, Shqipëria dhe liria e saj, Kosova dhe liria e saj, vetëm atëherë kur ata të jenë mbështetur për muri nga grekët, serbët, turqit, bullgarët dhe nuk kanë më nga t’ia mbathin më parë. Atëherë e dëgjojmë ofshamën shqiptare deri në kupën më të lartë të qiellit dhe thirrjet për ndihmë, drejtuar në adresë të Europës “kurvë e qafire”, ndaj së cilës kurrë nuk kanë qenë sa duhet mirënjohës. Jemi dëshmitarë dhe po e përjetojmë çdo ditë, se si me ndihmën e hoxhallarëve të Erdoganit dhe priftërinjëve të Janullatosit, disa predikues shqipfolës, jo vetëm vendin e tyre, por me dëshirën më të madhe, edhe kontinentin EUROPIAN do t’a bënin Turqi e Greqi!

A duhet të heshtim para kësaj mynxyre? A mund t’ia lejojmë vehtes luksin e tolerancës ndaj atyre që, me të gjitha mjetet në dispozicion po e luftojnë çështjen shqiptare? Në kohën kur ish-pushtuesi mizor kërkon të imponojë ndryshimin e teksteve të historisë, a ndjehemi ne shqiptarët të thirrur, që në raste të tilla, të mbrojmë të vërtetën shkencore, kulturën tonë dhe vlerat e trashëguara kombëtare, apo duhet të dorëzohemi para disa gjysmë-analfabetëve, të cilët, në emër të lirisë së besimit, po e luftojnë identitetin tonë, tolerancën tonë, kulturën tonë dhe po e pengojnë kudo që ju jipet rasti, bashkimin kombëtar të shqiptarëve?

2 thoughts on “Besimtarët dhe tradhtarët”

  1. ESHTE E THENE VET NGA IM ZOT FANOLI, SE KEMI BAJRAM KEMI PASHKE POR SHQIPRIN E KEMI BASHKE. FJAL PATRIJOTI FETAR POR KA SHUM KUPTIM PO TA DISH HIUSTORIN E TE KRISHTERVE, QE QUHEN GREKOMANE, QE KA BOLL NGA ATA DHE SOT, NALI NUK I PERFSHIN ATA SI SHQIPTAR FJALA ESHTE TRADHETARE, DIHET QE BASHKIMI MIDIS SERBISE GREQUISE MALIT TE ZI DHE BULLGARISE ISHTE VETEM QE TA COPTONIN ATE VEND TE BEKUAR DUKE I KTHYER QE TE TERE NE KRISHTER, RIZEM, BEN CMOS MASAKRUAN CAMET SHQIPTARET E JUGUT, SI DO MOS VENDIN QE QUHET SENXHAKUN E TOPLICES, POR PRAP NUK I ZHDUKEN TE TERE MBASI NE MYSLIMANE JEMI TAMAM SHQIPTARE PER SHQIPRIN , ME PERJASHTIM TE DISAVE PLERAVE QE SJAN SHQIPTAR TE SHQIPRISE, MBASI KREKET DHE SERBET NUK JAN POPULL PER TI MBESUAR SKAN BURERI JAN TE CFESHUR NGA NJERZILLKEKU.,

  2. Një person i konfesionit Musliman keto ditë e zbuloi personalitetin e tij te vertete te një antishqiptari. Xhabir Hamiti shpesh here paraqitej rrejshëm nëpër media apo ne biseda private si një musliman i moderuar, edhepse muslimani mund te jete vetem Musliman, as i moderuar as primitiv as radikal as politik….por Musliman.
    Musliman ose je ose nuk je. Nuk ka verzion tjeter.
    Xhabir Hamiti paraqitej kinse ka konflikt konceptual ne BIK me Muslimanin kryesor te Kosoves Naim Trrnava, por ne te vertete nuk kishte as konfliktin me te vogel konceptual, sepse ska konflikt konceptual te Muslimanet, por ka konflikte financiare apo konflikte per pozita administrative ne Shtetin Laik te Kosoves, ne te cilin shtet BIK eshte nje organizate joligjore , meqe uk eshte regjistruar ne asnje institucion shteteror te Kosoves.
    Xhabir Hamiti keto dite kerkon njesoj sikur Naim Trrnava qe ne Kosove, ne shkollat laike shtetrore te futet mesimi musliman duke tentuar fillimin e shkaterrimit perfundimtar te Kombit Shqiptar ne Kosove, dhe fillimin e prodhimit industrial te Muslimaneve ne Kosove.
    Nje tjeter musliman me emrin Sabri Bajgora thote qe mesimi fetar i pengon dukurite negative,,! Nuk ka dukuri me negative se religjioni e sidomos religjioni musliman qe eshte dukuri katastrofale negative , me e rrezikshme se hajnia, droga, prostitucioni, terrori etj. Mesimi fetar eshte dukuri me negative qe mund ti ngjaje kombit SHQIPTAR.
    Religjion Musliman urdheron qe qdo Musliman prioritet te e kete muslimanizmin, ndersa e ndalon perkatesine kombetare. Sipas kesaj urdherese nuk ka kombe, dmth nuk ekzistojne kombet por ekziston Muslimani.
    Rrjedhimisht nuk ka Shqiptar.
    Ne Kosove sot ka afersisht 20-25 mije praktikues te muslimanizmit, duke u bazuar ne numrin e muslimaneve qe shkojne ne faltoret muslimane , ne Xhamija, ne baza ditore. Prej ketyre 20-25 mije Muslimaneve, ka musliman me prejardhje te ndryshme, siq jane Shqiptar, Serb, Turqeli, Romë, Malazez, etj, por shumica jane me prejardhje Shqiptare.
    Xhabir Hamiti kërkon qe per 20-25 mije musliman te imponohet mesimi musliman neper shkolla publike edhepse 95% te popullates se Kosoves nuk praktikojne asnje religjion ne asnje institucion relixhioz. Imponimi i mesimit fetar eshte tradhetia me e madhe qe mund ti behet kombit Shqiptar, sepse vetem ne shtetin e ish mbreterise Jugosllave lejohej vetëm …..mesimi fetar per Shqiptar!!!
    Shkaterrimi i kombit Shqiptar është plan i vjeter e serbeve dhe turqeve.
    Sot jemi ne kthesen historike : ose te jemi SHQIPTAR ose te mos jemi Shqiptar. Ne kete kthese historike duhet te luftohet pa asnje kompromis tentimi i forcave te llojit Xhabir Hamiti dhe Naim Trrnava, qe e kerkojne shkaterrimin perfundimtar te kombit Shqiptar.
    Keto dy personalitete muslimane, jane konvertuar nga Shqiptari ne Musliman dhe eshte qeshtje e tyre personale, por ne qe e konsiderojme vehten Shqiptar duhet te mbrohemi nga sulmet e ketyre dy Muslimanve qe deshirojne te prodhojne musliman ne menyre industriale…….
    Muslimanet e Kosoves duhet te praktikojne religjionin musliman ne faltoret muslimane …….dhe kjo eshte definitive. Ritualet fetare nuk duhet lejuar ne instutucionet publike.
    Nese ne Egjipt ne tre vitet e fundit jane mbylle 34 mije faltore muslimane, eshte a aresyeshme qe ne Kosove te behet i njejti veprim.
    Pra Kosova definitivisht duhet te jete shtet sekular, ndersa religjiozet e kane vendin ne faltoret religjioze , e kursesi ne shkolla publike por vetem ne shkolla fetare.

    Muslimani Xhabir Hamiti jep shembuj se ne disa shtete ka mesim relixhioz. Sigurisht qe ka por ne Kosove nuk duhet te kete , sepse Kosova i ka tre religjione, dhe te gjitha religjionet i kane shkollat e tyre. Pastaj ka religjione te ndryshme , dhe asnjera prej tyre nuk eshte e njejte ne filozofi.
    Poashtu mbrenda religjioneve ka mijera verzione dhe interpretime .
    Ato interpretime dhe verzione le te jene qeshtje e personave religjioz….e kursesi e atyre qe nuk praktikojne asnje religjion.
    Xhabir Hamiti neser do te kerkoje qe te aplikohet Sheriati.
    Prandaj personave sikur Xhabir Hamiti dhe Naim Trrnava ……duhet treguar ku e kanë vendin……ne objekte religjioze per praktikim te religjionit.
    Nese kerkon praktikim te religjionit ne shkolla , atëhere mund te kerkohet edhe ne restorante, shtepi publike apo prostitucioni, stadiume, kafeteri, pishina, gjithkund!!,!,!,,,,!ne plazhë, ne Korzo..ne shitore, shoping qendra……etj..etj……

    Xhabir Hamiti edhe Naim Trrnava ju jeni…… tradhetar, sepse ju e urreni Gjuhen Shqipe, Gjergj Kastriotin, Plisin, veshjet kombetare SHQIPTARE. JU E URRENI HISTORINE E kombit Shqiptar….dhe ne fund ju urreni kombin SHQIPTAR, sepse keshtu ju dikton religjioni Musliman. Ju vesheni si arab, dukeni si arab, ligjeroni si arab ne gjuhen arabe, madheroni historine arabe, punoni per interesat e arabeve……..dmth ju jeni Arab.
    Ose je Shqiptar ose musliman.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *