KULTURA

Kombi dhe feja

Nga Mit’hat Frashëri

Qe një koh’ e vjetër, kur shqipëtarët besonin e u faleshin yjevet, djellit, hënës, druvet, shkëmbinjvet. Që at’here shqipëtarët quheshin shqipëtarë.
Pastaj, zunë e besonin që çdo gjë në jetë ka një perëndi, përmbi të cilat Hyji (Jupiteri) mbretëronte. Këta njerëz prapë quheshin: shqipëtarë.
Shqipëtarët ishin të tërë të krishterë gjersa erdhi turku; pas kësaj, disa prej atyre u bënë muhamedanë dhe ca mbetën si ishin.

O Shqipëtarë, të krishterë a muhamedanë! Hapni sytë: jeni vëllezër!
Kini qënë gjithënjë shqipëtarë dhe vetëm feja ju është ndrruar, po jeni një gjak, një familje. Pse rrini të ndarë? Sa turp i math! Me të ngjyer një mollë, gjysmën me një ngjyrë e gjysmën me një tjatër, a munt të themi që janë dy copa?
Feja është ndrruar, po kurdoherë kemi qenë shqipëtarë dhe ashtu duhet të jemi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *