POLITIKA KOMBËTARE

Edvini në Paris, si përfaqësues i lobit serb

Kryeministri shqiptar ka injoruar për të disatën herë nevojën kombëtare për financimin e hekurudhës Durrës-Prishtinë dhe e ka kaluar ditën në Paris, duke folur për vëllazërimin rajonal me Vuçiçin dhe nevojën për të ndihmuar “diasporën serbe” në Shqipëri. Samiti i Parisit, një tjetër tregues se vendi po i largohet frikshëm perspektivës së integrimit në BE dhe po trajtohet thjesht si një “vend fqinj” me Unionin

Për Shqipërinë, si pasojë e dremitjes së Ramës, BE do të financojë projekte lokaliste, si rehabilitimin e hekurudhës Tiranë-Durrës dhe ndërtimin e segmentit hekurudhor Tiranë – Rinas, me një vlerë investimi 81 milionë Euro, nga të cilat granti i Fondit të Ballkanit perëndimor do të jetë 35 Milionë Euro. Dy projektet e tjera, janë dorëzuar nga Serbia, e ka të bëjë me modernizimin e hekurudhës Nish-Dimitrovgrad-kufiri me Bullgarinë, me një grant 44 milionë Euro, dhe projekti nga Kosova për rehabilitimin e Hekurudhës Fushë-Kosovë-Mitrovicë, që do mbështetet me një grant 17 prej milion Eurosh.

Pra, pjatën e madhe e mori Serbia pasi Edvini si anti-shqiptar nuk duron më asnjë lidhje me Kosovën.

Interesi strategjik për një hekurudhë Durrës-Prishtinë është përmendur shpesh dhe ka një konsensus kombëtar për ndërtimin e saj. Më 20 dhjetor 2014, kryeparlamentari Ilir Meta tha gjatë vizitës së tij në një fabrikë mielli në Kosovë se “ndërtimi i një hekurudhe Durrës-Prishtinë, është e nevojshme për të ulur kostot e importit të mallrave nga Kosova”. Kryeministri Berisha, autori që realizoi zgjidhjet e vështira buxhetore që sollën në ndërtimin e autostradës Durrës-Morinë-Prishtinë ka theksuar se qeveria e Tiranës ka detyrën të “ndërtojë edhe hekurudhën, sepse ajo është e domosdoshme për një zhvillim më të shpejtë të Shqipërisë dhe Kosovës”. Ekspertët flasin se “ndërtimi i hekurudhës do të ndihmonte jashtëzakonisht shumë në transportin sa më komod dhe me kosto minimale të karburantit nga Shqipëria në Kosovë. Kjo do të bënte të mundur rritjen e eksporteve të Shqipërisë si dhe çmime sa më të lira për tregun kosovar, i cili i importon 100% sasitë e konsumuara të karburanteve”.

Por puna është se Edi Rama i di të gjitha këto, edhe ekspertët e tij disa herë i kanë shpjeguar e mbrojtur bile, por ai ka zgjedhur të luajë levën e Vuçiçit dhe të mbështesë, fatkeqësisht në emër të Shqipërisë dhe të Kosovës në të njëjtën kohë, financimin e një rehabilitimi hekurudhor me Malin e Zi, i cili i mjafton Serbisë, por që e shndërron në xhep potencialin e ekonomisë së Kosovës, për të thithur produkte bujqësore e për të eksportuar hidrokarbure. Këto interesa s’janë interesat e Vuçiçit e po dalin se s’janë as interesat rajonale të Edi Ramës. Nëse projektit multimodal Durrës-Prishtinë-Nish i sabotohet në zanafillë projekti hekurudhor Durrës-Prishtinë, i cili ka nevojë për investime kolosale kryesisht në territorin e Shqipërisë, atëhere vota e Edi Ramës për planin rajonal të investimeve që duhet të jepen nga Brukseli, shndërrohet në një varr për projektin hekurudhor. Përballë një papërgjegjshmërie dhe vasaliteti të frikshëm që Edvini ka vendosur ndaj Aleksandrit të qeverisë së Beogradit, qeveria e Kosovës duhet të mendohet dy herë para se t’i bashkohet “berihajit” të investimeve “Rama-Vuçiç”. Ky vendim kish për ta dënuar me vdekje projektin e hekurudhës Durrës-Prishtinë-Nish, që pa mbështetjen rajonale e evropiane (pasi i tillë projekt është), s’do kish asnjë mundësi të kryhet e do dëmtonte rëndë edhe efektivitetin e autostradës Durrës-Nish, i cili u nis me meritë si projekt i bashkimit mbarëkombëtar e do përfundonte siç e do Vuçiçi e siç po pranon Rama, një doganë që s’do prodhojë as aq tregti sa shqiptarët e Shqipërisë dhe të Kosovës të mos e ndjejnë se të paktën ekonomikisht janë bashkuar.

Gazeta 55

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *