POLITIKA KOMBËTARE

STOP VRASJEVE!

Shkruan: Zudi Xhelili

Incidenti më i fundit që ndodhi në Kumanovë i ka irrituar shqiptarët tej mase. Skizofrenia sllave vazhdon të marrë jetë njerëzish të pafajshëm ku ata edhe Almirin 4 vjeçar e kanë parë si armik. Jemi të shokuar dhe tepër të mërzitur!

Dje u bë varimi i Almirit të vogël ku morën pjesë shumë qytetarë shqiptarë. Per ditën e hënë janë paralajmëruar protesta, ku shqiptarët do të protestojnë fuqishëm dhe do të kërkojnë siguri për popullatën e pafajshme që është bërë pre e politikave joparimore!

Partitë shqiptare do të duhet ta ndryshojnë qasjen e tyre në zgjidhjen e problemeve në këtë shtet. Meqënëse kriza politike çdo ditë e më tepër po thellohet, ndoshta është edhe momenti që çështja shqiptare të zgjidhet njëherë e pergjithmonë. Ne ende torturohemi në trojet tona autoktone dhe kjo situatë duhet të marrë fund. Ashtu si humbi terrori serb në Kosovë, ashtu duhet të ndodhë edhe këtu në Maqedoni.

Jemi pjesë e konsiderueshme e popullit shqiptar këtu dhe kemi kapacitete të vendosim për SOT dhe për të ARDHMEN tonë!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *