POLITIKA KOMBËTARE

E vranë, sepse ishte fëmijë i shqiptarëve!

Shkruan: Arbër Gashi

Almir Aliu u vra mizorisht, ndërsa politika shqiptare vazhdon të heshtë! Edi Rama dhe Isa Mustafa, kryeministrat e dy republikave të rraskapitura dhe të shkatërruara totalisht prej krimit ordiner e korrupcionit, nuk e shohin fare të arsyeshme të mbajnë mbledhje urgjente të qeverisë, e aq më pak të alarmojnë Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara!!!

Sulejmani dhe Gjorgje IvanoviAlmir Aliu nuk ishte serb dhe për këtë arsye nuk reagon askush! Të gjithë heshtin dhe e miratojnë krimin, ndërsa kreun e BFI-së Sulejman Efendi Rexhepin e shohim në krah të Gjorgje Ivanovit! Nuk i bëhet Sulejmanit iftari pa Ivanovin, romët e ashkalinjtë!?

Edhe sa fëmijë shqiptarësh duhet të vriten, të burgosen, të masakrohen dhe të poshtërohen nga politika e pushtuesit sllav, që ne shqiptarët të marrim guxim dhe të hapim pak gojë? Edhe sa vrasje duhet t’i përjetojmë e t’i pranojmë si normalitet, para se ne shqiptarët të reagojmë dhe t’ju ndalim turrin antishqiptar e antinjerëzor ardhacakëve aziatik?! Kur do i vie fundi marrëzisë politike dhe trullosjes sonë religjioze kombëtare? Kur do të vijë ajo ditë, që shqiptarët t’a kuptojnë se para Zotit jemi NJË GJAK dhe NJË KOMB? Kur do të vijë ajo ditë, që shqiptarët t’a kuptojnë se Almir Aliu është pjesë e pandashme e fatit kolektiv të familjeve tona?

 

One thought on “E vranë, sepse ishte fëmijë i shqiptarëve!”

  1. Ky krim i shemtuar i sllavomaqedoneve, nuk eshte kryer vetem ndaj nje femije si Almiri, por ndaj shqiptareve si etnitet, dhe ndaj krejt kombit shqiptarë. Prandaj ne radhë te pare duhet te reagojne dy qeverite shqiptare, por edhe deputetet e te zgjedhurit vendorë shqiptare ne Maqedoni. Ky asht nje krim i perseritur disa here, prandaj NUK DUHET TË HESHTET DERI SA TE VIHET NE VEND DREJTËSIA.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *