POLITIKA KOMBËTARE

“Brexit”, apo thyerja e mitit të bashkimit evropian ?!

Shkruan: Florim ZEQA

Referendumi për daljen e Britanisë nga BE-ja e ka trazuar gjithë politikën evropiane dhe nuk do të kalojë pa pasoja për shtetet anëtare të BE-së. Me rezultatet e votimit të së enjtes së kaluar, Bashkimi Evropian rrezikon të tkurret akoma më tepër në të ardhmen, pasi rezultati i referendumit do të jetë një impuls pozitiv për shtetet e tjera si; Franca, Holanda, Austria, Finlanda, Hungaria…etj.

Për “sukseset” e këtij unioni të dhënat flasin vet; Greqia prinë me 27, 3 % të papunë, e ndjekur nga Spanja me 27, 6 %, Kroacia me 17,6 %, Portugalia me 16,5 %, Irlanda me 13,1 %, Italia me 12,2 %, etj,…me një mesatare prej 12 % mbrenda zonës së BE-së dhe me 10.8 % në nivel të unionit europian (të dhëna relative nga dhjetori 2013-të e këndej).

Dhe sikur nuk mjaftojnë propozimet unike të të ashtuquajturit “pushtet i zgjedhur nga populli” për nevojën e marrjes së borxheve publike, të huazuara nga BCE (banka qendrore evropiane)…miliarda e miliarda euro për të mbuluar humbjet e shkaktuara nga të të njëjtit persona që sot thirren në emër të zgjidhjës së këtyre problemeve.

Bazuar në këto të dhëna, asnjë mendje e shëndoshë e njeriut nuk do të dëshironte të bëhej pjesë e një organizate që ka marrë rrugën e falimentimit.

Mirëpo kështu nuk është kur flitet për Kosovën dhe politikanët e saj, të cilët, t’i quash të korruptuar është komplimenti më i madh për ta! Këta të ashtuquajturit “përfaqësues të popullit”, sikur i harrojnë të dhënat alarmante për shtetet antare të BE-së, e mbi të gjitha të atyre të posa antarsuara si; Sllovenia, Kroacia, Rumania, Bullgaria , etj.

Këtu nuk bëhet fjalë për skeptik apo antieuropian, por për të kuptuar origjinën e mekanizmave të kësaj diktature byrokratike.
Historia përseritet si zakonisht; dhjetëra milion veta humbën jetën gjatë luftës së dytë botërore në tentativë për të ndalur Hitlerin dhe nazistët që synim kishin krijimin e “unionit” të europës, të kontrolluar nga niveli qendror,…mirëpo tani kur kemi kaluar nga një “këmbim të lirë”, të quajtur komuniteti ekonomik europian (CEE) apo “treg i lirë”, deri të një centralizim të pandalshëm të pushtetit për të ardhur deri të Komisioni Europian, i krijuar nga byrokratët që përfaqësojnë një version të “Politbyros Sovjetike”.

Loja është shumë e thjeshtë; heqja e të drejtave njerëzore në mënyrë graduale deri në heqjën e sovranitetitit të kombeve, siq është imponimi pa referendum popullor me “Traktatin e Lisbonës” të 2007-së, i quajtur kështu pas tentativës së dështuar për krijimin e “Kushtetutës Europiane” (Costituzione Europea), e rrëzuar nga referendumi popullor Françez dhe ai Holandez i 2005-së.

Kush i kontrollon këto “shtete unike të Europës” është shumë intelegjent, por sigurisht pak i mençur; si në rastin e Irlandës shteti i vetëm ku kushtetuta parashef referendumin, në qershorin e 2008-së populli votoi kundër, por shtetet antare të unionit e thërrasin sërish qeverinë Irlandeze, praktikisht i bindin politikajt dhe popullin për të votuar sërish në 2009-në “PO” Traktatit të Lisbonës, duke ju ofruar “përparësi” në këmbim të antarësimit.

President i parë i Bashkimit Europian ishte belgu Herman Van Rompuy, pjesë e “Grupit Bilderberg” (të pakt janë ata që kanë dëgjuar për këtë grup); ky është takimi sekret vjetor i politikajve, bankierëve me influencë në krijimin e monetës unike europiane (euro) dhe eleminimin e shumicës së monetave kombëtare europiane.

Hapi i radhës do të jetë krijimi i një policie dhe ushtrie me president-diktator ashtu siq ka propozuar Tony Blair, kryeministri britanik nga 1997-2007.

Radha është që çdo qenje njerëzore të kthjellët nga gjendja e hipnozës aktuale dhe të fillojë të marrë përgjegjësitë e veta për të ardhmën e vet dhe fëmijëve, nipave, etnitetit apo kombit që i takon, pse jo edhe të tërë planetit i cili aktualisht është i lidhur nën zingjirët e forcave negative që janë duke përmbysur hap-pas hapi deri në vetëshkatrrim.

Ka ardhur momenti për të thyer skemat dhe mitet e vendosura nga e kaluara e fshehtë dhe për t’u zgjuar nga ëndrrat e këqija, ku ka lugetër si kryeministri aktual i Kosovës Isa Mustafa dhe presidenti Hashim Thaçi ( i mbajturi peng nga forcat e fshehta), i cili vetëm duke ëndrruar mund të thotë se “Bashkimi Europian është objektivi ynë, vizioni ynë!”

Dhe vetëm ata që nuk e kuptojnë të vërtetën dhe faktet mund t’i besojnë këtij iluzioni, që si kosto ka humbjen e sovranitetit individual të çdo qenje njerëzore.

Andaj perfundimisht politikanët e Kosovës, respektivisht deputetët e pozitës dhe opozitës, duhet t’i kërkojnë me ngulm ndryshimet kushtetuese, që mundësojnë nxjerrjen e ligjit për referendumin, si instrumentin më demoktratik të një vendi të pavarur dhe sovran.
Qytetarët e (afërsisht) Republikës së Kosovës duhet t’i shtrojnë vetës një pyetje: çfarë ndryshimi mund të ju sjellë Unioni Europian, i cili nga themelimi dhe deri në ditët e sotme (përveq levizjes së lirë) nuk ka sjellë asgjë pozitive në shtetet brenda këtij unioni?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *