POLITIKA KOMBËTARE

MJERIMI “INTELEKTUAL” I BASTARDHIMIT TË GJUHËS SHQIPE

Shkruan: Dibran Idriz Gashi

Mos na e bastardhoni gjuhë tonë të bukur shqipe me fjalë turko-arabe!… Me fjalët “evlad”, “hallall”, “kabull”, “merhaba”, “hos gjollden – hos bollden”, “haram”, “selam”, etj…, shprehi të përdorura në jetën e përditshme.

Gjuha shqipe me prejardhje është ndër gjuhët e para që i ka bekuar Zoti, kur s’ka pas fe fare, as te krishterë, as islame, as asnjë fe tjetër mbi kët dhe.

Thonë se; “aq gjuhë sa i njeh mirë dhe i përdor njeriu, po aq njerëz i vlenë”.
Natyrisht se, kjo thënie ka mesazhin e vet;

1) kur ne e përdorim atë gjuhë të huaj me respekt në bashkëbisedim me ata që e kanë gjuhë amtare dhe
2) kur e përdorim për qëllime eksplorimi, studimi, pune, …, etj. punë të dobishme.

Por, të përdorësh gjuhën e huaj në praktikim të besimit fetar, sepse ajo qenka gjuhë e Zotit (sipas hoxhallarëve) apo t’i përdorësh fjalët e gjuhës së huaj duke bashkëbiseduar me bashkombasit tuaj në praktikim të përditshëm, kjo sa është absurde, bastardhuese dhe injoruese ndaj gjuhës tënde, po aq është antikombëtare.

Kur s’ke fjalë të përshtatshme në gjuhën shqipe, ka arësyetim deri diku përdorimi i fjalëve nga gjuhët tjera, apo barbarizmave. Psh. Ka aparatura që popujtë tjerë i kanë zbuluar e konstruktuar dhe ne nuk kemi fjalë adekuate për te, etj… Edhe në ndërkohë mund të gjendën fjalët e përshtatshe dhe në gjuhën tonë.

Po sidomos, klerikët dhe besimtaret musliman pëdorin shumë përshëndetje, urime e lutje në gjuhën arabe apo turke të ndërlidhura me besimin e tyre, sepse feja iu imponu (erdhi) nga pushtimi i tyre barbarë. Në këtë mënyrë, ata bastardhojnë dhe banalizojnë përdorimuin e gjuhës amtare. Klerikët e këtij besimi fetar asesi të shkëputën nga predikimi në masë të madhe i ajeteve (mesazheve) kuranore në gjuhën arabe, me ç’rast gadi se askush nga të pranishmit nuk kupton asgjë nga ato që thuhen. Aq më keq që besimtaret e pranishëm e miratojnë ashtu, si diçka hyjnore e thënë pa ditur gjë se ç’po thuhet.

Unë, po synojë t’i theksojë dhe t’i përkthej disa fjalë turko-arabe që përdorën shumë në jetën tone të përditshme, pa vrarje ndërgjegje, se pse po nënçmojnë gjuhën tone të bukur shqipe:

evlad – fëmijë
hallall të qoftë – të lumtë,
hallall- të merituara,
ta ka bë Zoti kabull – ta ka miratuar Zoti,
merhaba – si jeni, tungjatjeta,
hosh bollden – mire se ju gjej,
hosh gjollden – mire se vini,
selam alejkum – tungjatjeta,
alejkum selam – tungjatjeta paq,
selam – përshëndetje,
per hajr – urime, me gëzime, gëzuar,
haram – e pa meritume, e teprume, jashtë mase,…, etj…

Definitivisht, kjo “MERHABA” katastrofikisht dhe masovikisht përdoret në pritje të të pamëve, sa që edhe “intelektualet” e mjerë e kanë bërë të zakonshme në fjalorin e tyre.

Bile, kur përdoret si në KOR, me ngjan se jemi diku në Turkistan a Arapistan.

One thought on “MJERIMI “INTELEKTUAL” I BASTARDHIMIT TË GJUHËS SHQIPE”

  1. Shkrim shume i bukur, duhet te filohet edhe procesi i nderrimit te emrave dhe mniemrave ne gjuhe te huaja …turke, serbe arabe, etj……une e kam pase emrin MAHMUT dhe mbiemrinGLLAVURDA, dhe e kam nderruar ne vitin 2008 ne Dardan Krasniqi.m

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *