SPORTI

ÇKA, ÇKA PASKA THËNË ARMAND DUKA!?

Shkruan: Sefedin Krasniqi

Lexova se në një emision televiziv, Armand Duka paska thënë se i vjen keq që nuk i ka trajtuar ndryshe, në fillim, sa kanë qenë të vegjël: Behramin, Shaqirin, Xhaken për t’i ftuar në kombëtaren… Pse në fillim të karrierës së tyre, a nuk jepnin shenja që do të bëhen lojtarë të famshëm? Para se të ftohen në Nati, a nuk ishin më të mirët në formacionet e të rinjve në Zvicër!?

Ore ti Armando, ç’janë këto broçkulla? Kështu është dashur të mendosh me kohë, jo tash që Shqipëria u eliminua nga EURO 2016. Më keq se keqardhja jote, është trajtimi që u ke bërë , sidomos Behramit. A nuk e ke quajtur ti Behramin magjup dhe të gjithë të tjerët tradhtarë kur vendosen ta veshin dresin e Zvicrës. Ti ke pasur rastin historik ta krijosh kombëtaren më të fortë shqiptare të të gjitha kohërave. Ke deshtuar dhe na ke deshpruar tej mase. I pari njeri që do duhej ta lë këmbëtaren, je ti – Monsieur Duka.

Atë që s’e bëre ti, për këta futbollistë, e bëri Zvicra. I ngriti, u dha shansin e jetës sa ishin të vegjël dhe me kohë i ftoi në formacionin e më të mirëve, të cilin zvicranët e quajnë NATI. Krejt normal që sot të mirën po ia kthjenë Zvicrës me të mirë. Lotët e Behramit, në konferencën e fundit për shtyp, na kanë mallëngjyer të gjithëve. Dhe, mirë e tha që është krenar që po ia kthen Zvicrës atë që i ka dhënë Zvicra qysh kur erdhi këtu në moshën 5 vjeçare, etj. Të gjithë këta futbollistë, për ne shqiptarët e Zvicrës, janë krenaria jonë. Këta janë ata që e ndryshuan dhe zbukuruan imazhin e shqiptarëve në Zvicër. Këtë të mirë ua kemi borxh gjithë jetën.

Po tjerët që u formuan në Zvicër e luajnë për Shqipërinë?

Pra, jo vetëm këta shqiptarë që luajnë për Nati, por edhe ata që luajnë për Shqipërinë dhe u formuan në Zvicër, janë krenaria jonë. Bashkë me këta djem, me tri ndeshje në Francë, duke duartrokitur e brohoritur “Shqipëri, Shqipëri”, spektatorët me sjelljet shembullore e detyruan shqtypin francez të shkruaj me shkronja të mëdha, “Shqiptarë ejani prapë kur të doni”! Edhe pse jemi për një kombëtare shqiptare, të shpresojmë se pas pranimit të Kosovës në UEFA dhe FIFA, legjenda e futbollit dhe tash kryetari FFK, Fadil Vokrri, do të dijë të sillet si i ka hije një profesionalisti.

Zgjimi i politikës shqiptare dhe pasaportat diplomatike

Papritmas, u zgjua edhe politika shqiptare. Ministra e deputetë u dyndën drejtë Francës dhe stadiumeve ku luante kombëtarja shqiptare. Mirë që u ndienë më shumë shqiptarë se kurrë më parë. Dhe, pikërisht pjesa tjetër e “tradhtarëve nga Zvicra” i bënë të ndihen krenar që janë shqiptarë.

Shpërblimi ishte i “madh e dinijitoz” nga qeveria Rama. Një pasaportë shqiptare diplomatike për secilin futbollist! Gjithë kjo u shoqërua me një fjalim politik të Ramës dhe ofshamat e tij drejtuar Canës për kartonin e kuq. Edhe futbollistët nuk ndejtën duarkryq. E përfunduan ceremoninë me këngën:

“Oj Serbi gurin ta prisha,
se mu m’thojnë Salih Berisha”!

Faleminderit Nanë Shqipëri. Ne “tradhtarët e Zvicrës” të duam edhe kur “patriotët” e tipit Duka na shajnë!

One thought on “ÇKA, ÇKA PASKA THËNË ARMAND DUKA!?”

  1. Shkrimi eshte tendencioz dhe nuk ka asnje sens te vertetes.Perpara se te flasesh per Berhamin mire do te besh te pyesesh ate cfare ndien per shqiperine dhe shqiptaret,nuk mund te besh hero te shqiptareve nje shqipfoles qe i perkushtohet nje tjeter nacionaliteti.Nuk mund te frymezojne brezat e rinj te shqiptareve keta shqipfoles,nuk mund te behen shembull per tu ndjekur keta persona.Per ecurine e kombetares shqiptare personi qe ka vlerat me te medha eshte Duka dhe me autokritiken e tij tregoi se eshte nje njeri inteligjent dhe i ekuilibruar.Shqiptaret i kane heronjte e tyre dhe fillojne me Canen dhe te gjithe te tjeret qe kendojne hymnin shqiptare dhe perfaqesojne ngjyrat e kombit ,te tjeret jane thjesht shqipfoles!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *