POLITIKA KOMBËTARE

Axhenda e Ramës: Sa vota vodhe sot?

Detyra e parë që kryeministri u jep vartësve, kasnecë mediatikë, njerëz të biznesit apo edhe partiakë të rendit të dytë, është raportimi i numrit të votave që janë akaparuar në parlament. Edi Rama s’ka asnjë dëshirë për konsensus, ai kërkon linjën e forcës si e vetmja mënyrë për të kapur sistemin e drejtësisë dhe asnjë apel ndërkombëtar s’po e ndal dot. Deri në fund të korrikut, Rama ka vetëm një hall, sa vota u vodhën, prandaj edhe ndihmësit e tij janë të ftuar të vijojnë ta gënjejnë

Të gjithë e dinë se njeriu që po pengon reformën në Drejtësi është Edi Rama. I rrethuar nga krimi dhe bandat, Rama tenton që të kryejë një reformim të drejtësisë për shpëtimin e kokës së vet. Tashmë që koha po ecën, Rama i është futur punës për blerjen e votave. Në këtë mënyrë ai porosit të gjithë vartësit për krijimin e kushteve për votat e nevojshme. Ndryshimet kushtetuese kërkojnë numrin prej 94 votash, por për të arritur këtë shifër duhet medoemos të kryejë trafikim. Ky trafikim pervers, përveç kundërshtisë së padiskutueshme të opozitës, po has në kundërshti edhe nga një pjesë e deputetëve të tij, të cilët nuk po japin pëlqimin për një reformë të marrë peng. Konsensusi nuk hyn në planet e tij, nuk hyn pasi do të ishte sikur të bënte kokën e vet kokë turku. I gjendur në të tilla kushte, Rama e nis ditën duke ndarë detyrat për vartësit. Detyra e parë që kryeministri u jep vartësve, kasnecë mediatikë, njerëz të biznesit apo edhe partiakë të rendit të dytë, është raportimi i numrit të votave që janë vjedhur në parlament. Edi Rama s’ka asnjë dëshirë për konsensus, ai kërkon linjën e forcës si e vetmja mënyrë për të kapur sistemin e drejtësisë dhe asnjë apel ndërkombëtar s’po e ndal dot. Deri në fund të korrikut, Rama ka vetëm një hall, sa vota u vodhën, prandaj edhe ndihmësit e tij janë të ftuar të vijojnë ta gënjejnë.

Jo më larg se një ditë më parë edhe raportuesit për Shqipërinë, Kukan dhe Flekenshtajn janë shprehur kategorikisht kundër kalimit të reformës në drejtësi me trafikim të votave në parlament. Kukan dhe Flekenshtajn thanë se blerja e votës është e papranueshme dhe theksuan se reforma në drejtësi duhet të kalojë me konsensus dhe jo me imponimin e njërës palë mbi tjetrën. Blerja e votave nuk është aspak praktikë evropiane, por Rama i zënë ngushte thekson lartë e poshtë se ka mbështetjen e ndërkombëtarëve vetëm që reformën ta kalojë. Për Parlamentin Evropian blerja e votave është thjesht e paimagjinueshme, ndërsa theksi vihet tek konsensusi, si rruga e vetme frytdhënëse për të mirën e vendit.Të kalosh një ndër reformat më të rëndësishme në këto 25 vite me marifete komuniste është si t’i vësh minën të gjithë sistemit demokratik. Një kryeministër që tregon vijën e kuqe heq maskën, tregon se është anti-reformë. Tregon më së miri se i dridhen leqet e këmbëve nga gjykimi. Shqiptarët po e kuptojnë që Edi Rama është pengesa kryesore e reformës. Shpëtimi prej tij mbetet në dorë të popullit, pasi vetëm largimi i tij mbetet zgjidhja.

Gazeta 55

2 thoughts on “Axhenda e Ramës: Sa vota vodhe sot?”

  1. ESHTE E KJARTE QE EDI RAMA ESHTE SHKAKTARI PER DALLAVERAT E BERA KARSHI POPULLIT TE VET MBASI AY ESHTE UKELUSHI I ENVER HOXHES SHUKU I ILIR METES FATOS NANOS, KU KA VEV 86 PER QINT DEPUTETET QE AY I NJE , MBASI JAN FEMIT E KOMUMUTVE. SI MJHERA SHQIPERI,,

  2. SI PAS SHKRIMEVE QE PO LEXOJ NE INTERNET PER EDI RAMEN SE ESHTE KRYESORO QE [PO MUNDOHET TE GJEJE MYNYREN PER MOS SBULIMET QE KA BERE JASHT LIGJIT, SI DHE HAJDUTLLEKET BASHK ME MIQT HAJDUT TE TIJ . MOS FLINI NGRINI ZENE BENI DEMOSTRATA DIT PER DIT QE TE NDEHUJE NJERZIT ME INFLUENCE POLITIKISHT, JASHT QEVERIS ,,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *