Mons. Zef Shestani dhe Prof Zef Pali ne ballkonin e Radio Vatikanit
HISTORIA

Profesor Zef Pali – Flaka e pashuar e fjalës shqipe (1910 – 1977)

Shkruan: Zef Pergega

Profesor Zef Pali, pёr 30 vjet drejtoi shtypin e Ballit Kombёtar dhe pёr disa vite ishte gazetar i Radio Vatikanit, seksioni shqip!

Trimëria, guximi e kurajo civile nuk maten vetëm me grykёn e pushkës. Fjala e lirё nё vetvete dhe pena qё e njom shpirtin e shpresës ёshtё mё e fortё se plumbi. Pena e prof. Zef Palit nё dorё tё kurajës qytetare, nё sy tё ardhmërisë shqiptare ishte mё e fortё se arma qё vret. Fuqi e fjalës dhe e mendimit tё tij tё pastër ishte mё e rёndё se floriri. Ai e shkruante fjalën siç e mendonte, siç e ndjente pavarësisht nga rrethi i telave qё kishte nё rrugën e tij. Ai shkruante vetëm kur i fliste shpirti e atëherë tingulli dëgjohej larg. Ai nuk u tremb nga policia sekrete, nga ushtritë pushtuese dhe as nga agjentet e komunizmit ndërkombëtar.

Kur lindi Balli Kombёtar, qё i pari ndёr tё parёt pranë Mit-hat Frashёrit. Nё dialogun e shpallur me kёtё rast, hyri dhe aktivizohet pozitivisht, ku u shpalos ideja dhe atdhedashuriae Prof. Zef Palit. Shumё nga traktet qё ngjitёshin nё mure, shtylla, institucione, shtëpi private, apo hidheshin nёn derё tё mikut dhe tё armikut, kanё patur vulën e nacionalistit dhe intelektualit Zef Pali…

Nё mërgim fjala e tij ishte dritё e shenj dallues, qё nrgohte zemrat dhe u tregonte shqiptarёve jashtë atdheut rrugën e drejtё. Nё çdo numër tё gazetës “Flamuri” organ i Ballit Kombëtar nё mërgim ka shkrime tё ndryshme qё mbajnë firmën e Zef Palit.

Gjithmonё mendime tё qarta, shprehje tё goditura dhe tё mprehta e mbi tё gjitha tё zjarrta edhe kur shkruante me pseodonime si: Flaka, Kendo Vreti, Magjistër, ose pa emër. Nё vitin 1949, kur u shpall Komiteti Kombetar “Shqipёria e Lirё” Zef Pali u zgjodh antar i Komitetit Ekzekutiv, pranë Mit-hat Frashёrit. Disa vjet mё vonё u emrua spikёr nё Emisionin shqip tё Radio Vatikanit Romё, duke bashkёpuniuar ngusht me Imzot Zef Shestani, drejtor i kёtij institucioni.

Mund tё jetё njё koicidencё fatale e fatit tё Zef Palit, apo njё gjё e pashpjegueshme e mistike, ndoshta dhe hyjnore…mё 21 nёndor 1944, Zef Pali u largua nga Shqipёria. 30 vjet mё vomё mё 21 nёndor 1977 ndёroi jetё.

Shokёt e luftës, miqtë e ngushtё, vëllezërit e familjёs sё madhe tё Ballit Kombёtar nё mërgim shprehen mendimin qё trupi i tij pa jetё tё sillej nga Roma nё Amerikё, pёr t’u varrosur aty ku prehen eshtrat e Mit-hat Frashёrit nё Ferneliff Cemetery Hartsdale nё New-York, derisa tё lirohet Shqipёria dhe tё dërgohen tё gjithë pёr pushimin e përjetshëm nё truallin e Nёnёs Shqipёri qё e pati pёr nder ёe i lindi.

Ky mbishkrim mund tё shkruhej nё epitafin e Prof. Zef Palit.

“Me Mit-hat Frashёrin e fillove
Me Mit-hat Frashёrin punove e luftove
Pranё Mit-hat Frashёrit erdhe dhe pushove!”

Njё bashkëluftëtar e qau me dy pika loti.

“Ҫ’pate Zef qё na hidhërove
Ballistёt po qajnë me lot
Pёr Shqipёrinё pse s’mendove
E shkreta tё donte fort!”

“ZERI I AMERIKES” njofton vdekjen e Zef Palit

Mё 22. 11. 1977, programi i gjuhës shqipe i “Zёrit tё Amerikёs” lajmëroi nё dy emisione vdekjen tragjike te prof. Zef palit me këto fjalё:

Mbas njё aksidenti automobilistik ndërroi jetё dje nё Romё Prof Zef Pali, shkrimtar, gazetar, arsimtar, udhëheqës politik dhe mbrojtës i pa lodhur i çështjes kombёtare. Me stilin e tij tё mprehtё dhe me gjuhёn e tij tё kthjellёt, Prof. Zef Pali u bё njё nga pishtarët e parё pёr drejtësi shoqёrore pёr njё Shqipёri tё pavarur. Qysh nё ditët e para tё pushtimit fashist, shkrimet e tij tё shumta nё revistën e mirënjohur “Hylli i Drites” nё trakte tё fshehta tё nënshkruara me pseudonimin “Flaka” ndezën flakёn e rinisё shqiptare, tё cilët kërkonin tё shihnin njё Shqipёri tё lirё dhe demokratike dhe jo nёn thundrën e pushtuesit fashist. Zef Pali ishte njё nga udhëheqësit dhe inspiruesit mё tё ëmbël tё lëvizjes sё qëndresës sё popullit shqiptar. U largue nga vendi bashkё me tё tjerët, kur vendi ra nё duart e komunizmit. Pasues i denjё i ndjenjave tё pastra atdhetare tё Luigj Gurakuqit dhe besnik tё idealeve te Mit-hat Frashёrit, Prof Zef Pali, vazhdoi jashtë atdheut tё mbrojё me këmbëngulje kauzën shqiptare dhe atё tё lirisë sё popullit shqiptar!

Me datën 23 nёndor 1977 radio Vatikani jep lajmin e hidhur tё ndarjes nga jeta tё Prof Zef Palit nё moshën 67 vjeçare. “…Zef Pali mbaroi gjimnazin Saverian nё Shkodёr dhe me pas vazhdoi studimet larta nё Universitetin e Firences dhe me kthimin nё Shqipёri bёhet drejtor i shkollës “Skenderbeg” nё Shkodёr. Ai ishte njё kundërshtar i hapur i regjimit komunist. Qё nga viti 1955, Zef Pali pati njё bashkëpunim tё ngushtё me Radio Vatikanin!”

Po kush ishte Prof.. Zef Pali?!

Ai u lind ne Shkodёr mё 1910. Shkollёn fillore e mbaroi nё qytetin e lindjёs. Po ashtu përfundoj studimet e mesme ne Gjimnazin katolik Shkodёr. Thuhet se mbaroi edhe normalen e Elbasanit pёr mësues dhe mё pas nё Firence tё Italisё pёr tё përfunduar studimet nё shkencat shoqerore.

Mё kthimin nё atdhe iu përvesh punës me energji rinore dhe praktikё perёndimore, tepër pasinonat me rininë, pёr te edukuar e brezin e ri me ndjenjat e bukura dhe fisnikëruese tё lirisë, drejtësisë dhe tё pastërtisë, si jeta e tyre, nё rrugën e veshtirё tё ndryshimeve te thella qё e priste kombin tonё, nga ajo mesjetare nё aplikimin e metodave mё qytetëruese tё kombёve tё cilivizuar perëndimor.

Veprimi mё i gjatё qё u lidh nё jetën e tij si pullat e bardha tё këmishës sё bardhё, ishte prilli i vitit 1939, kur njё fuqi e jashtë përtej Adriatikut pushtoi ushtarakisht vendin tonё. Nё atё kohё tregtarёt e flamujve kërkonin rroga e pozita, ndërsa rinia dhe patriotet kërkonin armё pёr beteja dhe prijës pёr demonstrata. Zefi Pali kurdoherë nё ballё, si njё nga frymëzuesit e besimit kombëtar. Me penën e tij ndezi zjarrin e revoltës kundra pushtuesit fashist. Duke qenё se ende Gjermania naziste nuk e kishte sulmuar ushtarakisht Bashkimin Sovjetik, përhapësit e agjitatoret komunistё nxorën parullën se komunizmi ёshtё mё i afërt me fashizmin sesa me demokracinë perёndimore. Sepse regjimi fashist, sipas tyre, kishte futur kapitalin nё njё farё kontrolli nga ana e shtetit dhe popullin nё njё farё regjimenti. Kështu qё populli pas rёnjёs sё fashizmit e kishte vetëm njё hap pёr t’u hedhur nё komunizëm. Ndёrkohё nderin e falmurit tonё kombёtar, shpresat pёr njё tё ardhme tё lirё e mbanin demokratёt dhe patriotёt e vёrtetё tё pasuar nga rinia e brujtur me këto ideale.

Zef Pali ishte aty ku shkruhej e vihej njё trakt, njё pamflet, aty ku flitej pёr tё drejtën dhe shporrjen e fashizmit. Nё kuvende e tubime revolte fjala e tij tërhiqte vëmendje tё madhe, se nё ato ligjërata ishin tё forta dhe tё gjalla themelet dhe parimet e Shqipёrisё etnike. Nekongresin e Ballit qё u mbajt nё Beratin e lirё mё 1944, Zef Pali u zgjodh nё organet mё tё larta tё këtij grupimi politik. Shkrimet e Zef Palit vinin e bëheshin mё tё nxehta dhe me njё ton reagues. Kur partia koministe mundi t rrëmbente fuqinë përmbi gjak e gërmadha, Zef Pali u nis drejt syve tё perëndimit, ku aty ai kishte shijuar dritën e tyre.
Nё mërgim Zef pali i denoncoi tregtarёt e flamujeve, tellallët e gënjeshtrës dhe mashtrimit, parazitët e gjakut dhe tё nderit shqiptar. Nё gazetën “Flamuri” shkrimet e tij shquheshin pёr nga trajta e përmbajtja, nga perpikmeria e shprehjes dhe qartësia e mendimit, nga idea qendrore e atdhedashurisë e lirisë se vertete demokratike dhe mbi tё gjitha dashuria pёr Shqipёrinё etnike. Ja si i rrjedhin vargjet Prof. Palit pёr flamurin tonё dhe pёr kёtё ndjenjё tё fuqishme ai burgoset dy herё:

FLAMURIT

Nё njё shesh ngjyrё gjaku nёn rreze tё diellit
Zbriti shqiponja e pushoi mbi tise
Njё flake e kuqё nё hapsinё tё qiellit
Dhe dritё e zjarrit e hapi nё këto vise

Pёrmblidhi flamur
Mbi kështjellat tuaja
Çёrdhen e tё parёve
Shipeve ruaja

Nё fushat gjelbёrore nё malet shkambore
Njё zemёr rrahu e njё gjuhё u ndie
Kaluen shekujt kapur pёrdore
Nё gjak u pagëzuan shqiptarёt e ri

Iliri i hovshëm tё pati prijës nё fitime
Shpata e krutanit me ty vringëlloi
Nёn ty u endёn trimëri tё padëgjuara
Tё falemi o flamur Shenjt pёr heronj!

Nё gazetën “Flamuri” viti 31 Nr. 215 mё 21.2.1978, i cili i kushtohet jetës dhe veprimtarisë sё Prof Zef Palit, nё shkrimin “Kuq e Zi” me firmën e tij, dëshmon:

“…Nё Shkodrёn komuniste kishte pak ballista. Fashistet ishin zhduk me rёnjёn e Musolinit ose ishin strukur ne lëvizjen Nacional-Ҫlirimtare, duke dorëzuar armët dhe municionet. Kishte mbetur shtëpia e Markagjoneve, qё po mundohej tё ngrinte nё kёmbё politiken e reabilitimit. Nga kjo derё e vjetër kisha njohur Mark Gjonmarkun, kur ishte ministër i brendshëm me kishte arrestuar njё vit mё parё. Tek rruga e bamit ishte njё burg i ndyrё. Aty mё mbyllёn nё njё dhomё tё mbushur me çimka. Nё mure kishte shkrime tё burgosurish, tё cilët rrëfenin torturat…Prisja nё ankth torturat qё lajmëronin shkrimet e burgut. Hyri pas njё pritje tё gjatё vetё ministri i brendshëm:

“I kam lёxuar me kujdes, – mё tha, shkrimet tuaja qysh nё kohёn e Zogut. E kam pasё çmuar guximin tënd. Besoj se je aq burrë sa me m’u përgjigj haptas: “A je ti qё fshihesh nёn preudonimin Flaka dhe shkruan tek “Hylli i Drites” ?!
Si mori pohimin tim shtoi: “Sipas mendimit tënd, ju jeni atdhetaret dhe ne tradhetaret?!”

Iu përgjigja: “Nuk kam dalluar ne shkrimet e mia se cilët janë patriotet e cilët jo, por si vepron njëra palё e si sillet pala tjetër. Ato qё kanё mizën nёn kёsule e kuptojnë vetё. Ai ma ktheu: “Nuk tё kam arrestuar unё po Maliq Bushati, kryeministri i shtyre nga ministri i arsimit sepse e kanё njohur stilin tënd nё njё fletё tё lëshuar nga Balli Kombёtar nё Shkodёr!”

Njё ditё u lirova me urdhër tё komandantit tё Pёrgjithshёm tё Gjandarmerisё. Por mё 12 prill 1943 nё mёngjez herët me rrethuan përsëri shtëpinë nё Tiranё dhe me futen përsëri nё burg. Kryeministri i fyer nga traktet e mia kishte dhёnё urdhёrin e arrestimit. Marku dërgoi nё burg, kryetarin e policisë dhe me lajmëroi: “Lirimi yt gati shkaktoi rёnjёn e qeverisё” ndërsa kryepolici me tha: “Kёshtu duhet te vuajmë ne patriotёt!” Mora vesh mё vonё se krahu i Mustafa Krujёs nuk shkone mirё me Maliq Bushatin dhe kërkonin njё shkak pёr t’a rrёzuar qeverinë e tij dhe kështu me pёrdorёn mua si i ç’rregullt. Misteret e lamshit politik!”

Ndalu ku shkon Zef Pali…!

Sami Repishti : “Ndalu ku shkon Zef Pali?! Njё djalë shkodran ka sot njё fjalё me ty! Ndalu se rinia e qytetit ku u linde asht burnue e pjekё nga vuajtja dhe nga e keqja, por mos harro se nё atё vend qё sё bashku e braktisem ka shumё filiza tё njomё qё ende kanё nёvojё pёr ushqim. Sepse nuk ka shtylla arbёnore qё sot ballё hapun tё dalin para tё rinjёve e me bindjen e profetëve biblikё tё proklamojnë se Shqiperia asht e shqiptarёve edhe pse atyre u asht mohue vendi nё Shqipni!

Me kujtohet dyqani i plakut tand nё hymje tё rrugës At Shtjefen Gjeçovi, dy hapa nga e majta rruga Skenderbej, nga e djatha rruga Lek Dukagjini, e pak mё poshtë rruga 28 nendori. Kur unё rrija nё dyqan ti shkoje nё shkollё, tek çeta e Fretnёve Françeskanё, si bleta me zogj tё begatshëm pёr tё mirën e Shqipёrisё dhe tё shqiptarёvet. E ardhmja jote ishte pёrcaktue nga njё ambjent qё tё formoi, qё tё edukoi e tё frymëzoi. Ti je prodhim besnik i Shkodrёs tre mijё vjeçare shqiptare.

Shqipёria nuk asht sot vendi i andrrave tuaja o Zef Pali! Atje nanat vajtojnë fëmijët, vajtojnë motrat, pёr baben, pёr vellanё, pёr djalin. Ajo asht sot kombi i tё vejave qё vajtojnë fatin e burrave tё humbur nёpёr botё. Sa herё duhet tё kenë pyetur vetёn nanat e motrat tona tё mbyllura nё burgje e kampe përqendrimi: “Pse u largove e me le rrugëve pa mbrojtje o babai im, o biri im, o vëllai im, o burri im?!” Kush e din sa herё edhe vogëlushi yt qё u burrnue, duhet tё kёtё pёrseritё: “Pse u largove o babё?!” Kur dimri e grinte, e urija e lodhte trupin e tij tё njomё…E tash qё ti i mungon ai me zemёr tё plasun, tё vetmen qetësi ka mundur tё gjejё, tue e pёrseriste me frikё: “Pushofsh nё paqё o babё, kryelartё do tё jemё gjithmonë me ty!

Historia na mëson qё nga profetët e Izraelit e deri tek shenjtnesha e gjallё shqiptare Nana Tereze, kuptimi i qytetërimit dhe i kryelartësisë njerёzore ka qendrue nё tё vёrtetёn e madhe qё ato proklamuan, nё drejtësinë e pakorruptueshme, nё lirinë e pakundërshtueshme, qё ato deshiruen pёr vete e pёr tё gjithë, pa përjashtim

Po flej i qetё Zef Pali, se emri yt u kalit nё zemёrat e atyre qё digjёn pёr Shqipёri, qё vuajtën pёr gjakun shqiptar, qё lutet pёr njerёzimin mbarё. Aty asht guri i themelit tё çdo tempulli, i çdo qytetërimi, i çdo kulture, i çdo rilindje, i çdo përparimi. Aty asht çelёsi i fitorёs sё njëriut mbi botёn e pa shpirt qё na rrethon!”

U shue nje flake e lirisë…

Gjon Gjonmarku: “…Ky shёbull i patriotizmit ia dedikoi gjithë jetën e tij kauzës sё naltё kombёtare me emër dhe pseudonimin Flaka. Nё gazetat dhe revistat “Hylli i Dritёs” nё Shqipёri, “Flamuri” “L’Albanie Democratique” dhe “Besa” Zef Pali predikoi, mësoi dhe rrënjosi nё shpirt tek breznitë, nё radhё tё parё, çfarë ёshtё Liria, ç’kuptim ka flamuri i kombit e ç’kёrkon njё popull sovran. Pena dhe oratoria e Zef Palit, përjetësoi tё vёrtetёn, mbolli farën e demokracisë, çimentoi bazën e Lirisё! Ai nuk e duroi zgjedhën e huaj, nuk e pranoi flamurin tё larazuem me shenja e simbole tё huaja. As popullin e tij tё shtruem nёn bajoneta tё hordhive fashiste. Urrejti me tё drejtё mekatarёt e popullit.

Me tё njëjtën vendosmëri e vetmohim ndezi flakёn kundra shёrbetorёve tё armikut shekullor, mohuesve tё Kosovёs kreshnike, bandës vëllavrasëse tё yllit tё kuq tё robnisё, tё pafeve tё gardhit tё hekurt…Zefi ndezi thëngjillin e marshimit pёr Liri!”

Si e përcollën Prof. Palin?!

Balli vendosi qё “Bilbili i Ballit tё Shqipёrisё Etnike Zef Pali” tё varrosej nё New- York nё tё njetёn varrezё, ku prehen eshtrat e Mit-hat Frashёrit. Pёr tё bёrё ceremoninë mortore trupi i tё nderit u vendos nё tё njëjtën shtëpi mortore “Frank Compell”, ku nё tetor tё vitit 1949 u vendos trupi pa jetё i Mit-hat Frashёrit. Kështu me 30 nendor 1977, ditёn e merkurrё arkivoli i profesorit mbërriti nga Roma nё New-York. Ceremonia e lamtumirës u zhvillue me 3 dhjetor 1977. Morёn pjesё shumё shqiptarё, pёrsonalitete politike, shoqёrore, akademike e fetare tё diasporës. Njё grup shqiptarёsh nga Kalifornia kishin qëndisur njё flmur me qeleshe, tё cilin e vendosen tek kryet e profesorit. Me 2 dhjetor tё këtij viti gazeta New-York Time dha lajmin e vdekjes sё prof. Palit. Meshën e dritës e celebroi Dom Lazer Sheldija, i cili bekoi arkivolin dhe recitoj njё vjershё tё shkruar me dorën e tij. Me organo u kendue hymni ynё kombëtar. Ceremoninё mortore e moderoi Dr. Nihat Bakalli, i cili pas njё fjalimi tё shkurtër ua dha fjalën, nga mё tё afërmit e Prof. Zef Palit.

Abaz Ermenji, kryetar i komitetit “Shqipёria e Lirё” “…As nё ngjarjet me dramatike tё luftës tonё nё Shqipёri, as nё ditët mё tё zymta e mё tё neveritshme tё mërgimit Zef Pali nuk u shmang kurrë nga vija e drejtё e përpjekjes kombёtare, nga ajo vijё qё na e patën caktuar Abdyl Frashёri, Jani Vretua, Vaso Pasha, Ismail Qemali, Luigj Gurakuqi, Mit-hat Frashёri e mijëra dёshmorё tё Shqipёrisё Etnike…!”

Kishin mbërritur edhe njё grup nga Detroiti me nё krye Baba Rexhepin e Teqes Bektashiane, i cili nё fjalën e tij ndёr tё tjera tha:

“…Me Zef Palin mbyllet njё e kaluar historike 40-vjeçare kushtuar shërbimit ndaj atdheut. Me Zef Palin merr fund ajo gjallëri, ajo shprehje, ajo frymё e zjarrtё, qё nuk ka pushuar asnjëherë gjatё gjithë këtyre viteve.

Zef i dashur, Zef i luftrave dhe i vuajtjeve, i sakrificave nёpёr kampet e Italisё, qё nga Reggio Emilio, i baltës sё Grumos, nga Jesi nё Napoli, ku kemi qarё hallet sё bashku tё gjithë. Ky ёshtё babai, i cili ka ardhur nga Detroiti mё qёllim tё tё japë përshëndetjet e fundit. Ti nuk je mërzitur nga vdekja, pse ti ishe i vendosur pёr vdekje a liri!”

Sulejman Meço: “ …I shkolluar me mësimet e At Gjergj Fishtёs, i frymëzuar nga idetë e Mit-hat Frashёrit, Zef Pali nuk ishte vetëm njё edukator i shquar, por edhe njё shkrimtar i rallё, njё luftëtar nё fushën e mendimit, njё politikan pa kompromis, njё patriot i pёrvelur dhe me njё logjikё tё fortё, i cili i mbërthente pёr muri tё gjithë ato qё vinin nё treg interesat e atdheut…!”
Prof Luan Gashi, kryetar i “Lidhja Kosovare” tha: “…Zef Palin e njoha kur ishte fёmijё, ka qenё mësuesi im…Pёr ne kosovaret, profesor Zefi tregoi qё nё fillim se kush ishte, kur nё krye tё qindra mësuesve vullnetarё shkoi nё tё katër anët e Kosovёs, duke çelur shkolla shqipe, pёr tё parёn herё nё histori. Zefi ka regjistruar 180 nxёnёs kosovarё pёr tё vazhduar sudimet e larta. Kur Lidhja Kosovare filloi veprimtarinë e saj nё mërgim, ndihma, kontributi dhe përkrahja e Zef Palit kanё qenё njё faktor me rёndёsi. Si oratoria e pena e profesor Palit ishin nё shërbim tё plotё dhe tё sinqertё pёr Shqipёrinё Etnike!’
Ndue Prennushi: “…Faliminderit pёr ato qё mё mësove nё bankat e shkollës Prof. Zefi, me e dashtë Shqipёrinё siç e don nana djalin. Dhe me ty po këndoj edhe njëherë rreshtat e këngëve tё bukura qё na mësove nё femini:

Moj shqiponja dy krenare
Hapi krahët mbi Skenderbene
Sot liria asht kah lenё…

Djali im o per atdhe
Nuk ka vdek po sot ka le!

Ramazan Turdiu: “…Vasil Antoni mё mori nё telefon nga Roma. Ai ishte shumё i tronditur nga kjo humbje e madhe dhe e papritur. Pёr shtatё ditё me radhё ai bashkё me Mons. Zef Shestani dhe Dr. Vasil Dhimitrin e viztuan nё çdo moment Zefin nё spitalin italian. Ata e pritёn me dёshirё kërkesën tonё qё trupi i tё ndjerit tё varroset përkrah Mit-hat Frashёrit!”
Prof Zef Pali me 28 nendor 1978 perkujtohet ne Detroit nga Ramazan Turdiu, i cili mban fjalën e rastit nё kёtё përvjetor tё Pavarësisë sё Shqipёrisё.

Ja çfarë shkruan Zef Pali pёr Mit-hat Frashёrin nё shkurt tё vitit 1950: “Ai ndoqi rrugën e atdheut me trimërinë e Abdylit e me ndjeshmërinë e Naimit. E filloi punën me plagët tona, plagё qё duhёshin shëruar. Pse trupi i kombit i shkelur dhe i robëruar duhej pastruar nga hijet dhe gangrenat!”

Dom Lazёr Shantoja prift nё New-York shkruan njё vjershё me 30 vargje kushtuar Zef Palit:

…Ah moj zana e Veleçikut
Qaj prej dhimbjёs sё këtij kreshinikut
Qaj nё Rrmaj e nё Zall tё Kirit
Qaj atё fisin e ma tё mirit
Eshe rracёn e Ilirit
Lenia fjalё ndonjë shqiptarit
Qё ta ruaj ate penën e arit
Qё Shqipninё mё tё e pat shkrue
Ndёr gazeta e fletore
Tu i dal zot rracёs arbёnore!

Hasan Mishgjoni shkruan nje vjershё kushtuar profesorit, i cili humbi jetën nё njё aksident automobilistik nё rrugët e Romёs, njeriut tё fjalës dhe mendimit tё lirё pёr Shqipёri, Zef Pali.

…Shkrimet e tij fuqi magjike
Bilbil i kombit dhe i gjuhës shqipe

Sa qe gjallё pa u ndal punoi
Vёrbin e kombit kudo e çoi

Mburru moj Shkodёr se lind viganё
Dje Gurakuqin e sot Zef Palё
Flamurё ishe e flamurë do tё jetё!

“Udhёtari” vjershёn me 20 vargje ia kushton te ndjerit Pro. Pali

O sa bukur ligjëronte
Ky bilbil i Shqipёrisё
Pena e tij dërrmonte
Ҫdo klikё tё tradhёtisё

Shkoi e i puthi dorën Lumos
E ti thotë “fli i qetё”
T’i kujtoje balten e Gumos
Ballin e forcoi përjetë!

Kjo ёshtё nё pak radhё historia e jetës plot vocanione pёr Shqipёrine Etnike, si njё verb i rallё e shkodranit tё qyteruar Zef Pali, i cili besonte nё Zot dhe fenë e tij se dita pёr atdheun tonё do tё vijё. Ajo erdhi, Shqiperi mos i harro ato qё punuan dhe dhanë jetën pёr ty, ёshtё nё nderin tënd t’i kujtosh, t’i nderosh e t’ua sjellësh eshtrat nё prehrin tënd te përjetёsimit!. Amin!

2 thoughts on “Profesor Zef Pali – Flaka e pashuar e fjalës shqipe (1910 – 1977)”

  1. Zef Pali ka qene mjeshter I fjalet dhe I shkrimit. E kam patur nje ndere te vertete t’i jem shume afer ne rrugen e tije, si udheheqes nder te paret, kunder atyrevet, te cilet e paten rrahur gjoksin ne krah te idevet dhe ideologjivet ekstreme te te djathtes edhe te te majtes. E kam patur per ndere te jem bashkepunetor I tije vite me radhe. Idete e Ballit Kombetar, Zef Pali na i pat ngulur ne zemer vazhdimisht. Mungesen e tije e kemi ndjere pa perjashtim. Prandej e kam patur ndere te kujdesem t’a sjell trupin e tije nga Roma e Italise te pushoje krah krye-atdhetarit Mid’hat Frasherit, ne Ferncliff Cemetery, ne Hartsdale te New Yorkut, aty ku pushojne shume balliste te tjere si dr. Rushdi Daca, dr. Ali Koprencka, Lufto Toto, Emin Kopliku, Talat Karagjozi e shume te tjere.. Me kete rastin, e pergezonj ate, qe shkronj ne menyre te gjere per miku tem te pa harruar, Prof. Zef Pali.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *