POLITIKA KOMBËTARE

Zhbogar, shefi i zyrës së BE-së apo president i serbëve të Kosovës?!

Shkruan: Florim ZEQA

Shantazhet që në vazhdimësi u bënë drejtuesve shtetëror, depuetëve të kuvendit dhe kryetarëve të komunave, shefi i zyrës së BE-së në Kosovë, Samuel Zhbogar, janë sa të vrazhda po aq të dëmshme për shumicën shqiptare dhe të ardhmen e shtetit tonë.

Samuel Zhbogar në Kosovë, përveqse Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, me mbrojtjen me përkushtim të identitetit, trashëgimisë dhe territorit të paqënë serb,…më tepër po paraqitet në rolin e presidentit të serbëve të Kosovës!

Serbët me ndihmën dhe përkrahjen e Zhbogarit e “shpërfillën” në tërërsi Pakon e Ahtisarit, me ndarjen administrative të qytetit të Mitrovicës, respektivisht vendosjen e kufijëve administrativ në mes të Mitrovicës Jugore dhe Mitrovicës Veriore.
Serbët, me përkrahjen e qeverisë serbe dhe të shefi të zyrës së BE-së në Kosovë, Samuel Zhbogar, përveqse fortofikuan “Parkun e Paqes” mbi Urën e lumit Ibër, filluan projektin tjetër kolonizues të veriut me të ashtuquajturen “Lugina e Diellit”.

Pakoja e Ahtisarit, mister i pazbualuar!

Siq po vërtetohet katërçipërisht, e ashtuquajtura “Pako e Ahtisarit” për pavarësimin e shtetit tonë, po na del të jetë pak më tepër se kompromis i dhimbshëm. Viteve të fundit është shndrruar në pako komprometuese të shtetit të Kosovës.

Ashtu si Pakoja e Ahtisarit, edhe ndarja e Mitrovicës nuk ishte e rastësishme, por e planifikuar dhe koordinuar mirë nga Serbia, Rusia dhe një pjesë tjetër e bashkësisë ndërkombëtare e instaluar në Kosovë.

Cila në të vërtetë ishte pakoja e Ahtisarit për pavarësimin e Kosovës? Kush ishte ideatori i parë i ndarjes së qytetit të Mitrovicës në dysh? Cilat janë hartat e ndarjes administrative të Mitrovicës? A i kanë parë hartat ndarëse të Ahtisarit liderët shtetëror, nëse po, pse heshtin? Çfarë mund të themi ne që nuk i kemi parë hartat e kufinjëve të Ahtisarit? Si do të përmbyllet demarkacioni me fqiun tonë verior-Serbinë? Apo ndoshta demarkacioni me Malin e Zi është më pak i dhimbshëm apo vetëm mjegull e sajuar për gllabërimin e fshatrave të tëra shqiptare në veri të vendit nga Serbia?

Janë këto dhe shumë pyetje të tjera, në të cilat duhet të përgjigjen liderët shtetëror dhe grupi negociator në bisedimet e Brukselit.

Edhe përkundër premtimeve dhe vullnetit të kryetarit të Mitrovicës, zotit Agim Bahtiri për hapjen e Urës mbi lumin Ibër për qarkullim të lirë të qytetarëve me 15 qershor, ajo vazhdon të mbetët e mbyllur dhe e fortifikuar me rrethoja të hekurta!

Kush janë sabotuesit e vërtetë të mbylljes së Urës mbi lumin Ibër?!

Është kjo një pyetje, e cila kërkon elaborim më të zgjeruar. Përveq Beogradit zyrtar, bllokimi i urës më tepër iu konvenon grupeve të interesit andej dhe këndej Urës.

Grupet e interesit të lidhur me oligarkët e pushtetit, urën e bllokuar e përdorin vetëm si “alibi” për kontrabandimin e mallërave dhe derivateve tjera (karburantëve, narkotikëve, etj) nga pjesa veriore në pjesën jugore.

Përgjatë këtyre viteve i “provuam” të gjitha mundësitë tona për të bindur (frikësuar) pushtuesin tonë verior të na lë Mitrovicën, por kot!

Atë që nuk mundi ta bëjë shumë vite më parë ylli i muzikës shqiptare, e madhja Shkurte Fejza me këngën; “Jo nuk ndahet Mitrovica”,…provuan ta bëjnë edhe liderët tonë përmes fushatave zgjedhore disa herë në vazhdimësi, përderisa në zgjedhjet e fundit parlamentare as që humbën kohë të merren me Mitrovicën, jo shkaku i kohës së shkurtër të fushatës,…për më tepër shkaku i konsumimit të kësaj çështje në fjalorin e tyre politik.

Po i kthehem edhe një herë mesazhit të fuqishëm që shpërndau këngëtarja jonë e mirënjohur, në vargun e saj më kulmor në këngën e saj; “pa u farue me djem e qika, jo nuk ndahet Mitrovica”.

Ky varg, për më tepër se mesazh, duhej të ishte si kushtrim mbarëkombëtar, mirëpo në kohën kur u lansua kjo këngë, mesazhi i saj duket të ketë qenë pak sa i vonuar, madje do të thosha edhe shqetësues për “bartësit” e luftës, tashmë të akomoduar mirë nëpër institucione shtetërore, të zhytyur thellë në luksin përrallor që ua solli liria!

Një situatë e tillë e krijuar e komandantëve (varfanjak) të shndrruar në milionierë, u bë shkak për irritim dhe thyerje shpirtërore të shumë prej ish luftëtarëve të lirisë, të cilët 17 vjet nga përfundimi i luftës të vetmin shpëtim ekzistencial për familjet e tyre e kanë nga statusi diskriminues i veteranit.

Heronjë të gjallë të (vetëm) asaj toke janë ata pak banor shqiptar të mbetur në pjesën veriore, që me prezencen e tyre fizike janë duke u munduar t’i dalin zot trojeve te veta stërgjyshore, përderisa liderët politik me hipokrizi sillen ndaj tyre duke ju thënë “jo nuk ndahet Mitrovica”, duke mos e bërë as hapin më të vogël politik e juridik për bashkimin e asaj pjese.

Në anën tjetër, serbët me modifikimin (ndryshimin) e pamjes së barrikadave mbi urën e lumit Ibër na rikujtojnë se aty përfundon sovraniteti i shtetit të Kosovës.

E gjithë loja e serbëve me barrikada po bëhet para syve të opinionit vendor dhe ndërkombëtar. Janë serbët, varrëmihësit e shqiptarëve që s’ka kush t’i ndalë me lojërat djallëzore të tyre,…që për më tepër se lojë është provokim dhe tallje me shqiptarët e anës tjetër, të ndarë dhe përqarë në luftën për pushtet në gjysëm shtet!

Politikan të të gjitha ngjyrave, mos yryshi për pushtet, sovraniteti i shtetit përfundon tek Ura, vraponi, mos u ndalni o burra!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *