EKONOMIA

Në Matera (Basilicata-Itali) themelohet dega e katërt e Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Itali

Vazhdon zgjerimin Rrjeti i Bizneseve Shqiptare në Itali

Shkruan: Florim ZEQA

Rrjeti i Bizneseve Shqiptare në Itali është themeluar me 1 Mars 2014 në Trevizo (Itali). Ideatore e këtij rrjetizimi është Ministrisia e Diasporës e Republikës së Kosovës, respektivisht zoti Naim Dedushaj.

Vlenë të theksohet, se me rastin e themelimit të RRBSHI (RIDA) në Itali, kryetare e parë ishte zgjedhur, avokatja e parë shqiptare në Itali, zonjusha Ermira Zhuri, presidente e shoqatës kulturore “ILIRIA” në Trevizo.

Pas themelimit të degëve të Rrjetit Bizneseve Shqiptare në Trevizo, Firence dhe Milano, radha erdhi në Matera. Pra, pas shtrirjes së rrjetit në rajonin e Venetos, Lomardisë dhe Toskanës, radha i erdhi edhe rajonit të banuar me arbëresh-Bazilikatës.

Në takimi me biznesmenët arbëreshë në Matera u themelua dega e katërt e RRBSHI (RIDA) në Itali.

Koordinatore e Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Itali, dega në Bazilikatë, u zgjodh zonja Arjana Becher, me origjinë nga Shkodra, e cila pas ngarkimit me detyrë të re, u zotua se do të merret me organizimin dhe unifikimin e biznesmenëve arbëreshë në Itali,…i cili në radhë të parë konsiston në zhvillimin ekonomik të rajoneve të banuara me arbëresh dhe bartjen e investimeve në trojet etnike shqiptare. Njiherit zonja Arjana Becher, falenderoi të gjithë pjesmarrësit e degëve të rrjetit biznesor në Itali dhe më gjerë, duke filluar nga themeluesi (Ministria e Diasporës e Kosovës), përfaqësuesit e SHBA-së, degët në Trevizo, Firence, Milano e deri tek dega e sapoformuar në Bazilikatë (Basilicata).

Basilikata, është njëri nga rajonet italiane i populluar me arbëresh, të dëbuar me dhunë nga trojet e Arbërit që nga epoka e errët e perandorisë otomane.

Në takimin e ditës së Merkurë, 15 Qershor 2016, prezent në takimin me biznesmenët arbëreshë ishte edhe përfaqësuesi i diasporës, zoti Naim Dedushaj, nipi i Gjergj Kastriotit-Skënderbeut, zoti Loris Castriota-Skanderbegh, konsull nderi i Shqipërisë në Itali dhe shumë personalitete të shquara nga fusha e bizneseve, kulturës, gazetarisë dhe letrave shqipe në përgjithësi.
Në mesin e shumë biznesmenëve, ishin edhe dy nga figurat më të shquara shqiptare në Itali, njëri në fushën e biznesit e tjetri në fushën e jurispondencës (drejtësisë).

Fjala është për biznesmenin më të suksesshëm shqiptar në Itali, zotin Bedri Suka, pronar i “Market Kosova”, me shtrirjen e mbi 12 pikave të shitjes dhe distrubuimit në Itali dhe figurën tjetër markante, avokatën e parë shqiptare (të vetmën) në Itali, zonjushën Ermira Zhuri, njiherit edhe presidente e shoqatës kulturore “ILIRIA”, e cila me punën e sukseshme në fushën e drejtësisë dhe aktivitetin e saj atdhetar është bërë sinonim i shumë gjeneratave të reja, që ndjekin studimet në universitetet më prestigjioze italiane.

Qëllimi i themelimit të rrjeteve të bizneseve të diasporës është, që bizneset e diasporës mbarëshqiptare; të lidhen mes vete, të bëjnë biznes mes vete dhe në takimet që do të kenë, të vijnë me ide konkrete për investime të përbashkëta në trojet mbarëshqiptare.

Vargut të gjatë të biznesmenëve shqiptar, nga sot ju bashkangjiten edhe biznesmenët arbëresh, e gjakut tonë të shprishur ndër shekuj, që për asnjë moment nuk e harruan prejardhjen dhe origjinën e tyre, gjuhën, traditat dhe kulturën e bukur shqipe.

Në fund të takimit u nxjerren konkluzionet e përbashkëta për thellimin e bashkëpunimit të bizneseve shqiptare në Itali. Ashtu sikurse që ekziston mundësia e bashkëpunimit, ekziston edhe dëshira e investimeve të biznesmenëve shqiptar në trojet etnike shqiptare.

Ishte kërkesë e përbashkët e Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Itali drejtuar institucioneve të dy shteteve shqiptare (Kosovë dhe Shqipëri), që përpos sigurisë së investimeve, të hiqen të gjitha barrierat byrokratike dhe krijimi i kushteve më të volitshme për investime kapitale në trojet shqiptare, të cilat përveq gjenerimit të vendeve të punës, do të ndalonin në masë të madhe trendin e keq të largimit e të rinjëve nga trojet e tyre stërgjyshore.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *