POLITIKA NDËRKOMBËTARE

Raporti i Departamanetit Amerikan të Shtetit

Departamenti Amerikan i Shtetit në raportin vjetor për terrorizmin, për rastin e Kosovës thekson dy faktorë kryesor në nxitjen e ekstremizmit, financimin nga organizatat e huaja dhe përdorimin e mediave sociale për të përhapur propagandë dhe rekrutuar njerëz.

Lidhur me Kosovën, raporti i Departamentit të Shtetit thotë se kërcënimi i ekstremizmit të dhunshëm islamik është rritur gradualisht, që nga konflikti i vitit 1999, i nxitur pjesërisht nëpërmjet financimit nga organizatat e huaja që predikojnë ideologji ekstremiste. Rreth 250 nga 300 luftëtarë të huaj terroristë nga Kosova, thuhet në raport, kanë udhëtuar në Siri dhe Irak për të luftuar për ISIS-in ose Frontin Al-Nusra, nga të cilët rreth 50 janë vrarë, raporton Zëri i Amerikës.

Grupet e dhunshme ekstremiste kanë përdorur në mënyrë aktive mediat sociale për të përhapur propagandë dhe rekrutuar njerëz. Në vitin 2015, në Kosovë nuk ka patur incidente terroriste, edhe pse policia ka arrestuar të dyshuar për planifikimin e sulmeve të tilla. Në shtator, Qeveria e Kosovës miratoi një plan gjithëpërfshirës strategjie dhe veprimi për luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm. Sipas raportit, aftësia e Kosovës për të ushtruar autoritetin e saj në veri është përmirësuar që nga nënshkrimi i Marrëveshjes së Brukselit në vitin 2013 për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, por të dy vendet ende nuk e kanë zbatuar plotësisht marrëveshjen.

Edhe pse Kosova dhe Serbia fqinje zakonisht nuk bashkëpunojnë në çështjet kundër terrorizmit, thotë DASH, qeveritë kanë një plan për Menaxhimin e Integruar të Kufirit që nga viti 2013 dhe kanë marrë pjesë në trajnime të përbashkëta të sponsorizuara nga SHBA. Kosova është anëtare e Koalicionit Global për Luftën kundër ISIS-it dhe ka ndërmarrë hapa për të mbështetur përpjekje të ndryshme brenda aftësive të saj. Ajo është fokusuar kryesisht në frenimin e luftëtarëve të huaj terroristë, si dhe në frenimin e financimeve për grupet terroriste.

Kosova ka një kornizë ligjore gjithëpërfshirëse që mbulon të gjitha aspektet penale që lidhen me terrorizmin. Kodi Penal i Kosovës ruan modelin e OKB-së në legjislacionin penal kundër terrorizmit dhe penalizon të gjitha format e terrorizmit, duke përfshirë ndihmën, lehtësimin, rekrutimin, trajnimin, dhe nxitjen për të kryer akte terrorizmi, thuhet në raportin e Departamentit të Shtetit.

Më 12 Mars, Kuvendi i Kosovës miratoi Ligjin që ndalon pjesëmarrjen në konfliktet e huaja. Ligji hyri në fuqi më 18 prill.

Sipas raportit, autoritetet kanë qenë pa përvojë në trajtimin e rasteve të terrorizmit, dhe komunikimi si dhe shkëmbimi i informacioneve mes agjencive të ndryshme mbeti një sfidë.

Vitin e kaluar, thuhet në raportin e DASH, prokurorët kanë bërë përpjekje të konsiderueshme për të përmirësuar punën në trajtimin e rasteve të lidhura me terrorizmin.

One thought on “Raporti i Departamanetit Amerikan të Shtetit”

  1. Naim Trrnava dhe te gjithe Muslimanet e Kosoves jane antishqiptaret me te medhej te kesaj periode kohore. Ata jane perfaqsues dhe punetor te shteteve te Turqise dhe Shteteve Arabia Saudite me Qatarin, te cilet po investojne miliona euro ne korruptimin e Muslimaneve te Kosoves, te cilet pastaj i korruptojne qeveritaret e Kosoves me qellim te shkaterrimit te Kombit Shqiptar. Naim Trrnava , Xhabir Hamiti, Sabri Bajgora, Lutfi Haziri, Ferid Agani, Lavdrim Muhaxheri, Zeqirja Qazimi si dhe imamet e vetquajtur te moderuar jane kryetradhetaret e kombit Shqiptar.
    Ne shumicen e faltoreve muslimane predikohet antishqiptarizmi, e jo antiamerikanizmi, sepse ligjerimet antiamerikane ne esence jane ligjerime antishqiptare…….sepse religjioni musliman nuk lejon kombe dhe kundershton qdo gjuhe tjeter perve gjuhes arabe, sepse edhe zoti edhe muhameti kane qene me kombesi Arabe. Te gjithe muslimanet e Kosoves jane antishqiptar. Numri i Muslimaneve praktikues ne Kosove sillet rreth 20-22 mije….ne baze te frekuencave neper xhamijat e tyre Muslimane. Poashtu Antaresin ne BIK ne muajin Prill 2016 e paguan 17.492 musliman….qe dmth shumica e popullates se kosoves jane joreloxhioz. Ndertimi i faltoreve te reja antishqiptare nuk eshte i nevojshem sepse ne 237 xhamija ka me pak se 15 vizitor-praktikues. Xhamijat me te frekuentuara jane 6 Ne Prishtine, 5 Prizren, ^ Mitrovice, 5 Gjilan, 2 Peje, 1 ne Podujeve, Lipjan,Gjakove……dmth duhet te mbyllen se paku 350 faltore muslimane qe kane vetem nje qellim: shkaterrimin e KOMBIT SHQIPTAR.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *