OPINIONE

A KA BUDALLA QË BESON NJË GJË TË TILLË?

Shkruan: Daim Hiseni, Kryetar i SHVL të UÇK-së

Kush të integrohet në NATO dhe kundër kuj intervenoi NATO në Ballkan ???

Bujar Osmani: “BDI-ja me vetëdije të plotë i ka lanë anesh të gjitha çështjet etnike, për shkak se prioritet për shqiptarët është integrimi në NATO”.

Disa nga pikat me prioritet për shqiptarët dhe integrimet:

  1. Statusi dhe definimi i luftës së vitit 2001;
  2. Marrëveshja e Ohrit;
  3. Kushtetuta;
  4. Decentralizimi;
  5. Statusi i Dëshmorëve dhe Invalidëve të luftës;
  6. Trashëgimia Kulturore materiale dhe jo materiale;
  7. Privatizimi i pronës shoqërore;

2001:

Sipas BDI-së le të kuptojm se lufta e vitit 2001 nuk ka pas karakter të mbrojtjes kombëtare por thjesht ka qenë një budallaki ku një grup njerëzish qëllim dhe synim e kanë pas ardhjen e tyre në pushtet.

Marreveshja e Ohrit: ka karakter etnik sepse ndërpreu konfliktin ndëretnik dhe sipas BDI-së kjo marrëveshje duhet të lihet anësh shkaku i tenderave, kontrabandës dhe sexskandaleve të matjes kush e ka më të madh kalin dhe xhepin.

Nuk ka nevojë gjuha shqipe të jetë zyrtare sepse NATO flet maqedonisht dhe përdor shkrimin qirilik. Ne duhet të pranojm stemën e VMRO-së (luanin), ne duhet të pranojm që në dokumentat e identifikimit si në letërnjoftim, ashtu edhe në pasaportë atë që shkruan: Nacionality (kombësia): MAQEDONAS . Nëse nuk besoni shikoni vet në dokumentet e juaja të identifikimit dhe binduni që ju jeni të deklaruar për Maqedonas, prandaj edhe nuk ka regjistrim të popullatës në Maqedoni. Pra ju jeni pasardhës të Car Dushanit dhe sipas BDI-së vetëm në Carizëm (Rusi) mund të integrohemi.

Nuk mundet Maqedonia të decentralizohet sepse 50 vite jetuam në centralizëm por shumë pak nga ajo kohë mbisundoi stalinizmi. Kurse neve duhet të hekim dorë nga çështja kombëtare shkaku i jetësimit praktik të politikës së Millosheviqit që e ushtron Nikolla Gruevski. Sepse në familjen e re të kualicionit janë definuar qartë rolet se kush është burri dhe kush është gruaja në këtë shtëpi.

Statusi i dëshmorëve:

Dëshmorët tanë ishin “terroristë”, “nacionalist”, “iredentist”, “shovenist”, “fashist” dhe luftuan për “MAJKA SRBIJA”, kurse BDI-ja duhet të le anash interesat kombëtare të shqiptarëve, sepse NATO mund të na pranoi vetëm me politikën e Nikolla Gruevskit dhe nëse shqiptarët pranojn të asimilohen dhe të flasin maqedonisht ose diçka e ngjashme me maqedonishten sikur që është dialekti i fisit pomak në maqedoni.

Kurse Këshilli i komunës së Gazibabës aprovon kërkesën për ngritjen e busteve të policëve të cilët morrën pjesë në ngjarjet e 9-10 Majit 2015 para se të zbardhet rasti dhe para se të ndëshkohen autorët të cilët e iskenuan këtë rast. Siç e dini edhe vet, që për interesat e “NATO-së”, BDI-ja pranon abolimin e këtyre kriminelëve siç janë: Gordana Jankullovska, Sasho Mijallkov, Nikolla Gruevski e tj. sepse vetëm në këtë mënyrë mund të integrohemi në NATO.

( A ka budallë që e beson një gjë të këtillë?)
Trashigimia kulturore:

Është gjunah të hedhim poshtë tezat e alamet akademikëve rus që shkruan enciklopedinë ku aty shumë qartë e kanë zbuluar se prejardhja e shqiptarëve është nga kaukazi, se shqiptarët janë njerëz me bisht ( biçim hajvani) dhe shqiptarët duhet të heqin dorë nga kultura dhe besimi i tyre. Ashtu që xhamia burmali mund të shëndrohet në hotel të grekëve, xhamia në Manastir dhe në Prilep mund të shëndrohet në toalet publik, Që lashtësia e Shkupit si kryeqendër shpirtërore e shqiptarëve për nga lashtësia e tij të shëndrohet në kryeqendër të xhungllës shtazarake të njerëzve të cilët në ideologjinë e tyre akoma e kanë për babë Darvinin dhe babën e Darvinit.

Privatizimi i pronës shoqërore:

Më se e qartë, ajo tani kaloi në pronë private e kapo bosave hajdut dhe matrapaz që llogariten organe të subjektit me emrin Bashkimi Demokratik për Integrim.

Partitë opozitare:

Disa nga partitë, ditën hiqen patriot, kurse natën vrapojnë dhe manipulojnë shqiptarët në emër të shqiptarisë, kurse nga ana tjetër realizojnë qëllimet sorosoide të politikave dhe interesave greke.

Edhe më tej në fuqi është parolla “Përçaj dhe sundo”

Pse jo, kur publikisht e dimë se pushtetarët shqiptarë që i kemi në skenën politike si në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni, akoma janë në shërbimin françez që nga koha e marrdhënjeve të mira me Sërbët dhe Rusët.

Shqipëria e ka më mirë.

Gjithmonë besnik ENVERIT: Miqtë Kosovarë dhe vëllezërit sllavë.

Për Shqipërinë ne jemi maqedonas, popull fqinj që rastësisht gjuha jonë ngjason me gjuhën e tyre.

Përderisa udhëhiqemi nga njerëz të deliguar nga Sërbia si dhe lejojmë që në emër të kombit të trumbetojn sorosoidët grek, mirë për shqiptarët nuk ka.

Ndërkombëtarët kërkojnë ndihmën, mbështetjen dhe bashkpunimin me rininë shqiptare për ta ndryshuar këtë mentalitet dhe vetëdije qytetare.

Kërkojnë që shqiptari të vendosë për ardhmërinë e këtij vendi, sepse aty ku mbrohet interesi shqiptar, aty është edhe interesi i integrimeve dhe bashkimit të përgjithshëm.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *