POLITIKA KOMBËTARE

Reagon Daim Hiseni, njëri nga themeluesit e UÇK-së

Daim Hiseni, Kryetar i SHVL dhe njëri nga themeluesit e UÇK-së, reagon kundër personave të cilët kohëve të fundit pengojn ecurinë e proceseve kombëtare.

Në kohën kur shqiptarët duhet të jenë të bashkuar rreth qëllimit për zgjidhjen definitive të statusit të tyre, atëher në skenë paraqiten individ kapricoid me prapavija të errëta dhe gjoja në të mirën e shqiptarëve. Këta persona kanë për qëllim të pengojn proceset e filluara nga veprimtar të vjetër të kauzës kombëtare dhe që përkasin me kërkesat e faktorit ndërkombëtar.

Subjektet politike të pozitës dhe opozitës shqiptare (gjoja me lider shqiptarë) tërë kohën po vazhdojn bashkpunimin me subjektet politike sllave duke anashkaluar faktorizimin e elementit shqiptarë si shtyllë kryesore për daljen nga kriza në të cilën është thelluar Maqedonia.

Vetitë negative të paraqitjes së tyre narcizoide, pastaj imponimit të disa individëve në skenën politike me ideologji pansllaviste që kohës së fundit shiten për shqiptarë dhe të heshturit e atyre për të bëmurat dhe mashtrimet e BDI-se që deri dje ishin krah për krahu me ta, nuk e ndihmon zbardhjen e rasteve, eliminimin e elementeve destruktive, identifikimin e anomalive dhe krijimin e klimës së re të veprimit.

Qytetarët dhe rinia shqiptare janë verbëruar nga ngjyrat partiake dhe si duket nuk duan të kritikojn këto veprime të cilat janë në dëm të popullatës shqiptare.

Sot si kurdoherë më parë është krijuar klimë e përshtatshme për jetësimin e pikave dhe kërkesave shqiptare të dalura nga 2001.

Nevojitet të përdorim mendjen, guximin dhe sinqeritetin mes vete.

One thought on “Reagon Daim Hiseni, njëri nga themeluesit e UÇK-së”

  1. Dua ti theme zotrise qe ka paraqit kete shkrim se problemet shume te renda te shqiptarve edhe ne maedoni nuk zgjidhen vetem duke shkruar se ky apo ai eshte “bashkpuntor” i serbit,Eshte mese e vertet se ka te tille,por ju qe jeni te paster ne ndergjegje per ti sherbye interesit kombtar kerkohet te jeni te bashkuar,hidheni si te pa vlere bajraktarizmin,kerkesen per te qene i pare,”-dy tebere ne nje dere”nuk mundet te jene te ukseseshem.Rinia shqiptare ne zonat shqiptare ne maqedoni eshte e paster,e etur per liri,..prandaj ju “revolucionaret” lerini grindjet e tregojuni rrugen rinise.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *