Dikur me Milladinin - Sot me Tadiqin
POLITIKA KOMBËTARE

Shaba

Shkruan: Edison YPI

Shaba ishte në shkollë të mesme kur befas një mëngjez oborri i shtëpisë së tij një katëshe u mbush me puntorë me kazma e lopata. Atë ditë puntorët gërmuan. Të nesërmen oborri u mbush me llaç e tulla. “Shteti”, pa pyetur askend, në oborrin e shtëpisë së Shabës, kishte nisur të ndërtonte diçka që as Shaba dhe askush nuk mund ta dinte. Puntorët dhe një teknik që mbante në dorë disa skica nuk flisnin. Në oborrin e shtëpisë së Shabës nuk mund të ndërtoheshin gjëra për të cilat buçiste propaganda, fabrikë, uzinë, fermë bujqësore, hidrocentral. Mundësitë ishin dy; bunker për mbrojtjen e popullit nga sulmet e armiqve, ose pallat banimi. Hamendja se fjala ishte për bunker u hodh poshtë shpejt kur u pa se gërmimet nuk vajtën më thellë se 1 metër. Pra fjala nuk ishte për tunele, por për themele, pra pallat banimi. Por edhe pallati u hodh shpejt poshtë për shkak të përmasave të kufizuara të themeleve. Vepër madhështore pesvjeçari jo, pallat jo, tunel jo, çfarë po ndërtonin vallë në oborrin e Shabës ?! Komitet partie ? Rajon policie ? Burg ? Dhomë torturash ? Zyrë e fshehtë e sigurimit ?

Kur kishte kaluar nja një muaj, ja behu çudia tjetër. Këtë herë jo e hamendësuar por faktike;
Karabinaja e porsangritur, nga forma, madhësia, dorma e çatisë, s’të linte të dyshoje se mbi oborrin e shtëpisë së Shabës po ngrihej një Tyrbe.

U çudit i madh e i vogël.
Kishat dhe xhamit kishin disa vite që ishin hedhur në erë nën brohorimat entuziaste të proletarëve surratshqyer. Priftërinjtë dhe hoxhallarët që mbetën pa u pushkatuar, varur në litar apo vdekur nëpër biruca nga rrahjet shtazarake, ishin tashmë nëpër burgje. Çne kjo Tyrbe ! Lagja mbajti frymën. Ndoshta kurvi ishte penduar për hedhjen në erë të kishave dhe xhamiave, rrahjet dhe vdekjet e klerikëve, dhe me këtë tyrbe në një qoshe të qytetit po jepte një sinjal pendese që dukej sikur thoshte; Partia e bëri atë gabim, edhe partia gabon, por pranon dhe bën autokririkë, priftërinjtë dhe hoxhallarët e vdekur nuk i ngjallim dot, ama nga pësimet nxjerrim mësime, vetëkorrektohemi, bëjmë autokritikë, nën udhëheqjen e pagabuar të klasës puntore me në krye shokun kurvi etj. etj.

Me plotësimin dita ditës të asaj që fillimisht me patëdrejtë u quajt Tyrbe, më së fundi u muar vesh se në oborrin e shtëpisë së Shabës u ndërtua një Bibliotekë.

Shaba mori frymë thellë. Tha Shaba me vete; nuk më interesojnë kuptimet e thella të kurvit, simbolikat e ngatërruara të partisë. Përderisa të dyja kanë si qëllim zbutjen e njeriut, Biblioteka dhe Tyrbja nuk dallojnë shumë nga njëratjetra. Shyqyr që nuk më ngritën në oborr ndonjë komitet, polici, dhomë torturash, zyrë sigurimi.

Shaba e priti pra me qef ndërtimin e Bibliotekës. Jo për vete. Se Shaba i kishte lexuar ndërkohë praktikisht të gjitha librat Shqip, si të lejuarit që i blinte nëpër librarira dhe të palejuarit që vinin nga Kosova. Lumturimi i Shabës ishte lumturim i një lloji tjetër, të pastër, të lartë, idealist, ishte një lumturim altruistik, i brendshëm, i thellë,për të tjerët që të bëheshin njerëz. S’do ment që biblioteka do kishte librat e kurvit, librat për vështirësitë e revolucionit, luftën e klasave, çarjen e bllokadës së egër, rrezikshmërinë e armiqve të jashtëm dhe të brendshëm. Por do kishte edhe ndonjë libër tjetër, për shembull ndonjë roman të Balzakut, Hygoit, Tolstoit, që, n’atë tmerr e n’at’ llaftarë mjaftonin për të mos i lënë shqiptarët të mos kafshëroheshin.

Kaluan vitet. Shaba hyri e doli me mijëra herë në Bibliotekën mbi oborrin e shtëpisë së vet për t’i rekomanduar njërit e tjetrit libra të mirë.

Në ’90-ën, nën sytë e përlotur të atyre për të cilët Biblioteka, falë Shabës, kishte qënë Tyrbe, banditët zhvatën orenditë dhe dogjën librat.

Por s’mund ta xhvasnin as digjnin shpirtin e Shabës që sillej i pavdekshëm aty rrotull.
Pas xhvarjeve dhe djegjeve mareriale, vendi dhe Boblioteka bosh u shndrruan në vend të shenjtë, Vakëf.
Gjetën a s’gjetën gjë, s’u muar vesh. Ama u çfaqën netëve si hije me metal detector ndër duar për të kërkuar flori nën themelet e Bibliotekës që kishte qënë oborri i Shabës.

Kërkuesve të floririt nën Bibliotekën e rrënuar Shaba u tha duke qeshur; Po lodheni kot. Floriri i oborrit tim ndodhet ku nuk mund ta merrni, në kokat e lexuesve që unë i shpëtova nga shtazërimi.
Bibliotekën mbi truallin e tij Shaba donte ta privatizonte por nuk mundi sepse e pengoi ligji.
Erdhën në ato vite shumë njerëz që i thanë Shabës,
-Digje dhe privatizoje.
-Nuk jam mesjetar që të djeg Biblioteka.
-E djegim ne për ty.
-Para se të digjni Bibliotekën duhet të më digjni mua, para se të më digjni ju mua, ju djeg unë juve.
Shqiptarët vjedhin e xhvasin e vrasin, Shaba jo që jo, Bibliotekën Tyrbe mbi oborrin e vet, tashmë pa libra shndrruar në Vakëf, nuk e prek.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *