OPINIONE

POSHTË ATA QË S’JANË PINJOLLË TË BLLOKUT KOMUNIST

Shkruan: Rexhep Shahu

Ata që s’janë pinjollë të Bllokut komunist në Shqipëri s’kanë punë në shtet, s’mund të drejtojnë në shtet, s’mund të jenë elitë në Shqiperi. Kryeministri Rama thotë që ata le të marrin zanate, le të shkojnë në shkolla e kurse profesionale por ata nuk duhet të bëhën juristë, filozofë, mjekë, artistë, arkitektë etj, ata mund të bëhën hidraulikë, elektricistë, bojaxhi si ai…

Turp historik për këtë klasë politike ulëret përditë e përnatë Spartak Ngjela, i përkëdheluri i çerek shekullit tonë, ish bllokmen i zgjedhur nga partia tonë, çun blloku, çun ministri, çun Tirone kishte dëshirë të ishte dhe të fshihte si gjithë bllokmenët e tjerë origjinën nga përtej maleve lakuriqe, ish i burgosur nga “partia tonë”, ish kandidat gjithmonë i demokratëve që e mbajtën si vezën e patës, por që i urren të tërë që janë jashtë bllokmenëve, që s’janë pinjollë ose farefis i bllokmenëve, që dikur thërriste se nuk ka dert edhe pot ë vriten 3 mijë apo 13 mijë…

Në fakt është turp për këtë Shqipëri që ende edhe sot pas 25 vitesh flet dhe avokaton për të Spartak Ngjela. Medet. Turp që klasa politike është e përbërë prej bllokmenëve e sojin e tyre. Nuk bën askush prokopi, hajër, karierë në këtë vend nëse nuk mbështetet nga bllokistat e pinjollet e bllokut. Edhe në partitë e tjera i kanë metastazat dhe është krijuar bindje se është i fisëm dhe din të ushtrojë pushtet, të drejtojë vetem ai ose ata që kanë lidhje të dukshme apo të padukshme me bllokun komunist të djeshëm, me sigurimsat e djeshëm, me fije të imta. A vetem e bllokmenëve të djeshëm dhe e bijve të tyre është kjo Shqipëri? A vetem ata kanë të drejtë të llomotisin për të, të dërgojnë rrufe kundër të tjerëve? A vetëm bllokmenët e djeshëm, ani se kanë bërë burg, por bllokmenë kanë mbetë, a vetëm ata janë të dijshëm, vetëm atyre u ofrohen privilegje, poste… A kanë ndonjë përgjegjësi bllokmenët e bijtë e tyre si Ngjela për këtë Shqiperi me krye në dhè? Minimumi duhet ta mbyllin gojen bllokmenët e bijtë e nipat e mbesat e tyre.

Në fakt ata qeverisin ende kudo. Dhe kush i kundërshton, e anatemojnë në bllok, ia nxijnë jetën. Po ata që nuk janë bllokmenë a ish bllokmenë, pse ua mbajnë bolet në dorë dhe një e dy u bëjnë fresk ish bllokmenëve e bijve të tyre. Çfarë i shtyn ata që s’janë ish bllokmenë që të mbajnë në duar e t’ua përkëdhelin e t’ua ngrohin e shkordhin bolet bijve të bllokut. Vetëm qenia e tyre spiune, ose e baballarëve a nënave të tyre spiunë. Ose vetëm bëmat e tyre jo të fisme, ndonje vjedhje, ndonjë spiunim, ndonjë incest, ndonjë përdhunim, që i bëjnë të kërkojnë mbrojtje e mbështetje nga ish bllokmenët e pinjollët e tyre.

Turp e maskarallek i madh që në Shqipëri e për Shqipërinë ende edhe sot 25 vjet pas shembjes së diktaturës komuniste vazhdon dhe drejton blloku, djemtë e bllokut, shokët e bllokut, shokët e çunat e djemve të bllokut komunist të diktaturës të byrosë politike. Dhe durojmë pastaj pordhët e Ngjeles, shokëve të Ngjelës dhe bijve të bllokmenëve të tjerë. Pse Ngjela nuk mallkon asnjë bllokmen, asnjë pinjoll blloku… Ngjela dhe bllokmenët e tjerë, pasuesit e tyre, nipa mbesa, stërmbesa, kastrambesa, që kanë edhe çertifikata burgu, që kanë marrë edhe pare burgu se i ka futë në burg dhe i ka dënuar “partia tonë”, kudo shfaqen dhe japin mend për kombin, për fatet e kombit, sikur kombi është i tyre dhe i shoqes Nexhmije, sikur kombi është bahçja e tyre, ara e tyre, bytha e tyre.

Ata që guxojnë dhe përzihen në punë shteti dhe që nuk janë të bllokut, nuk janë pasues të bllokmenëve, ata janë e do të jenë gjithmone armiq, do të shpërfillen në mos u urrefshin gjithmonë prej ngjelëve e ngjalave e pinjollëve të bllokut. Unë psh jam një armik, ti je armik, ai ajo është armik, vetem ata të bllokut nuk janë armiq. Ish bllokmenët e pasuesit e tyre pretendojne pronësi të këtij atdheut tonë. Pronësi mendimi, idesh, direktivash, parimesh, pronësi debatesh, pronësi të gjithçkajë që nuk kanë në pronësi skllevërit. Ish të dënuarit prej diktatures nuk pretendojnë pronësi mbi këtë atdhe se shpesh xhelati (bllokmenët, çunat e bllokut, pinjollët e bllokut) ua ka shëmtuar e përdhosur disidencën. Pjesa as bllokmene e as e burgosur natyrisht që është më e madhja, më e përçara se si uji nën rrogoz i ka hy komunizmi. Kjo pjesë është xhenaze, e përjashtuar gjithkund, kjo pjesë shkilet e pështyhet dhe lihet në fakt pa atdhe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *