SPORTI

Qeveria mos t’a turpërojë Kosovën dhe shqiptarët

Pranimi i Federatës së Futbollit të Kosovës në UEFA dhe FIFA është një moment i veçantë emocioni për çdo shqiptar dhe jo vetëm për Kosovën si shtet. Prandaj, duke filluar nga dita e djeshme, është obligim parësor i qeverisë së Kosovës, që sa më parë të rregullohet e tërë infrastruktura e stadiumit të qytetit në Prishtinë. Nuk ekziston asnjë arsye e vetme, që kjo çështje të mos procedohet me prioritet nacional.

Përveq stadiumit të qytetit në Prishtinë i cili duhet të trajtohet me urgjencë apsolute, punët rreth infrastrukturës që i përmbushë standardet europiane dhe i përgjigjet nevojave të mëdha të rinisë së Kosovës, duhet të përforcohen sa më parë edhe në komunat tjera.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *