OPINIONE

FENOMENI “SHUKRI” DHE ISH SIGURIMI I SHTETIT

Shkruan: Dr. Ilir Hysa

Lajmi mori dhenë se pushtetarët abuzojnë me pushtetin, madje edhe duke kërkuar favore seksuale në këmbim të të drejtave bazë të qytetarëve, të cilat bandat i mbajnë peng. Por lajmi nuk e tronditi pushtetin. Jo sepse nuk ishte lajm i rëndë por sepse ne jemi mësuar me gjëra të tilla. Ky nuk është vetëm perversitet i mavi-leshelive ndaj u pa si mediokriteti i radhës. Shëmti të tilla datojnë që nga fillimi i tranzicionit, një çerekshekulli më parë, madje edhe më herët. Dikush po thotë se pushteti me tone seksuale i moçalit të Tiranës ka qenë normalitet për vite e vite me radhë në Tiranë e rrethe. Deputetetë e ministra, të gjallë e të vdekur, po lakohen këto ditë për perversitete të vëzhguara nga dëshmitarë okularë.

Dua të bëj vetëm dy vëzhgime:

1. Nëse do të kishte drejtësi, të gjithë duhet të ishin të barabartë para saj dhe këta spurdhjakët duhet të ishin në pranga. Por në mungesë të saj, së paku ka kuptim të flitet për verdiktin e opinionit publik shqiptar. Nga ky këndvështrim, sjellja e mavi-leshelive të rilindjes është më e dënueshme sesa do të ishte i njëjti xhest i kryer nga një qytetar i zakonshmëm. Kjo sepse këta rrugaçët në pushtet, shumë prej të cilëve bij të pushtetarëve të nomenklaturës së djeshme komuniste, duhet të dijnë se veprimet e tyre iu kujtojnë shumë familjeve shqiptare dhunën, përfshirë atë seksuale, të sigurimit ogurzi të shtetit, ku aderonin edhe shumë nga baballarët e tyre. Duke qenë se baballarët e mavi-leshelive të sotëm nuk dhanë asnjëherë llogari për krimet e tyre makabre, këta “rilindasit” tanë duhet të skuqeshin pak për çfarë po ndodh. Por kot e kam. Ku dijnë të skuqen ata! Në fakt, ata gëzohen që debati është zhvendosur tek brekët e grisura. Vetëm kështu ata i mbajnë shqiptarët larg diskutimit të papunësisë masive, largimit të përmasave biblike dhe shpresës së vrarë.

2. Po ne? Çfarë populli jemi ne? I lamë të na vjedhin gjithçka, pasurinë private e publike dhe tani po i lejojmë të na vjedhin edhe nderin. Çfarë shprese ka një vajzë e re që ëndërron një jetë normale në vendin e saj? Të gjithë kishim menduar se e kaluara kishte mbetur vetëm histori por e paskemi patur gabim. Ajo ka ardhur të na kërcënojë sërisht. Zgjohuni o njerëz!

One thought on “FENOMENI “SHUKRI” DHE ISH SIGURIMI I SHTETIT”

  1. Sistemi monist ka lene oasoja te medha. Nje nder to eshte zvenitja e moralit.Qe morali te forcohet e ndriqohet,kerkohet investim i nadh ne arsim dhe institucion tjera shoiqerore te cilat kan per baze edukimin qytetar. Guximi qytetar per te luftuar te keqen, duhet te te forcohet dhe kjo arrihet kur hiqen interesat i ngushta personale.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *