POLITIKA KOMBËTARE

Balli Kombëtar Demokrat kundër ratifikimit të marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi

Prishtinë, 13 Maj 2016

Kryesia e Ballit Kombëtar Demokrat në Republikën e Kosovës e kundërshton vendosmërisht propozimin e qeverisë për ratifikimin e Marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi

Si parti e opozitës së pavarur nga koalicionet e interesave politike dhe ekonomike, ftojmë deputetët e të gjitha grupeve parlamentare në Kuvendin e Republikës së Kosovës t’a kundërshtojnë me vendosmëri dhe argumentim shkencor marrëveshjen e propozuar për demarkacionin e kufirit të Republikës së Kosovës me Malin e Zi.

Duke qenë të vetëdijshëm se demarkacioni i drejtë dhe i pakontestueshëm i kufirit shtetëror përbën interesin më madhor të Republikës së Kosovës, Balli Kombëtar Demokrat i kërkon ekzekutivit dhe legjislativit të Republikës së Kosovës të reflektojnë me urgjencë dhe të shmangin sa më parë përshkallëzimin e konfliktit të brendshëm.

Për elektoratin e Ballit Kombëtar Demokrat në Republikën e Kosovës, ndërlidhja e çështjes së demarkacionit të kufirit me procesin e integrimeve europiane dhe liberalizimin e vizave është ndërlidhje e papranueshme dhe nuk mund të pranohet si vlerë e qytetërimit dhe as si nevojë e veprimit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *