Balli Kombëtar Demokrat në qytetin e Shkupit
POLITIKA KOMBËTARE

Zgjedhjet e dështuara të VMRO-s në Maqedoni

Shkup, 12 Maj 2016

Kryesia e Partisë Balli Kombëtar Demokrat vlerëson përpjekjet e bashkësisë ndërkombëtare për gjetjen e zgjidhjes së pranueshme rreth krizës që e ka kapluar shoqërinë dhe shtetin. Një marrëveshje e re për dekriminalizim dhe dekomunistizim tërësor dhe të pakushte të shoqërisë dhe institucioneve shtetërore, do t’i hapte rrugë një zgjidhjeje demokratike, ndryshimit të kushtetutës, ndryshimit të emrit të shtetit dhe lirimit të të gjithë të burgosurve politik. Përpjekjet e VMRO-së dhe satelitëve të saj për të thelluar tendencat destabilizuese përmes inskenimeve, terrorit policor dhe burgosjeve arbitrare të shqiptarëve autokton, nuk do të kenë sukses dhe do të rikthehen si bumerang shkatërrues kundër diktaturës dhe atyre që e mbështesin.

Historikisht, Maqedonia është shtet i shqiptarëve autokton, e tek mëpastaj edhe i të gjithë banorëve tjerë të ardhur në këto troje. Për rrjedhojë, ajo mund të mbijetojë vetëm si një Republikë Demokratike e Shqiptarëve dhe të tjerëve, në të cilën emri i shtetit, pushteti shtetëror dhe ligji burojnë prej autoktonisë, vullnetit demokratik të qytetarëve dhe assesi jo prej megalomanisë fiktive dhe statujave sovjetike të Nikolla Gruevskit.

Balli Kombëtar Demokrat i këshillon qytetarët sllavishtfolës të Maqedonisë, që ata të kenë kujdes dhe të mos e provokojnë popullin autokton shqiptar për interesa të pushtetit diktatorial të Gruevskit, të ndalojnë represaljet e tyre në baza etnike, politike dhe policore, të marrin sa më parë në konsideratë kërkesat tona për lirimin e të gjithë të burgosurve politik shqiptar, sepse një shpërthim i mundshëm dhe i arsyeshëm i pakënaqësisë kolektive të shqiptarëve, do t’a hedhte në erë vet shtetin diktatorial dhe do i jepte fund çdo iluzioni për paqen e mundshme, demokracinë funkcionale, jetën e përbashkët dhe prosperuese, si dhe do të minonte proceset e integrimit të dëshiruar euro-atlantik.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *