OPINIONE

Puna e komisionit qeveritar e barabartë me tradhti kombëtare

Demarkacioni i kufirit të Republikës së Kosovës me Malin e Zi nuk është bërë çështje trajtimi vetëm nga koha e protestave të opozitës parlamentare. Çeshtja e demarkacionit, jo pa arsye ka qenë temë e vazhdueshme e trajtimit shkencor nga profesionistët shqiptarë, të cilët, pa asnjë mëdyshje konstatojnë shkelje të rënda dhe të pafalshme.

Qeveria e satrapëve me damkë komuniste dhe ish-presidentja Jahjaga, të zënë ngushtë dhe me pelë për dore, duke mos pasur asnjë argument kundërshtues ndaj protestës legjitime, u detyrua të angazhoj një komision ndërkombëtar, i cili kishte të drejta të kufizuara dhe autorizim të vlerësoj vetëm të gjeturat e komisionit, duke mos pasur të drejtën t’i marrë për bazë vlerësimi edhe të gjeturat e gjeografëve shqiptarë.

Për interesa të pushtetmbajtjes me çdo kusht, pushtetarët e Kosovës po bëjnë të gjitha përpjekjet që t’a zhvendosin vëmendjen e opinionit publik nga problemet e mëdha që po ia lënë trashëgim Kosovës dhe shqiptarëve. A do të arrijnë shqiptarët e Kosovës t’a mbrojnë sovranitetin dhe integritetin territorial, kjo pritet të shihet në muajt që ndodhen para nesh. Me këtë opozitë parlamentare dhe me një lëvizje komuniste në prapavijë, gjasat për të ruajtur sovranitetin shtetëror dhe integritetin territorial nuk duken edhe aq shpresdhënëse.

One thought on “Puna e komisionit qeveritar e barabartë me tradhti kombëtare”

  1. Ndryshimi i kufirit nuk duhet pranohet nga asnje qytetar i Kosoves!Sa i perket levizjes komuniste sic keni thekesuar me larte, une nuk po shoh kurrfar levizje komuniste as ne pararoje as ne prapavi por pikrisht levizja kapitaliste e korruptive eshte duke e bere kete!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *