OPINIONE

Iniciativë që ia vlenë të mbështetet

Dhuro 1 euro, kontribuo edhe ti në pastrimin e Kosovës

Iniciativa “Ta Pastrojmë Kosovën” në bashkëpunim me operatoret “Vala”, dhe “Z Mobile” do të bëjnë lansimin e numrit “55244”, në të cilin që nga nesër ju mund të dërgoni mesazhe dhe ta ndihmoni fushatën tonë me një euro.
Numri “55244” është aktiv që nga data 11 maj (E mërkurë) ndërsa në mënyrë publike, do të lansohet nesër më 13 maj (E premte), në një konferencë për media, e cila do të mbahet në sallën e konferencave “Orion”, e cila gjendet në rrugën “Rexhep Luci” përballë kinemasë ABC, në orën 14:00.

Duke pasur parasysh faktin që Iniciativa “Ta pastrojmë Kosovën” që nga viti 2012 e deri më tani ka vepruar me baza vullnetare, tani kur aktivitetet tona janë zgjeruar dhe është rritur pjesëmarrja aktive, kemi nevojë për mbështetje financiare në mënyrë që fushata të jetë sa më e fuqishme dhe gjithëpërfshirëse.

Me një euro tuajën, ne mund të bëjmë shumë për mjedisin në Kosovë, i cili nuk po trajtohet në mënyrë të duhur, duke pasur parasysh pamjet e mbushura me mbeturina në rrugë, hapësira të gjelberuara e lumenjë.

Iniciativa “Ta Pastrojmë Kosovën” po ashtu njofton të gjithë, se në mënyrë intensive është duke punuar për organizimin e aktiviteteve, të cilat do të mbahen me 24 maj, në aksionin e madh për pastrimin e Kosovës.

Hapja zyrtare e aksionit të 24 majit, do të bëhet nga ora 10:00 në 32 komuna të Kosovës, ku do të largohen mbeturina nga 200 deponi ilegale në tërë rajonin e Kosovës. (BotaSot)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *