OPINIONE

Banditët pa strehë

Shkruan: Dr. Ilir Hysa

Banditët e moçalit të Tiranës kanë mbetur pa fije kashte ku të kapen. Sovraniteti ishte i fundit argument i mbetur dhe tani edhe ai është konsumuar. Dy fjalët e thëna dje nga Ambasadori Lu për reformën në drejtësi dhe “shqetësimet” rreth sovranitetit i lënë rrugaçët tanë përfundimisht pa strehë. Sigurisht që ne duhet të ruajmë sovranitetin e vendit tonë por kur të kanë shkatërruar zagarët e tu dhe është duke të dalë qelbi nga sytë, shtrohet pyetja: A ka kuptim të flitet për sovranitet kur diskutohet mbijetesa? Ambasadori Lu la të kuptohet se ne duhet të shqetësohemi edhe për sovranitetin tonë por problemi ynë më urgjent është kanceri që na ka mbërthyer, jo humbja e sovranitetit. Aq më tepër kur bëhet fjalë për një vend mik i cili na ka dalë zot përgjatë një shekulli, siç tha Ambasadori Lu.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *