OPINIONE

Me ner teje

Shkruar nga Edison YPI

Ke qënë në nja tre-katër vende të botës ku je zvarritur si kërrmill, belbëzon nja pes a gjasht llafe në nja dy gjuhë, gracie, kull, okej, dhe thua; “Jam qytetar i botës, di gjuhë të huaja, jam kozmopolitan, nuk kam arsye të ushqej ndjenja krenarie kombëtare”. Hiç mos më fal që po ta them, me ner teje je një pellg me shurrë, një legen me qelb.

Udhëton mes bukurive mahnitëse të natyrës shqiptare. Meqënse bën pak fresk dhe ke frikë se mos ftohesh, xhamin e makinës e mban mbyllur. Me ner teje zotnia jote është një i vdekur i pa kallur.

Ke makinë të mirë, të fuqishme. Por nuk udhëton larg, sillesh rretheqark nëpër qytet. Me ner teje je një bile e pa bërë synet.
Po i afrohemi Rrogozhinës, jemi në Gosë, unë të them; mjaft më preke ti mua e unë ty, kthehemi moj pak minuta te Kalaja e Bashtovës të na preki Historia të dyve. Ti ngre supet dhe rrudh turiçkat. Me ner teje je një cop mish.

tollonatKe lindur dhe je rritur në internim. Por i ke harruar baltrat dhe vuajtjet. Në vend që të jesh i drejtpërdrejt, energjik, i paepur në luftën ndaj atyre që ta nxinë fëmijrinë dhe rininë, vishesh, krihesh, bën gjeste, flet, si persekutorët, bën si snob, si modern, shkonevjen larteposht me laptop në sup. Me ner teje je një bastard, një i lindur i vdekur, një kufomë.

Shetit në Internet ku shpif e shan me pseudonim miqtë me të cilët pi kafe e bën muhabet. Me ner teje je një kakë e verdhë në të kuqe me shumë shokë e shoqe.

U lodha duke të thënë se byreku me hithrat e oborrit të shtëpisë ose gjethet e ferrave të përroit është gjëja më e shijshme që s’e bën dot asnjë restorant sado i shtrenjtë. Ti vazhdon të mbllaçitësh pica dhe hamburgera. Me ner teje je i gjithi një uth stomaku që s’e asgjëson dot asnjë bikarbonat natriumi.

Ke mbi njëzet vjet që shkruan në gazetë të njëjtat gëlbaza ortografike përditë. Me ner teje je një kockë lëpirës, një sifon haleje.
Të kam thënë gjithato herë mos i shih filmat e kohës së kurvit, por ti vazhdon. Me ner teje je një budalla me brirë.

Unë të them se Demokracia është një tërësi rregullash, normash, ligjesh, që duhen respektuar, që duhen zbatuar, ndërsa diktatura është një bashkësi sendesh, mjetesh, hekura, pranga, litarë, zinxhirë, tela me gjëmba, që duhen refuzuar. Ti nuk beson, ti nuk bindesh, ti nuk bën dallim, ti je i bindur për të kundërtën. Me nder meje dhe pa nder teje, je një zorrë e trashë e bllokuar nga klishe’ propagandistike kurviste, një mikrob, një bacil, një krimb.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *