POLITIKA KOMBËTARE

REFORMA E VULGUT

Shkruan: Xhafer Sadiku

ja deshmite per komunistetShohim ndonjë të vuajtur që është entusiast për “reformën në drejtësi”. Më kot shpresojnë; asgjë e mirë nuk vjen prej vulgut. Le të kujtojmë njërën nga bëmat e tyre:

“… Duke rrëzuar “lulen e djemve”, siç thuhej, diktatura shqiptare, pasi kënaqte shefat e lartë në Tiranë, anëtarët e pagdhendur apo ziliqarë të Byrosë Politike, iu bënte edhe një dhuratë militantëve të provincës, atij vulgu shqiptar, që ishte aq i zellshëm për të goditur gjithçka të fisme që ende kishte mbetur në komunizëm, sa ç’kishte qenë i zellshëm për të njëjtën gjë, në kohen e perandorisë merhume osmane. Ky vulg që ende sot strehohet pas fjalës “popull”, vazhdon të shtrajtoje fytyrën e Shqipërisë, dhe do ta bëjë këtë, gjersa të mos vihet në gjunjë prej pjesës më të shëndetshme të saj”. Ismail Kadare.

Genc Leka e Vilson Blloshim u denuan me vdekje dhe u ekzekutuan vetem se ishin nga familje te cilesuara “kulak”.

Genc Leka

ËMBËLSI E VISEVE RINORE
O ëmbëlsi e viseve rinore…
O pika loti, dridhma, mallëngjim.
Pse ma tronditni botën shpirtërore,
Me brenga, mall, zbrazëti dhe dyshim?
Në cilën zemër hytë si pranverë
E nuk i sollët zemrës lumturi?
Por kur derdh vjeshta fletët nëpër erë,
Pranverën na do zemra, përsëri.
Dhe sa më shumë që do shkojnë vjetët
Zemrat s ‘do ndjenë qetësi gjëkund…
Lirika plot do lenë pas poetët
Për mallin, helmin, gazin e pafund.
O ëmbëlsi e viteve rinore
Në cilën zemër hyre në fillim?
Si erdhe ti prej viseve qiellore,
Brengë, gaz e ngushëllim?
Pranverë 1972
-0-
Eh shtatori si një mik pa fjalë
Nëpër klasa futet gjithnjë,
Kurse këngën e ziles me ngadal
Na i zgjonë kujtimet një nga një
Dhe sa shpejt treten këta vjetë
Thinjat na mbulojnë çdo cast
Pleqëria hesht si det i qetë
Endrat tona enden nëpër netë
Dhe rini e shtrenjte mbetet pas.
-0-
Më la fëminia dhe humbi diku
Si vesa që zhduket nga bari.
Mbas vjetësh e pashë sërishmi te ju,
O lule që çelni së pari.
-0-
Vilson Blloshmi
Nëse nuk munda brenges t‘i bëj ballë,
Zjarr përsëri unë kam në shpirt të djegur.
Në se më i vdekur jam nga çdo i gjallë,
Mirë pra, m ‘i gjallë jam se çdo i vdekur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *