Prof. Dr. Jahja Drançolli
OPINIONE

9 MAJI 1945 – DITA E EUROPËS – FITORËS E LIRISË!

Shkruan: Prof. Dr. Jahja Drançolli

KAMBANAT E FUNDIT PËR HISTORIOGRAFINË TONË TË LËVIZË NGA POZICIONET E VJETRA ARBITRARE KARSHI LUFTËS ANTIFASHISTE!

Në gjithë botën 9 Maji i vitit 1945 shënon Ditën e Fitorës mbi Nazi-Fashizmin gjatë Luftës së Dytë Botërore, ndërkaq në Europë festohet edhe Dita e Europës, që i kushtohet fillimeve të Bashkimit Europian. Betejat e Luftës së Dytë Botërore kanë marrë fund më 2 maj 1945, ndërsa 9 Maji 1945 shënon kapitullimin pa kushte të forcave nazi-fashiste në Berlin.

Rënia e Europës nën nazi-fashizëm dhe tmerret e luftës kanë ndikuar në rindërtimin e besimit në Shtete të Bashkuara të Amerikës dhe Fuqitë e Mëdha Europiane, të cilat ishin pakrahasushëm më përparimtare dhe ndryshonin esencialisht prej shteteve nazi-fashiste, kryesisht për shkak se merrnin fuqi nga institucionet demokratike të shkëlqyeshme të saja, dhe përjetonin progres, i cili sot mund të kërcënohet nga radikalizmi fetar, komunizmi dhe ndonjë tjetër.

Në këtë kontekst edhe historiografia jonë e sotme, në rrethana të tjera demokratike duhet ndjekur trendet e historiografisë së përparuar europiane mbi ngjarjet e Luftës së Dytë Botërore, veçanërisht duhet pasur kujdes në vlerësimin e rolit të personaliteteve dhe ngjarjeve. Në vitët e zhbërjes së komunizmit në Shqipërinë Etnike, për shembull, në mbështetje të hulumtimeve historike, është treguar roli tjetër i Lëvizjes së Djathtë dhe udhëheqësve të saj, Mit’hat Frashëri, Bedri Pejani, Gani Kryeziu e shumë të tjetër, Lëvizje kjo që ndryshon nga interpretimi i historiografisë komuniste.

Rezultatet e hulumtimit është dashur që të balanconin pasqyrën e luftës qytetare në trevat tona gjatë Luftës së Dytë Botërore. Pra, janë kambanat e fundit për historiografinë tonë të lëvizë nga poziocionet e vjetra arbitrare karshi LUFTËS ANTIFASHISTE. Përndryshe, veprimet komuniste pas Luftës së Dytë Botërore, respektivisht pas 9 Majit 1945 të shoqëruara edhe me terrorin komunist ndaj forcave demokratike të djathta nuk duhet harruar!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *