POLITIKA KOMBËTARE

DY PYETJE KOMISIONIT QE TE SHPALL VETERAN LUFTE NE KOSOVE

Shkruan: Rexhep SHAHU

Nuk po ua di adresen, por po ua bej nje pyetje as mos e thithni nga ajri. A i keni shpalle veterane te luftes se Kosoves pilotet e NATO-s qe luftuan e bombarduan nga qielli 78 dite e nete per ta çliruar Kosoven, per ta debue Serbine prej Kosove.

Ishalla po. Se ata pilotet nuk qene Zoti, por ishin bij nenash qe luftuan per lirine tone. Dhe ato nuk rrejne se nuk ka shkurre atje ne qiell ku te fshihen. Pyetje tjeter Komisionit qe shpall veteran lufte ne Kosove. A e keni shpalle veteran lufte humanistin e madh gjerman Rupert Neodeck, president i Organizates Kap Anamur.

Nje dite vjeshte 1998, ne Qafe Prush, teksa kthehej nga Tropoja ku kish takuar te debuarit e rajonit te Decanit qe ishin strehuar ne Tropoje, ai teksa shihte tym e flake ne periferi te Gjakoves, e pyet Kadri Balaj, cfare eshte ai zjarr e tym atje. Po digjen shtepiat e shqiptareve e markat gjermane, i thote Kadria. Rupert Nojdeck mpaket edhe me shume ne ate trupin e tij te vogel, lidhet direkt me telefon nga aty ne çast me Klaus Kinkel, minister i jashtem ne ato kohe i rrefen cfare po shihte me syte e tij dhe i kerkon urgjent te nderhyhet e te ndalet masakra ndaj shqiptareve. Kinkel erdhi ne Tropoje.

Ju te Komisionit qe gradoni veterane mund te keni qene ne ndonje uikend, por Kinkel erdhi urgjent ne Tropoje. Vec ndihmes kolosale ne kohen e luftes, Rupert Nojdeck ka meremetuar edhe rreth 300 banesa ne Kosoven e pasluftes. A e keni shpalle Nojdeckun veteran te luftes se Kosoves apo jeni ba horë…

One thought on “DY PYETJE KOMISIONIT QE TE SHPALL VETERAN LUFTE NE KOSOVE”

  1. Mendim i mire. Pilotet AMERIKAN nuk e kane pase obligim luften er Kosove, ndersa ne 8 Milion SHQIPTAR e kemi pase obligim luften per liri,,!,!,,,! Prandaj ne nuk kemi bere asgje me shume se ate qka kemi pase detyre. Asnje luftari per liri nuk duhet dhene asnje dekorate, as penzion as titull……por vetem luftareve qe kane pesuar lendime dhe jane bere me aftesi te kufizuara. Tjeret kane luftue per LIRI,,,,,,dhe le te e shijojne LIRINE………ai qe lyp pagese per luften per LIRI ai eshte mercenar. Pik.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *