SPORTI

Ludovic Magnin: Kombëtarja e Shqipërisë kundërshtare e rrezikshme

Në ditën finale të turneut tradicional të FC BlueStars FIFA Youth Cup, shfrytëzuam rastin të bisedojmë edhe me ish-reprezentuesin e shumëfishtë të Zvicrës, Ludovic Magnin, i cili tashmë është trajner i grupmoshave të reja në FC Zürich.

Ludovic Magnin, Zvicra dhe Shqipëria do të ndeshen sërish, kësaj radhe në Kampionatin Europian, Euro 2016, i cili këtë vit mbahet në Francë. Si i vlerësoni gjasat e Zvicrës dhe të Shqipërisë, meqenëse ato në grup do të ballafaqohen edhe me Rumaninë e Francën?

Ludovic MAGNIN Panini Suisse WC 2010Gjasat më të mëdha për të kaluar grupin i kanë Franca dhe Zvicra. Me këtë nuk dua të nënçmoj kundërshtarët tjerë, por shiquar realisht, Franca është favorite, pastaj vjen kombëtarja jonë prej së cilës pritet të tregoj kualitetin që e posedon dhe të kualifikohet për të tetën e finales. Ndërsa sa i përket kombëtares së Shqipërisë, ne tashmë i njohim të gjithë futbollistët e saj dhe e dimë se ata djem mund të jenë kundërshtarët tanë më të rrezikshëm. Megjithatë, Shqipëria nuk është e rrezikshme vetëm për Zvicrën, ajo mund të kujdeset edhe për ndonjë senzacion tjetër.

Pranimi i Federatës së Futbollit të Kosovës në UEFA ka ngjallur reagime të ndryshme. Këto dy ditë turneu, temë kryesore ishte çështja Xhaka, Shaqiri, Tarashaj etj. A ekziston realisht rreziku që kjo çështje të devijojë në emocione dhe pse gjithë ky presion medial?

Pranimi i Kosovës në UEFA është një lajm shumë i mirë për të gjithë futbolldashësit, e posaqërisht për shqiptarët që jetojnë në Zvicër. Duke i uruar Kosovës pranimin në UEFA, i ftoj zyrtarët e FFK-së të tregohen të ndjeshëm sa i përket çështjes së lojtarëve si Xhaka, Shaqiri etj. Unë mendoj se ata tani ndodhen në presion të madh për të vendosur diçka, që vetëmse do i dëmtonte në perspektivën e tyre. Natyrisht, unë dëshiroj që këta djem të vazhdojnë rrugëtimin me ne dhe t’i qëndrojnë besnik kombëtares së Zvicrës. Nëse Shaqiri dhe Xhaka nuk do të kishin zhvilluar asnjë ndeshje për kombëtaren tonë, përcaktimi i tyre nuk do të kishte ngjallur as përafërsisht emocionin që do të ngjallte largimi nga kombëtarja e Zvicrës dhe bashkimi me një kombëtare tjetër. Një vendim i tillë do të respektohej, por nuk do të mirëpritej nga askush. Ndjenja se dikujt që i keni dhënë besim, në rastin më të volitshëm ju tradhton, nuk është diçka e mirë. Prandaj, shpresoj që kjo çështje të zgjidhet përmes një vendimi të FIFA-s, sepse çkado që të vendosin vet lojtarët, dikush do të mbetet i hidhëruar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *