EKONOMIA

Festa ka, por vjedhja qeveritare nuk pushon

Në ditën e 1 majit, s’pushoi angazhimi i ministrave për të shpallur se tatimet e taksat po shkojnë shumë mirë, s’pushoi as propaganda për Kullën e korrupsionit me stadium. Me traditën komuniste të festës, dje u gërshetua vullnetarizmi i qeverisë për të mos i ndalur grabitjet, por zërat e protestës po rriten dhe bandës së kryeministrit po i ngushtohet laku.

 Festat kombëtare dhe fetare u shërbejnë shqiptarëve një lloj qetësie dhe shpërqendrimi nga hallet e përditshme, veçanërisht nga ato që vijnë nga ligjet dhe VKM-të e kryeministrit. Megjithatë, urimet dhe gëzimet tanimë po preken nga depresioni ekonomik që ka pllakosur vendin. Shqiptarët po blejnë më pak edhe për festa, fryma festive gjithnjë e po zbehet ndër shqiptarët e çoroditur dhe të mpakur nga taksat e larta, korrupsioni i lartë, krimi dhe mungesa e të ardhmes. Dje u kremtua Festa e Pashkëve, e ringjalljes së Krishtit dhe shpresës se e nesërmja do të jetë me e mirë, më e ndritshme…pra do të kemi të ardhme.

Por, shpresën po na i kthejnë vetëm kremtimet kombëtare dhe fetare, por jo qeveria. Nuk shihet asnjë perspektive tek reformat qeveritare se do të ketë një ringjallje të shpresës. Ironikisht, qeverisja që e quan veten “Rilindje” duket se është krejt e kundërta. Zbardhet të jetë një “rivrasje” e gjithçkaje të mirë të arritur këto 25 vite. Çdo kurbë është pingul-zbritëse, nga ekonomia e deri tek jeta politike, ku vetë qeveria ka grisur Kushtetutën për të mbrojtur deputetët-hajdutë. Në vend të një ballafaqimi me besimtarët dhe të gjithë shqiptarët në kohën e një depresioni të madh ekonomik, Rama e ka bërë zakon të fshihet nga festat e kremtimet, pasi ato janë rasti për të rrëfyer varfërinë ekstreme të njerëzve fshihet nga publiku.

Në ditën e 1 majit, s’pushoi angazhimi i ministrave për të shpallur se tatimet e taksat po shkojnë shumë mirë, s’pushoi as propaganda për Kullën e korrupsionit me stadium. Programi i vetëm i kësaj qeverisë është vjedhja, madje në funksion të saj gjen edhe sebepe për vjedhur, sic është rasti i stadiumit. Projekti i stadiumit u zëvendësua me projektin e Kullës me fushë futbolli. Pra, thelbi i investimit është kulla ndërsa stadiumi vjen si shtesë në kontratë. Kjo nuk është kulla e parë e korrupsionit. Korçës i mbiu një kullë mu në ballë të sheshit qendror të saj pasi Rama kërkonte të vidhte miliona euro. Rikonstruksionit të rrugëve u shtohen palma e shpikje të tjera që si e si të shtohet vjedhja e bërë.

Pra, me traditën komuniste të festës, dje u gërshetua vullnetarizmi i qeverisë për të mos i ndalur grabitjet, por zërat e protestës po rriten dhe bandës së kryeministrit po i ngushtohet laku. Gazeta55

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *