HISTORIA

Pse partitë e majta shqipfolëse e duan Enver Hoxhën…

Shkruan: Arbër Gashi

Më 23 qershor të vitit 1946, Enver Hoxha, i mbërritur në Beograd për një vizitë zyrtare e takoi plot emocione të papërmbajtura Josip Broz Titon dhe gjeneralët serb që e kishin ndihmuar me forcën e armëve të shaktërrojë tërësisht institucionet shtetërore të Shqipërisë etnike.

Përderisa në Kosovë po vazhdonte terrori dhe gjenocidi komunist kundër shqiptarëve të cilët nuk e pranonin ripushtimin serb, propaganda komuniste në të dy anët e kufirit fliste për miqësinë e madhe, vëllazërimin e popujve dhe për themelimin e konfederatës Ballkania. Në Shqipëri, shkollat u detyruan t’ua mësojnë nxënësve gjuhën e “vëllezërve” jugosllav.

Enver Hoxha, gjatë vizitës së tij në Beograd, në fjalimin raportues të mbajtur para Titos, me përulësi të dukshme kolaboracioni, emocione vëllazërore dhe plot dashuri për Partinë Komuniste të Jugosllavisë, duke ju ndarë dekoratat e mirënjohjes së thellë të PKSH-së dhe shtetit komunist shqiptar gjeneralëve jugosllav, i falënderoi ata një nga një, për ndihmën që i kanë dhënë PKSH-së gjatë shkatërrimit të plotë të rezistencës së institucioneve shtetërore dhe kombëtare në Shqipëri e Kosovë, duke e vlerësuar me notën më të lartë rolin e pazëvendësueshëm të zëvendësit të Titos, gjeneralit serb, Aleksandër Rankoviq.

“Shoku Aleksandër, unë dhe Partia Komuniste e Shqipërisë ju lutemi të pranoni vlerësimet e drejta dhe revolucionare të partisë sonë për kontributin tuaj në luftën e përbashkët kundër fashizmit dhe forcave të kolaboracionit fashist.”

Ky dokumentar që mund t’a ndiqni, fokusohet në historinë e marrëdhënieve shqiptaro-jugosllave të viteve 1941-1948, si ndikuan emisarët e Titos në formimin dhe drejtimin e PKSH-së, si fabrikuan dhe mbajtën nën kontroll liderët e saj dhe se cilat ishin planet e tyre për Shqipërinë.

7 thoughts on “Pse partitë e majta shqipfolëse e duan Enver Hoxhën…”

  1. Shiko si deformohet e vërteta, ju thoni se ENVERI i falenderoi titistët për “…prishjen e institucioneve shtetërore dhe konbëtare…”
    Në fakt ENVERI vetë thotë se i falenderoi për kontributin në LNÇL.
    Po ju mirë e kini se LNÇL prishi institucionet tuaja shtetërore që ngritët nën tytat dhe bajonetat e pushtusve, po këto ishin institucione të pushtusit e aspak kombëtare.

    1. Zyfer o Enver
      Po i shkaterroji o mendje fyck i shkaterroji bidevi duke dhene edhe tere inteligjencen e sherbimit te fsheht shqipetar qe qe ngritur me aq mundim nga qeveria e pare shqipetare dhe mbreti Zog
      Po ju komunistet kurre s keni per te kuptuare se cfar tradhetije te ndyre dhe cfar kremineli ka qene E,Hoxha sepse ju nuk pranoni fakte vec propogandes 75 vjevare te Komunisteve serbo-shqipetare,

  2. Çka dallon sot historia e zhvillimeve në Kosovë nga Hashim Thaqi dhe Isa Mustafa. A është kjo një përseritet e historisë, kur shqiptarët janë përqarës si asnjëherë tjeter, pikërisht për interesa të Serbisë, Malit të Zi dhe Maqedonisë. Sot gati pas një shekulli Kosova po humbë përseri teritore dhe pasuri natyrore, e ne meremi me të kaluarën dhe qëndrojmë të verbër ndaj zhvillimeve që po ndodhin dhe do të ndodhin e përfundojnë në dëmin tonë.

  3. Enver tradhatari nuk emtradhetoi vetem Kosoven, por tere kombin Shqiptar, sepse ne Shqiperi ai krijoi njeriun e ri socialist………dmth nje njeri pa ndejnja konetare, njerzore, shoqrore……pra nje Orangutan Komunist. Ai nuk e ndaloi religjionin krejtesisht, por vetem disa religjione i ndaloi , ndersa religjionin komunist e zbatoi, sepse komunizmi ne propagande ishte PARAJSË….ndersa ne realitet …FERRRR.

  4. Gjithé kushi e dine se Enveri tradhtojé Kosovaret.Ata qé sot e duan jané servilet e tij.Historia s’ka me i falé asé paké.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *