OPINIONE

DREJTËSIA VONON, POR NUK HARRON

Shkruan: Daim Hiseni, Kryetar i SHVl të UÇK-së

Në vrazhdën ndodhive të fundit në skenën politike shqiptare, ditë e më tepër po dëshmohen gjërat të cilat i kemi folur vite më rradhë.

Pas Azem Sylës, rradhën e kanë Adem Grabovci, Ilmi Reçica, Kudusi Selami, Momçillo Trajkoviq ( i riu), …

Njeriu që ska ZOT, fjala e tij është kot.

Sado që të jetë e dhimbëshme kjo situatë, ka edhe një të vërtetë fatlume e cila mes grupeve të ndryshme dhe shtetit, u përcaktuan të sakrifikojn grupet për të ruajtur sovranitetin e shtetit, që një ditë edhe ky shtet të ketë të drejtën e referendumit për ta thënë fjalën e fundit të asaj që ishte aspiratë e kahërëshme e këtij populli.

Do ishte mirë që shteti shqiptarë dhe Fatos Klosi t’i kishin thënë disa gjëra më herët, me arsye dhe preteks që sa më herët të pengohej kjo katrahurë, e cila kohëve të fundit i dha një ngjyrë të zezë dhe të zbehtë gjithë asaj veprimtarie dhe sakrificë për çlirimin e vendit dhe shpalljen e pavarsisë së gjatë pritur të Republikës së Kosovës.

Këto zhvillime duhet të jenë mësim për pasuesit dhe gjithë ata që me vite kanë ndjekur këtë politikë të gabuar, pastaj të atyre që kible e kanë pas francën dhe beogradin, që sa më herët aq më mirë është të hjekin dorë dhe ta ndryshojn kursin e tyre me preteks që të shpëtojn shpirtin dhe autoritetin e fëmijëve të tyre.

Kjo vlen edhe për strukturat politike shqiptare në Maqedoni, vlen edhe për disa emra të cilët kohëve të fundit po mundohen me çdo kusht të pengojn proceset në vend, por duhet ta kenë të qartë se dielli i mësuesve të tyre ka perenduar dhe nuk do të ngroh në këtë qiell.

E mbështesim punën e prokurorisë speciale dhe besojm që edhe në Maqedoni disa njerëz së shpejti do të rëfehen për gjunahet e tyre dhe do ta gjejnë ndëshkimin e merituar për atë që kanë marë në qafë këtë popull të pafajshëm.

Realisht nuk duhet të gëzohemi kur mësojm se arestohen dhe akuzohen njerëz të cilët i kemi njohur për veprimtarë. Por kur është në pyetje ecuria e proceseve, kur është në pyetje përcaktimi mes asaj që është shok nga njëra anë dhe shtet nga ana tjetër, ky moment kërkon të mbështesim shtetin e Kosovës dhe funkcionimin e shëndosh dhe të pavarur të institucioneve të saja.

Këto momente, janë kthimi i shpresës në krijimin e shtetit funkcional, krijimin e institucioneve të mirëfillta dhe instalimin e një sistemi të mbajtshëm dhe stabil.

vazhdon…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *