OPINIONE

Këta do të jenë të arrestuarit e radhës

Shkruan: Gazmend Islami

Sekretari për media i Organizatës Balli Kombëtar Demokrat, analisti politik Gazmend Islami, vlerëson se arrestimi i Azem Sylës është vetëm fillimi i një aksioni të thjeshtë karshi krimeve që janë tejet të mëdha e të pazbuluara.

“Që nga përfundimi i luftës, kemi një kriminalitet të madh si politik ashtu edhe ekonomik, apo më mirë mund të themi që grupacione të pa përjashtuara si subjekte politike e kanë gllabëruar Kosovën. Pra, më shumë i kanë bërë dëm grupacionet politike në Kosovë ekonomisë së Kosovës, se sa pushteti serb gjatë periudhës së pushtimit. Sa i përket Azem Sylës dhe grupit të tij kriminal, ky është vetëm fillimi i një aksioni të thjeshtë karshi krimeve që janë tejet të mëdha e të pazbuluara, ku janë të përfshirë edhe ndërkombëtarët. Mendoj se shumë nga ndërkombëtarët që kanë qenë si në Prokurori Speciale të EULEX-it por edhe më herët nga ana e UNMIK-ut, kanë qenë të lidhur ngushtë me grupe kriminale dhe njerëz të fuqishëm”, thotë Islami për gazetën ditore “Bota sot”.

Sipas Gazmend Islamit, tash aktakuza ndaj Azem Sylës do t`iu ngritet edhe shumë të tjerëve.

“Nëse ua shiqojmë pasurinë, ish zyrtarë të lartë të partive politike, ish eprorë të lartë të UÇK-së, të cilët në deklarimin e pasurisë së tyre janë milionerë, atëherë nuk ka dyshim që në një shtet normal, të gjithë këtyre do të duhet t`u merret pasuria dhe do të duhej që prokuroria të merrej me të gjitha rastet pa përjashtime, në mënyrë që politikanët e ri ta kuptojnë se vjedhja është akt kriminal”, nënvizon ai.

Tutje, Islami, vlerëson se do të ketë edhe arrestime të tjera të shumë personaliteteve.

“Shpresoj se do të ketë edhe arrestime të tjera, ku këtyre arrestimeve nuk do t`iu shpëtojnë personalitete të jetës politike. Mendoj se pjesë e krimeve të mëdha, do të duhej të ishte edhe Adem Grabovci, Ahmet Shala, do të duhej të ishte edhe Fatmir Limaj. Mendoj që koka e krimit është SHKU-u, këtu nuk bën pjesë vetëm Kadri Veseli, por në këtë mes hyn edhe Xhavit Haliti, Azem Syla, Latif Gashi, Kamishi- Bekim Haxhiu, Ilmi Reçica e të gjithë këta, pasi këta janë koka e korrupsionit”, përfundon Islami.

One thought on “Këta do të jenë të arrestuarit e radhës”

  1. O ballist i rrejshem, ti nuk je Ballist, por zdral. Ti merru me aktivitete politike , e jo me prokurori. Ti uk je prokuror more zgjyr.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *