HISTORIA

Rolet e besimeve në botën anadollake

Shkruar nga Andon Zako Çajupi, Botuar më 1926

Pandehmja e ndodhjes së një fuqie spirituale mi gjithësinë eksistonte që kurse njeriu mban mënd të ndodhurit e tij mi faqe të dheut.

Atë fuqi, njeriu, e ka kërkuar në gjëmimet dhe rufetë, në zjar e në flagë, në gurë e në drurë, në det, në dhet e në hapësirën që s’duket.

Pas kësaj kërkese, Hindasit profesori i tyre Brahma i kish stërvitur të besonin që krijuësi i gjithësisë – i vetëmi e i pashoq – gjendet në një det të paanshëm, nga ku jep urdhëra gjindjes së tërë që ron në qiell e në det.

Elinëve të vjetër Sokrati – një fillosof me famë – u thoshte: “njihni vehten”. Pellasgët – më parë nga Elinët – kryerja e perëndive të tyre Zeusi i këshillonte: “farën e mbjellë do të korni, sikundër shtroni do të flini”. Dhe ashtu, me shumë ngjyra, shumë mjete a mënyra, “gjëja që lypej” ishte “një gjë e pagjendur”.

Por më pas “gjëja e lypur”, ra nënë strukun shvilluës të profetëve, nga të cilët Davidi e Solomoni ishin mbretër të drejtë, Abrahami e Jakovi bujq e barinj, Moisiu nacionalist guximtar, Krishti e Muhamedi filosofë evolucionarë. Dhe të gjithë këta profetër rollet e tyre i patnë lojtur në token e Asisë – përveç Krishtit e Muhamedit, nga të cilët i pari ka pushtuar tërë Evropën dhe Amerikën dhe një pjesë të madhe t’Asisë veriore; i dyti Asinë jugë lindore, Afrikën veriore dhe një pjesë të Evropës.

***

Ballkani – siç dihet prej gjithë dijëtarëve – ka qënë “ura e gjërë” ku kanë shkuar popujt e ndryshmë, herë duke bartur ide të mira, herë duke vozitur kot së koti.

Kush shkoj nga Ballkani? Nga u nis? Ku vajti? Në viset që vajti ç’bëri? A u kthye prapë tek vendi i nisjes?

Sikur të përgjigjemi plotësisht në këto pyetje duhet të përmëndim luftërat e Persëve me Athino-Spartasit, të përmëndim Lekën e Math – mbretin e Shqipëtarëve Maqedhonas – shkeli tërë Asinë dhe arivi gjer në Hindi, Selekon e Ptolemeun – gjeneralët e Lekës së Math – që themeluan mbretërirat e mëdha n’Anadoll dhe Egjyptë, të cilat burra shumë shekuj para profetëve Krisht e Muhamed kanë lojtur një rol, janë përpjekur për nonjë ide spirituale. Dhe që t’i afrohemi themes sonë duhet të marim ca lajme dhe për Romanët, të cilët historia i ze ngojë për shumë role të famëshme për ku kemi fjalën.

Romanët ishin paganë, jo më të shvilluar nga paganët Pellasgë dhe Elinë, kur nisnë të pushtojnë botën e lindjes mbase më parë shkelën vendin e Pellazgëve (Shqipërinë dhe Greqinë). Duke pushtuar radhazi tërë Ballkanin, Anadollin e Misirin, në gjithë viset që shkelën përhapën qytetërimin e tyre.

Pra, idolatria (politheizma, paganisma) Pellasgo Eline e përzierë ahere me idolatrinë Romane – posi një branë dëbore kur këputet nga maj e malit dhe duke u rëkëllisur tatëpjetë formon një tjetër mal – pushtoj në gjirët e saj të gjitha idetë vetëdiake t’Asyrianëve dhe Egjyptasve, dhe u përhap aqë sa nuk meritonte.

Por pse ritej aqë shumë ajo ide aq’ e kotë? Vallë nuk ishin të mëndshim njerëzit e ahershim të peshonin e gjykonin?

Duke marë parasysh disa evolucione të njerëzis s’ aherëshme – s’mund të besojmë t’ ishin aqë mëndjetreshër sa dyshojmë duke vëzhguar hollësisht gnjarjet historike – mund të bindemi se idea spirituale (vetëdiake) edhe n’ato kohëra përdorej për forcat politike, dhe kështu mund të formojmë një koment që bota e njohur nënë pushtimin roman ish e detyruar t’i unjte krye idolatrisë më shumë për interesin imperialistic t’atij pushteti.

Më parë se të dallojmë rollet e besimeve në Botën e Ballkanit, s’duhet haruar Asia vëndi i lindjes së vetëdiave.

Në Asi, pas Hindasve dhe Kinezëve budistë e brahanë – një popull monotheist (i është falur vetëm një Perëndie) – ka qënë e ay i Judhenjve.

Judhenjtë, me anën e fesë i organizoj si një komb më gjallëri Abrahami e Jakovi, i vendosi n’ Egjyptë – për t’i shpëtuar nga kriza ekonomike, dhe i shelboj nga zgjedha e Faraonëve Moisiu.

Nga gjir’ i atij kombi u çfaq dhe Jesu Krishti, q’u përpoq t’i hithte nga nacionalisma në socializmë. Mirpo ata detyruar qeverin e vendit tyre t’a mbërthej në kryq “Bir e Perëndisë”. Dhe nxënësit e tij për të lëçitur idenë e Mësuesit tyre, pasi ardhë reth shumë kohë në provincat e vjetra anadollake dhe ku nukë gjetnë librin e duhur, u hodhë n’Evropë gjithë për atë ide, duk shkruar më parë nga viset e Ballkanit.

Në këto vise Krishtërimi e përkrahu Kostandini i Math perandor i Romës lindore, duke qëlluar të pushtonte kombet e ndryshme nën atë organizatë spirituale për forcën e perandoris së tij. E kundërshtoj më von Julian Apostali, edhe ky një perandor i famshëm roman, duke mprojtur se fuqia e pushtetit roman shigurohet më mirë me fen’ e vjetër, politheizmën.

Por “tretimi kristian” pothuaj se po hidhte rënjë të thella në tërë Ballkanin, që kur se në tempul dhe ariopag t’ Athinës Shenjt Pavli me shumë guxim, u tha popullit këto fjalë: “O ju njerëzit e Athinës, juve i u shoh fedakë më shumë se cilindo dhe duke m’urdhur keq se nukë dini kujt i besoni dhe kujt i fail, ardha t’i u zgjoj ndjenjën e vërtetë të fedakërisë; ardha t’iu shpëtoj nga zgjedha e agallmave (puteve) që ju i njihni për perëndi. Kur se vetë ju i kini bërë ato dhe gdhendur me duart tuaj”.

Edhe paskëtaj s’patnë ç’ti bënin Krishtërimit as Gothët e Hunët q’ishin paganë t’egër dhe e rumujosën fund e krye Ballkanin e shumëvuajtur në çdo kthim periodic.

Në fillim edhe këta deshin t’a lëftonin por në fund ja dhanë zverkun e tyre kësaj zgjedhe spirituale, dhe u lidhë nënë perandorin e shënjtë romane, kryetari moralisht i së cilës asi kohe quhej Papa.

Perandoria e Kostandinopojës jo vetëm që bëri të Krështerë popujt ballkanikë që sundonte por influencoj dhe një popull të math asiato-evropian, popullin Rus, të bëhet i Krështer.

Lëftoj Persët paganë të Zoroastrit për të forcuar Krështërimin n’ Anadoll, kur ay vënd prej popujve t’ Asis së Larkme quhej Dejjari Rum, d.m.th. Vise Romane. Lëftoj Arabët për t’i prerë hovin Muslimanizmës, që po hapte krahët si nga lindja edhe nga perëndimi, dhe u përpoq për idenë e Krishtit sa hyri e u kredhos në “një det spiritual”, për të mos dalë kurrë në “skelën nacionale”.

Kështu, pra, kjo perandori e imagjinuar nga kodrat e bukura të Bosforit dhe Helespondit, ra victim i thash-e-themeve fanatiko fetare, për fat të keq, sikur për të vërtetuar pesimizmën e Julian Apostatit në kohërat e kaluara!

Edhe baraz n’atë periudë, populli Arab me flamurin e Muslimanizmës, duke marë për dhëmbë Egjyptën, Syrinë, Persinë, Turqestanin dhe Anadollin, ardhi ballë për ballë perandorisë kristiano romane, kur se ish e thënë që, pas shumë ngathënime mi shpinën e asaj perandorie, të demoralizohej e t’ia lironte vëndin ngadhënor popullit Turk, i cili ahere ish shum i egër e i paqytetëruarë.

***

Ndaj çkatërimit të perandorisë romane popujt ballkanikë ndodheshin të ndryshmë dhe grindavecë midis tyre dhe duke përfituar nga ky farë anormalitet, ushtëria turke, veshur me petkun muslimane që kish grabitur prej popullit Arab dhe e udhëhequr prej derës mbretërore t’Osmanllis, kaptoj Dardanelet dhe, duke hedhur hapat gjithënjë përpara, pushtoj Thrakën, Maqedhoninë, Greqinë e Shqipërinë.

Pra, Bullgarët, Sërbët, Rumunët, Grekërit dhe Shqipëtarët që bëheshin Muslimanë me shtrëngatën e ushtrisë turke, detyroheshin të quheshin Turq në vënd që të pagëzoheshin Muslimanë. Dhe ay prej këtyre popujve të mjerë e të robëruar mbetej pa unjur kokën shkelmohej pa mëshirë, mbetej i rëzuar nga çdo e drejtë civile dhe quhej Raaje, d.m.th. skllav.

A thua që t’i pranonte feja Muslimane keto marëzi? Apo beson me këto sjellje t’i shërbente Turku Muslimanizmës së vërtetë?

Shqahu Boshnjak, që bëhej musliman për të shpëtuar nga thika e sunduësit armiqësohej me bashkëkombasin e tij Shqahun raaje; Greku duke ju falur shpatës e duke u bërë Turk – siç pandehte ay vetë – njëkombasit e tij të paturqëzuar i thërriste me qesëndi “o Romeos”; Bullgari i Thrakës dhe Filibesë i muslimanizuar, passi përziej në gjak e në racë me Turkun, nxirrte në botë racën e re Pomake; Shqipëtari i mjemëruar Turk, pak nga frik e shpatës e shumë nga zili e lavdisë, vëllathin e Krështer e quante – për turp e për fat të zi – “Kaurr” a “Dinsës”!

E përs vallë ky mashtrim i dobët nërmjet vëllazërisë? Pa fjalë për favorin e madhimit të kombit Turk, kombit mjeshtër në ditjen e çkatërimit a pushtimit të kombeve të tjerë!

Passi ngadhënuan tërë Ballkanin – sikundër vjen një lumë me tërbim e me rëmbim, që shkreton e përfshin viset e mbytura dhe passi shteron le shënja çkatërimi – edhe Turqit passi u qetuan e u sheshuan, sikundër më parësit e tyre Arabët e Romanët, ranë pas dëfrimeve demoralizuese dhe thash e themeve fanatike, dhe dale nga dale u rukullisnë në shkitën e humbjes amëshushme.

Flinin si halldupë dhe nukë vinin re përqark se ç’farë gatitje u bënte Patriku Ekumenik nënë maskën e dogmës orthodokse, gjer sa me ato intriga Rusia e vjetër u çkëputi nga duart viset e pasura si Rumaninë, Bullgarinë, Sërbinë e Greqinë. Por halldupët po flinin edhe gjumin e ëmbël për kobë e për zi të fatit tyre; nukë hapnin sytë me kohë për të parë që Maqedhonia, vëndi shum i vyer i Ballkanit, po bëhej shesh lufte midis Bullgarëve, Grekëve e Shqipëtarëve, ku kishin gjisht dy pleq mashtrues – Patriku e Cari – kundra të vetëquajturit Kalif q’ish thinjur e raskapitur më keq se dy kolegët në fjalë.

Patriku Ekumenik – faqeza kryetar i Orthodoksëve por në të vërtetë hij’ e shuar bizantine – ish bërë një shtyll e fortë propagande për të grekësuar gjith Orthodoksët e Ballkanit. Mirpo, kombet Rumun, Sërb e Bullgar, t’ëmbëlsuar me liri të pakufishme, nuk ia unjnë zverkun zgjedhës morale të këtij plaku politik, dhe desh o s’desh u kthye me vulnet të sigurtë të grekësonte të paktën popujt e Maqedhonisë.

***

Maqedhonia ish bërë një fushë trazirash ndërkombëtare dhe kjo çështje e tregonte Ballkanin si një vullkan të rrezikshëm për tërë Evropën.

Se, kur priftëria greke veç orthodoksëve të saj, u çonte çika dhelpërore gjith orthodoksëve Sërbë, Bullgarë, Rumunë e Shqipëtarë, sikur t’ish Krishti grek, Turqia, duke abuzuar regullat hierushike të Muslimanizmës së vërtetë, përpiqej të turqësonte Shqipëtarët Muslimanë, Boshnjakët e Pomakët më parë se ata.

Mirpo këtë herë kishte prekur shara në gozhdët për gjithënjë; se motori i gjithë këtyre planeve djallëzore kishte ngrirë e kishte mbetur si një kërcu që s’hyn më në punë, dhe dashuria e kombësisë po delte fitimtare duke mundur iden’ e vjetër të fanatizmës false. Tani pra, Bullgarët e kishin kupëtuar që më parë nga çdo ishin vetëm Bullgarë; Shqipëtarët, si Muslimanët ashtu e të Krështerët, ishin lidhur si vëllezër të një gjaku e të një fare q’ishin me të vërtet; dhe të dy palët u bënë kësisoj shkak n’orën e fundit të dalin në skenën e theatrit të roleve besimtare pleqtë mashtruës me duar të lidhur e këmbë kyçur mi truallin e Bizantit romantik dhe fatpërrua!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *