OPINIONE

Pse e duan Fadil Hoxhën?

Shkruan: Gani Mehmetaj

Krimet e zhvatjet e “komandantëve” nuk i bëjnë më të mirë Fadil Hoxhën, Mahmut Bakallin, e as Azem Vllasin.

Pas luftës njerëzit e dëshpëruar më komandantët që nuk e çliruan asnjë zabel nga armiku, ndërsa e zaptuan Kosovën, nisën ta kujtojnë me nostalgji kohën e Titos, nisën ta kujtojnë ndryshe Fadil Hoxhën, Mahmut Bakallin e Sinan Hasanin. Krimet e shëmtuara të “komandantëve” e të SHIK-ut, që zëvendësuan mizoritë serbe, i detyruan njerëzit të iknin nga realiteti dhe ta shtrembërojnë të kaluarën. Prostitutat politike që i japin zjarrmi kësaj dashurie nuk llogaritën, prostitutat politike atë punë kanë, dashurinë perverse ndaj kriminelit.

Kjo nostalgji për Jugosllavinë, na e kujton të kaluarën e shëmtuar, kur mizoritë serbe bënë që të harrojmë mizoritë e ushtrisë turke, kështu që një pjesë e shqiptarëve nisën ta vajtonin armikun “e mirë” (turkun), përballë armikut të keq (serbin).

Milosheviqi i nxiti shqiptarët ta duan Titon, megjithëse ushtria jugosllave e Titos vrau 50 mijë shqiptarë, shpërnguli 250 mijë në Turqi, dënoi mijëra në burgje etj. Demonstratat e vitit 1981 u bënë kundër pabarazisë së shqiptarëve në Jugosllavin e Titos, ndërsa parullat kryesore ishin kundër Mahmut Bakallit, Fadil Hoxhës e klikës komuniste gjakovare. Azem Vallasi që e e luftoi dikur egërsisht Fadil Hoxhën, sot e mbron duke gënjyer kinse ai e pengoi shpërnguljen e shqiptarëve! Në kohën e kriminelit gjakovar Fadil Hoxha, u bënë spastrimet më të mëdha etnike. Ata shqiptarë kurrë më nuk u kthyen, u shkrinë në detin e madh turk.

Gjatë vjetëve të nëntëdhjeta mercenarët sllavë askush nuk i amnistoi, por as nuk bëri fushatë linçi kundër tyre. U harruan si çdo argat i djallit. Shqiptarët ndonjëherë kanë kujtesë peshku, harrojnë pas disa minutash.

One thought on “Pse e duan Fadil Hoxhën?”

  1. Lidhur me dilemat per kohen e luftes se dyte boteore ne Kosove jane disa fakte:

    Italia e futi Shqiperine ne protektorat, sepse Jugosllavia dhe Greqia do te e okuponin. Kosova u qlirua ne kete kohe dhe poashtu u fut ne protektorat Italian.

    Ne perioden e protektoratit Italian Kosova ka qene vend i lire ne kuader te Shiperise. Vetem regjionet e Mitrovices dhe Podujeves ishin nen okupim te Serbise.

    Ne kohen kur jane themeluar celulat partiake te Partise Komuniste te Kosoves ne disa qytete siq jane : Prizreni, Peja, Gjilani, Gjakova, Prishtina…………ne Kosove kishte 85% Shqiptar dhe 15% ishin kryesisht kolonist nga Serbia dhe Bosnja dhe Mali i Zi.
    Celulat partiake komuniste kishin nga 24; 25 ose 26 anëtar…në te cilat ishin NJË ose DY Shqiptar Komunist, dhe 23 ; 24 ose 25 anëtar komunist Kolonist!
    Dmth ne celulat partiake komuniste 98% ishin Kolonist dhe vetem 1 deri ne 1.5% ishin Shqiptar te Konvertuar ne Komunist. Kjo eshte fakt i pamohueshmëm.

    Lufta qe e bente Partia Komuniste e Kosoves kunder Shqiptareve, Italianeve apo Gjermaneve , ishte lufte per idealet terroriste – komuniste e jo per liri Kombetare Shqiptare.

    Komunistet e Kosoves ishin renditur me komunistet e Rusise dhe Serbise.

    Ne Luften e dyte boterore Britania, SHBA, Kanada, Australia luftonin kunder Gjermanise , Japonise dhe Italise. Prandaj E ashtuquajtura levizje LNQ nuk iu bashkua fituesve kunder fashizmit Gjerman por iu bashkua Komunizmit ekspanzionist Rus.

    Rusia luftonte per te okupuar shtetet fqinje siq janë: : Finlanda, Letonia, Gjermania, Rumania, Moldova, Bullgaria, Polonia, Qekosllovakia, Hungaria, Estonia, Lituania, Mongolia…..dhe tentonte te i fute nen ndikim-okupim edhe shtetet : Greqia, Mbreteria Jugosllave, Shqiperia, Kina, Japonia.
    Rusia vetem formalisht luftonte kunder Gjermanise fashiste, e ne te vertete luftonte per okupim dhe influence komuniste….dhe ia arriti qellimit gati 100%.
    Vetem Finlanda, Greqia, Gjermania Perendimore dhe Japonia shpetuan nga kthetrat grabitqare Ruse.

    Përfundim: Shqiptaret e Kosoves të konvertuar në komunist , luftuan per ideale te terrorizmit komunist te bazuar ne Rusi, dhe asgje nuk kishin te perbashket me luften per LIRI kombetare apo pavarësi shtetrore Shqiptare.
    Po te ishin komunistet e Kosoves luftar per Liri, do te themelonin Partinë Komuniste te Shqiperise se bashku me Komunistet e Shqiperise, sepse ne kohen e themelimit te partise komuniste te kosoves, KOSOVA ISHTE NE SHQIPERI……..por Partia Komuniste e Shqiperise dhe Partia Komuniste e Kosoves u themeluan nga komunistet Serb, te cilet permes ketyre partive komuniste deshironin te e ri-okupojnë Kosoven dhe eventualisht Shqipërine.
    Po te luftonin per LIRI, per Shtet, apo kunder Fashizmit , ……..ata do ti bashkangjiteshin atyre qe luftuan kunder fashizmit e qe ishin : AMERIKA, BRITANIA E MADHE, CANADA, AUSTRALIA.
    Shtetet tjera Europiane ishin vetem veshtruese se qka po ndodhë ne kete lufte…
    .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *