POLITIKA KOMBËTARE

Presidenti Nishani: Dosja e SHISH me oficerë policie të inkriminuar fle në zyrën e Tahirit

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani tregoi se në zyrën e ministrit të Brendshëm ka një dosje me emra konkretë të oficerëve të Policisë së Shtetit të lidhur me krimin. Dosja është përgatitur nga Shërbimi Informativ Shtetëror prej një viti, sipas Nishanit, por nga Tahiri nuk ka pasur asnjë reagim. “Ka në zyrën e ministrit të Brendshëm një informacion të SHISH prej më shumë se një viti me emra konkretë të oficerëve të policisë të lidhur me veprimtari kriminale, informacion që fle në sirtarët e Ministrisë së Brendshme”, theksoi Nishani. “Ka informacion që oficerë të policisë janë të lidhur me veprimtari kriminale”, theksoi tre herë radhazi Presidenti i Republikës. Deklarata e Nishanit u bë gjatë emisionit “Të paekspozuarit”, ku ai kërkoi të merren masa të menjëhershme kundër krimit. “Nëse nuk ndërhyhet me një reagim të fortë të shtetit dhe të menjëhershëm rrezikojmë që krimi i organizuar të na kthehet në organizatë mafioze. Jemi në një situatë delikate. Është një rrezik shumë i madh” u shpreh Nishani.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *