POLITIKA KOMBËTARE

Kë do lëshojë Shullazi të parin: Ramën apo Tahirin?

Edi Rama dhe Saimir Tahiri u përfshinë dje në një garë deklaratash publike për t’i deklaruar të arrestuarit Shullazi se s’ia kishin pasur me hile. Kryeministri u mundua të shpallë policinë si të zonjën e punës, ndërkohë që ministri i brendshëm, pas një “porosie” nga qelitë e paraburgimit, përgënjështroi publikisht shefin e tij. Në pritje që prokuroria të marrë dëshminë e plotë të të arrestuarit, ndërkombëtarët e interesuar për zbardhjen e bandës kriminale, po presin të shohin se kë do të lëshojë Shullazi të parin: Ramën apo Tahirin?

Sajmir Tahiri shfrytëzoi dje parlamentin për të komunikuar sërish me Emiliano Shullazin, për t’i thënë se nuk ka gisht në arrestimin e tij, duke përgënjeshtruar edhe deklaratën e Ramës. Kryeministri u mundua të shpallë policinë si të zonjën e punës, ndërkohë që ministri i brendshëm, pas një “porosie” nga qelitë e paraburgimit, përgënjeshtroi publikisht shefin e tij.

Ish kryeministri Sali Berisha tha dje nga foltorja e Kuvendit se Emiljano Shullazi i ka dërguar një mesazh ministrit Saimir Tahiri ku e urdhëronte që të përgënjeshtronte Edi Ramën. Dhe këtë informacion, Berisha tha se e ka siguruar nga një prej gardianëve të burgut, ku mbahet Shullazi.

“Gardiani dixhital: Jam roje te paraburgimi i Emiljano Shullazit, ju garantoj se mesazhi i Saimir Tahirit për të përgënjeshtruar Edi Ramën ia ka dërguar direkt Emiljano Shullazi, i cili ka dyshimet më të mëdha se ia ka bërë policia, i cili nuk beson se ajo ishte një grackë e prokurorisë siç e paraqesin mediat, pasi kërcënoi Saje qorrin se do të nxirrte gjithçka për të”, tha Berisha.

Është fakt se arrestimi i padronit të Sajmir Tahirit, ka ardhur nga presioni i SHBA-së dhe si pasojë e një hetimi katër mujor të prokurorisë dhe Shërbimit Informativ Shtetëror. Kësisoj, Edi Rama dhe Saimir Tahiri u përfshinë dje në një garë deklaratash publike për t’i deklaruar të arrestuarit Shullazi se s’ia kishin pasur me hile. Duket se të dy i kanë ndarë rolet e tyre. Edvini ka marrë rolin për t’u shfajësuar ndaj publikut dhe gënjyer për rolin e policisë në arrestimin e Shullazit, ndërsa Sajmiri mori rolin për të komunikuar në distancë me Shullazin, për t’i thënë se arrestimi i tij ka ardhur nga prokuroria. Ky panik flet për inkriminimin e Tahirit dhe Ramës në të gjitha krimet e Emiliano Shullazit. Këto krime kaq të rënda nuk mund të kryheshin kurrsesi pa një mbështetje qeveritare. Pra, infrastruktura policore është vënë në shërbim të këtyre krimeve. Tek hotel Vollga, Shullazin e ka çuar mbështetja nga Tahiri dhe Rama. Tek gara universitare, Shullazin e kanë çuar porositë politike të qeverisë. Dukshëm, në këto krime ka gjurmë të pastra të implikimit të Tahirit dhe Ramës, të cilat janë thelbësore për të çuar deri në fund hetimin. Në pritje që prokuroria të marrë dëshminë e plotë të të arrestuarit, ndërkombëtarët e interesuar për zbardhjen e bandës kriminale, po presin të shohin se kë do të lëshojë Shullazi të parin: Ramën apo Tahirin? Gazeta55

2 thoughts on “Kë do lëshojë Shullazi të parin: Ramën apo Tahirin?”

  1. Shullazet nuk njofin Rama dhe Berisha, ata jan si avokatet e gjykatesit, kush u sherben edhe ata i sherbejn. Te dy palet jan te lidhur me shullazet, i pari asht vet Berisha. Para disa kohesh ne nje debat TV e tregonte Shullazin brenda selis PD duke fol me Lul Bashen. Por tani Sala asht egersu, se nji pjes e banditeve i kan ik dhe kan shku me Ramen.

  2. si ata kini mjaft ne qeverin e sotme , si dhe ne te kalkuaren por keta te sotmit jan akoma hajdute, spara ju behet vone per popullin se kush fle pa buke ose pa drita, qellimi, sic ata e shikojne qe te vjedhin sa me shume, nuk jan te vlefshem per kombinsi duket kan kancerin e enver hoxhes, kriminelet kombetar , per mua jan te pa vlefshem , njeres pa fe jan shum te rezikshem ,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *