POLITIKA KOMBËTARE

Situatë alarmante në Maqedoni

Shkup, 21 Prill 2016

Kryesia e Ballit Kombëtar Demokrat fton të gjithë qytetarët që masovikisht të bashkohen me protestën e paralajmëruar të opozitës shqiptare. Duke i rikujtuar secilit veq e veq detyrën, obligimin dhe kontributin e domosdoshëm ndaj kombit e atdheut, Kryesia e Ballit Kombëtar Demokrat në Maqedoni vlerëson se bashkimi i forcës politike dhe ekonomike rreth pikave kyqe të kauzës sonë nacionale krijon parakushtet bazë për ndryshimet e pashmangshme në Kushtetutën e shtetit IRJM. Ftojmë të gjithë qytetarët shqiptarë, që gjatë protestës së opozitës të tregohen vigjilentë dhe të kundërshtojnë secilin që tenton të instrumentalizojë protestat kombëtare të shqiptarëve për qëllime dhe synime tjera.

Shqiptarë, PROTESTO SHQIP!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *