MASAKRA E GURËZIT: PËR TË MOS U PËRSËRITUR

Shkruar nga: Ndue Hoti më 2011

Një ngjarje e rëndë pati trondit gjithë tokën e Gurzit më datën 28 gusht 1946, atëherë ky emër vendi perfaqësonte një territor të gjerë, rreth 9 mijë hektarë. Kjo ditë ndoshta mbetët më shumë në kujtesën e atyre të paktëve që jetojnë sot në Gurëz por edhe në fshatrat që përbëjnë komunën e Fushkuqes. I thonë 65 vjet nga dita kur në mes të mbledhjes krisma e vetme e një arme ngriu gjakun e të pranishmëve por edhe pse të gjithë kujtuan se u përshkuan nga një plumb, vetëm Babë Rexha që deri në atë moment po lexonte një manifest të Partisë Komuniste Shqiptare, rrëzohet dhe nuk ngrihet më. Pa diskutuar hala për fatin e njeriut të mirë Rexh Deliu, komandanti i grupit që e shoqëronte bertet me një zë aspak të shtrënguar nga rrëzimi në shesh i protagonistit të mledhjes dhe nga hutimi i të pranishmëve që atypëraty filloi të ndergjegjësohej se çfarë po ndodhte…asnjë të mos lëvizë…kush e vrau Babë Rexhën?…E vrau oficeri- u pergjegj Prëtash Luca…po, po ai kapterri që i rrinte pranë shtoi Smajl Meta. Mbyll gojen ti atje, ulu…Mark Miri, kush është nga Mirajt të ngrihet në kambë. Disa nga Mirajt u lidhen të parët, pastaj komandanti kalonte nëpër vendet bosh, shikonte në fytyrë të pranishmit e pafajshëm, ai që ishte më i zbehtë, i jepte urdhër policit ti vinte prangat, dhe pasi u mbaruan prangat filluan ti lidhin me tel që solli dikush nga dugaja e Ndue Mirit. U ndaluan kështu nja 80 veta, disa u siguruan në mullinin e një shkodrani, disa në kishën aty pranë sepse mbledhje ishte duke u zhvilluar pranë shkollës apo te Manat në vorreza. Mendoj se ora e panikut ka filluar që me vrasjen e B. Rexhës, pra me 26 gusht, vrasja e njeriut të qeverisë në tokën e Gurëzit, alibia e vrasjes, arrestimi i shumë burrave dhe me reputacion si Zef e Mark Miri, Mark Staka, Nik Tom Prëla e shtonte dhe më shumë dyshimin e një hakmarrjeje se sa një gjykim i drejtë apo për të zbuluar vrasësin e vertetë.

Fran Mirit dikush i kishte sygjeruar, që më mirë të arratisej se sa të të vazhdonte të qëndronte në atë punë shteti e kjo po i tërhiqte vëmëndjen nga rreziku. Këtë ia tregon dhe vëllait, Gjekës dhe vendosen të dalin në mal. Po bëhej një vit që me largimin nga shpia në Potok, “dalja në mal” e dy djemve të Zef Mirit, hija e randë e një hakmarrjeje vinte mbi shpijat e Mirajve, në veçanti te e Zefit . Mendojnë ti mashtrojnë, u premtojnë falje dhe rikthim në vendet e mëparshme, Frani kishte qënë intendent në një repart, garant për premtimet futet baba i tyre dhe një prift. Frani pranon, por nuk kalon shumë kohë dhe e arrestojnë në vendin e punës. Gjykata e dënon me pushkatim. Këtë ja thotë dhe të atit kur i shkon për takim. Atë ditë kishte qëlluar, që pas mesit të natës, në ora tre të mëngjesit do të ekzekutohej vendimi. Zef Miri kthehet në shpi dhe i prekur thellë, i tregon familjes për fatin e Franit. Orët e parapushkatimit kalojnë shpejt, po vinte ora tre e mëngjesit, por nuk ndodh ashtu. Një tak-tak në derë dhe… jam unë Frani. Mendoj se familja nuk u ka besuar veshëve , një gjë mistike po ndodhte, por jo është vetë Frani, është gjallë…kemi thyer burgun, ushtria po na ndjek, dy shokë më presin te Pusi i Derrave, duam diçka për të njomur fytyn. Po afrohej pesa e mëngjesit, Frani largohet, ja mbërrinë forcat e ushtrisë. Shtëpia e Zef Mirit rrethohet. Dikush jep urdhër që shtëpia të zbrazet. Gjithë familja , ashtu siç u ndodh u ngarkua në një kamjon, vetëm me rrobat e trupit, pa ushqime drejt e në kampin e internimit në Berat, në një çadër. Shpia do të sekuestrohej , do të kthehej në postë kufitare. Shumë sende të çmuara i nxorën në ankand. Shumë relika deri fotografi do të humbisnin nëpër arkiva. Pati nga ata persona që i blenë mallrat, por kur u kthyen nga internimi pas pesë vjetësh ua kthyn disa syresh. Nderkohë Gjek Miri ndodhej në Vermosh. Pas disa muajsh organet e sigurimit bëjnë një plan: të lirojmë Zefin nga kampi, ta kthejnë në shtëpi,..dhe patjetër Frani do të tundohet për të takuar të atin dhe të mësojë diçka për familjen në internim, ku kishte të shoqen Agen me djalin Lekë tre uajsh, nanën Lulë me dy jetmët e Gjekës, Terezen katër dhe Luigjin dy vjeç. Frani nuk kthehet në Fushkuqe te i ati, por i maskuar si oficer, arrin në një fsht të Beratit, ku po punonte i vëllai Pjetri, hipur mbi një makinë fshirëse. Vëllai i vogël nuk po e njihte vëllain. Vertetë një aventurë. Lulë Mirja deri sa vdiq nuk do t`i shikonte më djemt e saj.

Fran Miri nuk dorzohej nuk kapej, i zgjuar, i fuqishëm. Kështu kishin qenë edhe në luftë kunder fashizmit. Mark Miri i kishte bërë rezistencë pushtimit fashist më 1939, për këtë e kishin arrestuar e dënuar me gjashtë muaj burg. Kështu kishin luftuar edhe Nikolla e Pjetri deri sa u vranë me turqit në qershor 1912. Gjek Miri shkruan Kol Jakova në RD, më 1 dhjetor 1993, kishte qënë një trim i madh: mitrolozi në bunkierin ku është sot Ushtari Panjohur po pengonte forcat partizane të merrnin Tiranën. Ai kur e pa bunkierin dhe situatënqë krijonte, gjeti një gur të madh, u shtri në mes të piacës, mori një bidon me benzinë me vete dhe zuni tërrëshqasë me guximdrejt bunkierit. Mitrolozi i rëndë i bunkierit nuk shtinte rrafsh me tokë, kështu predhat i shkonin Gjekës mbi kokë. Kështu, duke pëparuar e arriti bunkierin, ia hodhi benzinën dhe e ndezi me shperthimin e një bombe angleze. Bunkieri u mbulua nga flaka, u asgjësua, duke lënë pa mend forcat rreth e rreth që nuk po u besonin syve, që ndiqnin me ankth veprimin e Trimit. Të tillë trima kishte lindur shpia e Mirajve dhe Toka e Gurëzit dhe jo armiq.
Burrat e Gurëzit i seleksionuan dhe nja njëzet i nisen për Krujë. Të nesërmen, atje i pyetën dhe i torturuan për të gjetur autorin që shtiu mbi Babë Rexhën. Mark Mirin e rëndonte në fakt një debat që kishte bërë në konferencen e Mkjes me 3 gusht 1943 me nje nga kokat e rëndësishme të grupimit komunist si dhe vrasja që më 1945 e kapiten Ded Nikoll Mirit i shkollës ushtarake italjane me banim në Tiranë. Tani në qeli po iu lutej më të rinjve, që të mos pranonin asnjë akuzë, ato le t`ja hidhnin atij se ishte i vjetër tashmë. Në fund sipas porosisë së ministrit të mbrojtjes do të veçoheshin nja shtatatetë veta( por jo dhjetë). Këta liruan dhjetë dhe mbajtën dhjetë për tu treguar më të “devotshëm”. Të rrahur e sakatuar i sollën me një kamion në Gurëz. Të liruarit i lanë në këmbë. Gjo` Vati i liruar, për fat të keq, për shkak të torturave nuk ecte dot dhe kërkon të kthehet me makinën me të mjerët. Në Gurëz disa përsëri i liruan, i zëvëndësuan me të tjerë, Gjo` Vatit i vunë prangat. Zef Miri kishte marrë njoftim nga korrieri që nga shtëpia në Bardhane në Potok, kishte lënë vetëm shtëpinë dhe po paraqitej te kisha, te Hanet e Gurëzit, se ashtu e donte puna. Ndue Gjo` Noca, burrë i mirë, tregtar i ndershëm qe aty pranë në dugajën e tij, kur donin ta ndrronin me një tjetër, jo është Ndue Gjon Uci- tha dikush, dhe ky mungonte…atëherë Matush Kola. Matusha la cigaren siç po e mbështillte, e futi në kuti, u ngrit në kambë dhe shkoi i qetë andej nga e thirrën. Nik Tom Prëla nuk ecte dot, i kishin thyer dy këmbët, edhe pse i sakatuar po e çonin për krahësh drejt vëndit të pushkatimit. Fatkeqët do të pushkatoheshin jo në kambë se predhat mund të kapnin njerëz deri larg, por ulur në gjunjë me shpinë nga lumi i Matit, që predhat të binin afër. Mark Staka kërkoi që mos ta pushkatonin nipin njëzetekatër vjeç, Zefin, por për këtë kërkesë të fundit, burrin e dëgjuar nga Gorreja e pushkatuan të parin. Pas breshërisë, Nikoll Deda shpëtoi… më falni jetën se më fali Zoja- tha , por një partizane “trime” i afrohet e fyen sekretarin e rinisë dhe qëllon për vdekje duke lënë dy jetimë, gruan dhë nanën qyqare. Gjaku i Zef Mirit, Mark Mirit, Ndue Mirit, Ndue Franit( nipi i Mirajve që u ndodh rastësht në Gurëz, nga Malsia), Gjo` Vatit, Nikoll Dedës, Mark Stakës Nik Tom Prëls, Matush Kolës dhe Zef Nik Stakës njomi tokën e pëzhitun të Gurëzit në atë fundgushti 1946. Ky kishte qënë fillimi. Të njëjtin fat, në mënyra të ndryshme dota pësonin në javբt, muajt e vitet që do të pasonin si Llesh Miri, Tom Nik Keqi, Ndue Gjn Uci,Gjek Miri, Marash Miri , Frano Miri, Pashk Hoti , Pjetër Miri. Internime, burgje të rënda do të pësonin familjarë të viktimave të mëparshme. Luigj Gjek Miri, që në moshë dy vjeç do t`i vdiste e ama,dhe do të internohej gati pa njohur të atin , do të bënte edhe 20 vjet burg politik.

Kjo ishte masakër, sepse u krye në sy të fëmijëve, grave, nanave dhe të moshuarve. -Askush mos të mungojë nesër në ekzekutim. Kush nuk vjen ka shtirë mbi Babë Rexhën…Kështu ishin ato vite, po na tregonte një burrë i vjetër, që një sy të dëmtuar e mbulonte me syze dielli, nga Saranda, babai i një studenti në vitin e dytë ndërtim, ndërsa unë me një shok pak vite para ndërrimit të butë të sistemit ekonomiko-politik ndodheshim në kino-klubin studenti. Kishte ardhur të takonte të birin në qytetin aty dhe po e priste vetëm në tavolinë. Kishte marrë pjesë në ekzekutim. Kam miq atje – tha, por i mbante sekret. Kanë kaluar 65 vjet dhe pak ose aspak janë kujtuar martirët. Japonia, Bota kujton Hiroshimën, Polonia Katinin, Shqipëria masakren e Manastirit në fundmesjetë, Borovën, Postrribën, Lushnjën, por Tivarin dhe Gurëzin jo. Masakrat kujtohen që mos të përsëriten…

2 Komente

  1. ne mes , burri i vjeter Zef Miri, pushkatuar me tre djemt, Frano-n, Gjeken qe hodhi ne ere bunkerin ne qender te Tiranes me 1944 dhe Pjetrin qe shkrojti me gjakun e Tij ne qeli: Rrofte Shqiperia….Foto eshte realizuar sipas protagonistit te asaj dite qe u realizua fotoja, nga Ernest Koliqi dhe jo shan Pici…Rrok Luli me thoshte se isha 12 vjec , dhe Ernesti vuri aparatin ne kemalec, mbajtese pastaj erdhi dhe u vendos ne mes nga rreshti i fundit….kjo eshte nje pjese nga fotoja…te gjithe pjestaret ne foto kane pesuar kalvarin e mundimeve, pushkatuar, burgosur, internuar, lenie pa shkolle….foto e vitit 1935

    1. ka dicka te perbashket mes asaj cfar i deklaroje enver hoxha stalinit ne lidhje me deshiren e madhe te popullit shqiptar per te paguar taksat, kjo do te kete ndodhur para masakres se Gurezit(Fushkuqes; Stalini e kishte provokuar Enverin duke e pyetur: i pagujne taksat qytetaret tu? Enveri: te gjitha…Stalini(dmth, ku ka lufte klasash ketu, si do te zhvillohet lufta, si do te linde rezistenca, shkaku i zhvillimit te luftes se njeriut kunder njeriut!!??)…Jo Tavarish Hoxha, taKSAT NUK I PAGUAN POPULLI IM JO I YTI I VUAJTUR…TAKSA NUK MUND TE PAGUHET (DMTH, DUHET TE RRITET DERI SA TE FILLOJNE TE NGREJNE KRYE, DHE PER T`I ARRESTUAR E DENIGRUAR, SIC NDODHE DHE ME bABE rEXHEN E eNVERIN ME VONE: Baba: Un e kam popullin e Gurezit nga mrapa(ne lidhje me taksat, kolektivizimin etj…Enveri (ky i paska gurezaket katolike nga mrapa, dmth ky qenka komandanti, avolkati i popullit katolik reaksionar te gurezit, kusherinjt e prek Calit, Malesi e madhe qe me shuan bataljonin “partizan”, qe kishte shkuar atje per reprezalje pas v. 1944!!?? Po nese un nuk e shuaj, neser HYN NE tIRANE ME mIRAJT, DOKTORE E OFICERE TE ZOGUT!!?? ) atehere ndodhi si ndodhi me Baben dhe me miqte e Tij ne Gurez….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *