Shqiptarja e parë kapitene në Ushtrinë Amerikane

Yllka CanaPërkushtimi personal, rezultatet për lakmi dhe sjellja shembullore i hapin dyert e karrierës profesionale ushtarake për vajzën shqiptare, e cila së shpejti do të bëjë hapat përpara në hierarkinë komanduese të Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Bëhet fjalë për Yllka Canën nga Kosova, e cila shumë shpejt do të bëhet kapitene e Ushtrisë Amerikane. Yllka e kishte lënë Kosovën si refugjate.

Yllka Cana ka përfunduar me sukses misionet në Kore, në Gjermani e në disa vende të tjera, kurse tani është duke u ngritur në hierarkinë e ushtrisë amerikane. Yllka synon që sa më parë të bëhet kapitene e Ushtrisë Amerikane.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *