Lutje per z. Lulzim Basha

Shkruan: Rexhep SHAHU

Qe te merret vesh njehere e mire se kush eshte, sa eshte, si eshte Partia Demokratike, te lutem, dilni te vetem ne zgjedhje. Pavaresisht rezultatit te zgjedhjeve, po doli e vetme PD ne zgjedhje do te fitoje ndoshta fitoren me te madhe e te thelle te saj. Do te dihet se kush eshte PD, do te pastrohet, do te kthjellohet, do te shpetoje ajo vete e do te na shpetoje edhe ne qe jemi fryme e saj. Nuk besoj se luftoni me rashe e vdiqa per pushtet.

Dilni te vetem ne zgjedhje, pa asnje lloj aleance as me qelbesirat as me lepiresat e asnje lloji. Hiqni ato parti e individe qe i keni mbajte ne varesen e celesave dhe na kane bere gjemen.

E shoh se po lepihen e kacavirren me thoj, me gjuhe, me ganxha lloj lloj individi per pushtet sepse eshte provuar se eshte biznesi me fitimprures per njerzit qe gradohen pa merite.

E shoh se po betohen e sterbetohen per ndershmeri njerez qe nuk kane bere ndonje mekat te madh, ndonje krim te madh, por kane marre deri ne 1 mije euro apo 1 mije dollare minimumi si kafe disa njerzve per t’i fute ne pune.
Nuk flas per te “ndershmit” drejtora te puneve te renda… As per brejtesit e vegjel.

Ja nje shembull qe me ben te kruhem si prej zhuges : Shoh se po ju hyn ne pantallona nje individ qe dikur ne pushtetin e PD ju merrte nga 50 mije leke te vjetra pronareve te klubeve. Kishte 20 klube qe ju merrte nga 50 mije leke te vjetra ne muaj. Nje dite rastesisht pronari i klubit tregoi. Ai person u hoq nga puna te nesermen. Por e shoh sot se ka bere perpjete, po kerkonte te ishte anetar i sigurte i keshillit bashkiak te Tiranes ne top liste. Thoshte se ka edhe mbeshtetjen e partive aleate.

Zoti Basha.
Ju lutem dilni vetem ne zgjedhje dhe filtroni kandidatet. Te persosur nuk ka, por te mos u vije era mut prej se largu. Dilni te vetem ne zgjedhje dhe shpetoni e pastroni Partine demokratike qe ju dhemb shume shqiptareve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *