Mitrovica Kryeqytet

Shkruan: Edison Ypi

Mitrovica Kryeqytet

Pik’ e lotëve të mia
Vetëtin si gur’ i rrallë
Mitrovica-Mitrovica
Më pat puthur mu në ballë

Mitrovica-Mitrovica
Me ato rrug’ me ato rrugica
Me ato Cuca me ato cica
Mitrovica-Mitrovica

Me at’ KFOR e me atë Urë
Mitrovica Mon Amour…
Me at’ UNMIK plot “enkelejda”
Ejani Burra, t’gjith te Ura

Nuk na duhen hiç francuzat
As Hogarat as Marconat
Zajebantat per ibret
Mitrovica nuk i pret

Amerikona dhe gjermona
Per mo’ trima nuk bo nona,
Veç ju Cuca nga Drenica
Amon rujni ato cica

Me ata djelm porsi Luana
Me lumë e urë mu në mes
Me Kala që ka lezet
Mitrovica Kryeqytet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *