OPINIONE

Dëshpërim i madh…

Shkruan: Arbër Gashi

Dëshpërim i madh me partitë e opozitës parlamentare, intelektualët, Akademinë e Shkencave dhe besa edhe me disa nga historianët e Kosovës! Vallë, a kaq pak ndjesi kemi për viktimat shqiptare të Masakrës së Tivarit? Miqtë e mij, dua të jem më i përpiktë me ju. Prej LVV-së as që e kam pritur një prononcim zyrtar për këtë çështje, sepse tashmë dihet botërisht, ata po luftojnë kundër Mullinjëve të Erës! Nga PDK-ja është naivitet të pritet përkujtimi i viktimave shqiptare gjatë Luftës së Dytë Botërore…Fadil Hoxhën anëtar nderi n’Parti, e te vorri Shaban Polluzhës me u zgërdhi, kjo ndodhë veq në PDK! Për LDK-në nuk po ju marrë fare kohë. Mjer Rugova me shokë, kënd e kanë lanë pas! Prej AAK-së kam pritur pak më shumë. Besoj, jo pa arsye! Siç po duket, purgatori i Sigurimit po punon edhe në AAK! Qofsha i gabuar. E ç’farë të them për partinë Nisma për Kosovën?! A e dinë vallë ata, prej nga dhe për ku janë nisur?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *