OPINIONE

Perse shqipetaret ne krahasim me popujt e tjere jane te prirur me shume rrethe bisedave politike?

Shkruan: Pellumb Lamaj

Kjo ishte pyetja qe me beri sot nje mik i huaj gazetar… Dhe une ju pergjigja keshtu;

Ne fillim bera harten e sotme dhe pastaj ate etnike dhe i tregova qe ne kufij ne ndahemi me popullin tone dhe trojet tona etnike ne pese shtete. Pastaj nisa ti tregoje pak histori per Iliriaden qe zoteronte gadishullin e Ballkanit, per Papet qe i dhame Vatikanit,princerat e gjeneralet, pastaj per veziret e sulltanet qe i dhame Turqise . Pastaj per Skenderbeun e Korifejte e Rilindjes. Erdhem edhe te Lufta e Dyte Boterore ku perendimi na flaku edhe njehere tjeter ne skllaverin e Lindjes. Pasi me degjoi me vemendje vazhdoi; Ju si komb paskeni njerez dhe histori te lavdishme. Po i thashe, por te paret e tu pasi morren lende njerezore nga ne shqiptaret zhvilluan kultin e individit e lavdise dhe nepermjet percarjes, pushtimeve dhe ndarjeve te padrejta me trojet tona gjithmone per interest e tyre e bene lemsh zgjidhjen historike te kombit shqiptar e natyrisht kjo filozofi barbare zuri vend edhe ne pjesen e shitur te popullit shqiptar prej nga mbine tradhetaret e te shiturit qe u vune ne anen e pushtuesit e i sherbyen interesave te te huajve dhe kjo dore e ndyre e huaj dhe lakejte e shitur shqiptar edhe sot vazhdojne te kryejne te njejtin barbarizem historik mbi popullin shqiptar… Kjo eshte dhe aresyeja qe edhe sot çeshtja historike e shqiptareve ende mbahet peng e i lihet politikes si brenda botes shqiptare ashtu dhe jashte saj.

Kam shume per te folur i thashe por njehere tjeter. E ai, pasi me veshtroi gjate u pergjigj…….Mjafton…..NY 2016

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *